Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ITALI- Raundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Ky do të ishte takimi i dytë midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit brenda tetë ditëve.
“Ne e morëm kërkesën nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive”, citohet të ketë thënë Tajani nga agjencia kryesore italiane e lajmeve, ANSA.
Komentet e diplomatit më të lartë italian sugjerojnë se edhe pse Italia do të jetë pritëse e rundit të dytë të bisedimeve më 19 prill, Omani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës në këto bisedime indirekte.
“Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit”, tha Tajani. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”.
Në një zhvillim të papritur, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takuan shkurtimisht pas përfundimit të bisedimeve në Oman, duke shtuar optimizmin se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë bërë një hap përpara.
Të dyja palët i përshkruan diskutimet në Oman si “pozitive” dhe “konstruktive”. Veçmas, Irani konfirmoi më 13 prill se Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), do të udhëtojë drejt Iranit më 16 prill.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të sigurohet që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe kërkon një marrëveshje që të çojë në heqjen e sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij. Trump ka thënë se në mungesë të një marrëveshjeje, do të ketë sulme ushtarake ndaj objekteve bërthamore iraniane, me përfshirje të mundshme të Izraelit.
Vlerësimet sugjerojnë se Irani mund të pasurojë uranium të mjaftueshëm për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe për disa bomba brenda një muaji. Ndërkohë, Bashkimi Evropian më 13 prill vendosi sanksione ndaj shtatë zyrtarëve iranianë të burgjeve dhe gjyqësorit për shkak të ndalimit nga ana e Teheranit të shtetasve nga blloku evropian.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se sanksionet ishin një përgjigje ndaj “marrjes peng të sponsorizuar nga shteti” iranian të qytetarëve evropianë.
Sa i përket programit bërthamor të Iranit, ajo tha se ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë, pasi afati i tetorit për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit po afrohet.
Fuqi të mëdha evropiane e kanë paralajmëruar Iranin se do të aktivizojnë “mekanizmin e kthimit të menjëhershëm” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 për të rivendosur sanksionet e OKB-së, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re me Shtetet e Bashkuara./ REL
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë para mediave ka kritikuar ashpër qëndrimin e Partisë Nism...
TURQI- Gjykata e Shkallës së Parë Penale të Stambollit vendosi të refuzojë ankesat e bëra nga avokatët e kryetari...
KOSOVË- Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agron Doburuna, përmes një postimi në Facebook ka ...
SERBI- Dhjetë anëtarë të qeverisë së mëparshme serbe nuk ishin përfshirë në listën e kandidatëve p...
f BRUKSEL- Komisioni Evropian po u siguron drejtuesve të tij që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t...
PERU- Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, një nga figurat kryesore që ndezi një bum global në letërsinë e Amerikës L...
HUNGARI- Pavarësisht protestatve njëjavore dhe një përçarje të dhomës pak para votimit, amendamenti kushtetues hunga...
FRANCË- Franca po shqyrton përgjigjen e saj pasi Algjeria urdhëroi dëbimin e 12 punonjësve të ambasadës pas arres...
SHBA- Sony ka rritur çmimin e PlayStation 5 të saj me 25% pasi industria e lojërave të videove po tërhiqet nga ndikimi i ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance se po justifikon veprimet e presidenti rus, Vladim...