Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

GJEORGJI- Një gjykatë në Tbilisi gjeti fajtor ish-presidentin e burgosur, Mikheil Saakashvili, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, duke i shqiptuar një dënim shtesë prej katër vjetësh e gjysmë burgim.
Që kur Saakashvili është dënuar me nëntë vjet burgim në raste të gjera gjyqësore, gjykatësi Mikheil Jinjolia mori vendim që ish-presidenti tani të shërbejë në total 12 vjet e gjashtë muaj prapa grilave. Sipas këtij vendimi, Saakashvili do të qëndrojë në burg deri më 1 prill 2034.
Duke folur përmes video-lidhjes nga klinika vivamedi në Tbilisi gjatë një gjykimi për një rast tjetër, Saakashvili e dënoi ashpër vendimin gjyqësor.
“Ky vendim ka për qëllim që të më shkatërroj mua në burg, të më eliminoj fizikisht”, tha ai.
Ai tha se vazhdon të jetë kërcënim për kundërshtarët e tij politikë, qoftë prapa grilave apo edhe nëse vdes.
“Nuk mund ta shkatërroni idenë e lirisë së Gjeorgjisë apo shpirtit të Saakashvilit. Ne po luftojmë dhe do të fitojmë”, tha ish-presidenti i Gjeorgjisë.
Saakashvili ishte i kërkuar nga autoritetet gjeorgjiane dhe në mënyrë të fshehtë u kthye në Gjeorgji më 29 shtator 2021, pas vitesh në mërgim. Dy ditë më vonë, më 1 tetor, ai u arrestua. Prokurorët e akuzuan atë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Javën e kaluar, gjykatësi në Tbilisi, Badri Kochlamazashvili, e dënoi Saakashvilin me nëntë vjet burgim për një rast të madh gjyqësor që ka të bëjë me keqpërdorimin e fondeve publike. Ai tha se dënimin ish-presidenti do ta vuajë paralelisht me dënimin gjashtëvjeçar që Saakashvili ishte duke e vuajtur për abuzim të pushtetit.
Saakashvili, që ka qenë president i Gjeorgjisë nga viti 2003 deri më 2013, vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat.
Mohimi i vazhdueshëm i fajësisë nga ana e tij, i përsëritur edhe nga Lëvizja Kombëtare e Bashkuar në opozitë, ka fituar simpati dhe mbështetje mes shumë gjeorgjianëve. Shumë prej tyre argumentojnë se rastet ndaj tij janë të motivuara nga hakmarrja politike.
Mandati presidencial i Saakashvilit u përshkrua me reforma ambicioze për të luftuar korrupsionin dhe për të modernizuar vendin, përshirë këtu ndryshime në forcën policore dhe në sistemin gjyqësor.
Pasi përfundoi mandatin, ai u përfshi në skenën politike ukrainase dhe shërbeu si guvernator i Odesës nga viti 2015 deri më 2016, para se të prishte raportet me autoritetet ukrainase.
Ai ishte dënuar në mungesë për akuza lidhur me abuzimin e pushtetit, përfshirë dhënien e faljeve presidenciale për personat e përfshirë në vrasjen e bankierit, Sandro Girgvliani, dhe në rrahjen e ligjvënësit opozitar, Valeri Gelashvili. Këto akuza janë pjesë e një serie të betejave ligjore që ai është përballur që kur është larguar nga posti i presidentit.
Që kur është arrestuar, ai është mbajtur në qendra paraburgimi dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në klinikën Vivamedi. Saakashvili ende përballet me gjykim lidhur me rolin e tij në shtypjen e protestave më 7 nëntor 2007. Arrestimi i Saakashvilit, një aleat kyç i perëndimit dhe simbol i reformave demokratike në Gjeorgji, ka nxitur shqetësime ndërkombëtare lidhur me shëndetin e tij dhe trajtimin në paraburgim./ REL
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump është angazhuar për kushtet që Rusia duhet të përmbush&...
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në pozitë të vështirë por a do të mund të shp&eu...
GREQI- Tre nga të plagosurit e Koçanit janë dërguar me helikopter në Athinë për mjekim më të specializuar. ...
mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit ...
KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi në...
SHBA- Nicolas Puech, trashëgimtari 82-vjeçar i pasurisë së Hermès, i cili nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë...
MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme kanë protestuar duke kërkuar përgjegj&eu...
KOSOVË- I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takoi në Prishtinë Presi...
ITALI- Vatikani ditën e sotme deklaroi se shëndeti i Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë. Kj...
SPANJË- Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku l...