Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
BRUKSEL- Komisioni Evropian po u siguron drejtuesve të tij që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës telefona celularë dhe laptopë të thjeshtë, në një përpjekje për të shmangur spiunazhin e mundshëm, një protokoll sigurie që deri vonë zbatohej ekskluzivisht për udhëtimet në Kinë.
Sipas katër zyrtarëve me njohuri për këtë çështje të cituar nga Financial Times, direktiva e re ka të bëjë me komisionerët dhe zyrtarët e lartë që do të marrin pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore javën e ardhshme. Siç theksojnë ata, masa është pjesë e të njëjtit protokoll sigurie që zbatohet për misionet në Ukrainë dhe Kinë, ku përdorimi i pajisjeve standarde teknologjike është i ndaluar për shkak të rrezikut të mbikëqyrjes ruse ose kineze.
"Ata kanë frikë se SHBA mund të depërtojë në sistemet e Komisionit," tha një zyrtar. Ky veprim nënvizon se sa shumë janë përkeqësuar marrëdhëniet BE-SHBA që kur Donald Trump u kthye në presidencë në janar, thuhet në artikullin e FT. Presidenti amerikan e ka cilësuar vazhdimisht BE-në si një institucion "të krijuar për të shfrytëzuar SHBA-në" dhe ka vendosur tarifa 20% për eksportet evropiane, të cilat më pas i përgjysmoi përkohësisht për 90 ditë.
Në të njëjtën kohë, Trump ka miratuar një qëndrim pro-rus, i ka bërë presion Ukrainës që të dorëzojë kontrollin e aseteve të saj përmes pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake dhe kërcënoi të tërheqë garancitë e sigurisë për Evropën, gjë që ka çuar në riarmatim në shkallë të gjerë në këtë kontinent.
"Aleanca transatlantike ka përfunduar," tha një zyrtar i pestë i BE.
Në të njëjtën kohë, Brukseli dhe Uashingtoni janë në negociata kritike për një sërë çështjesh ku të dyja palët kanë arsye për të spiunuar njëra-tjetrën. Komisioneri i Tregtisë së BE-së Maros Sefcovic do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Tregtisë së SHBA, Howard Latnick në Uashington të hënën në një përpjekje për të ulur tensionet tregtare. BE-ja ka miratuar tashmë kundërmasa për eksportet amerikane me vlerë 21 milionë euro, në përgjigje të tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, por ka vonuar zbatimin e tyre.
Polemika ekzistojnë gjithashtu në sektorin e teknologjisë, me Uashingtonin që akuzon Brukselin për heshtjen e fjalës së lirë dhe manipulimin e zgjedhjeve, duke përmendur përjashtimin e fundit të një kandidati presidencial në Rumani për shkak të rritjes së popullaritetit të tij përmes platformës "TikTok".
Tre komisionerë të BE-së do udhëtojnë në Uashington për takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore nga 21 deri në 26 Prill: Komisioneri i Ekonomisë Valdis Dombrovskis, Komisioneri i Shërbimeve Financiare Maria Luiz Albuquerque dhe Komisioneri i Ndihmës për Zhvillim Jozef Sicela.
Komisioni konfirmoi se udhëzimet e sigurisë u rishikuan kohët e fundit, por nuk dha detaje më specifike. KE vetëm theksoi se është përfshirë edhe shërbimi diplomatik i BE-së, siç është zakon në raste të tilla. Sipas udhëzimeve, të gjithë drejtuesve që udhëtojnë në SHBA u kërkohet të fikin telefonat e tyre në kufi dhe t'i vendosin në kuti të veçanta mbrojtëse kur lihen pa mbikëqyrje.
Për më tepër, ekziston një rrezik i veçantë në SHBA, pasi rojet kufitare kanë të drejtë të konfiskojnë dhe kontrollojnë telefonat dhe kompjuterët e vizitorëve. Komisioni Evropian tani po u kërkon punonjësve të tij që të udhëtojnë me dokumente diplomatike (laissez-passer) dhe jo me pasaporta kombëtare, si pjesë e forcimit të mbrojtjes së tyre.
PERU- Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, një nga figurat kryesore që ndezi një bum global në letërsinë e Amerikës L...
HUNGARI- Pavarësisht protestatve njëjavore dhe një përçarje të dhomës pak para votimit, amendamenti kushtetues hunga...
FRANCË- Franca po shqyrton përgjigjen e saj pasi Algjeria urdhëroi dëbimin e 12 punonjësve të ambasadës pas arres...
SHBA- Sony ka rritur çmimin e PlayStation 5 të saj me 25% pasi industria e lojërave të videove po tërhiqet nga ndikimi i ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance se po justifikon veprimet e presidenti rus, Vladim...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin që ka shprehur shumë herë në të kaluarën, se...
KOSOVË- Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRD...
GJERMANI- Kancelari i ardhshë Friedrich Merz, tha se Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrain&e...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do të m...
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin e regjistruar një ditë më parë në qytetin ukr...