BOTA

Izraeli gjen trupat e 6 pengjeve ndërsa Sekretari Blinken përpiqet të çojë përpara bisedimet e armëpushimit

E.D Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 16:58

Izraeli gjen trupat e 6 pengjeve ndërsa Sekretari Blinken përpiqet

IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës. Gjetja e trupave të pengjeve ndodh në një kohë kur ndërmjetësit amerikanë dhe arabë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të ndalur luftimet, pjesë e së cilës është edhe lirimi i pengjeve, që ende mbahen nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj i gjetën trupat e pengjeve në një operacion gjatë natës në jug të Gazës, pa thënë se kur dhe se si vdiqën. Një forum për familjet e pengjeve tha se ata ishin rrëmbyer të gjallë. Hamasi thotë se disa pengje janë vrarë dhe plagosur gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Në një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës të martën u vranë të paktën 10 njerëz. Ushtria izraelite tha se shkolla po përdorej si një qendër komanduese nga militantët e Hamasit. Në një tjetër sulm në Gazën qëndrore u vranë një nënë dhe pesë fëmijët e saj.

Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë. Por kjo ka të ngjarë të rrisë trysnin mbi qeverinë izraelite për të arritur një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve që besohet se janë ende gjallë.

Ushtria izraelite tha se i kishte identifikuar trupat e gjashtë pengjeve, duke publikuar emrat dhe moshën e tyre. Chaim Perry 80 vjeç, Yoram Metzger 80 vjeç, Avraham Munder 79 vjeç, Alexander Dancyg 76 vjeç, Nadav Popplewell, 51 vjeç dhe Yagev Buchshtav 35 vjeç dyshohet se kanë vdekur ndërsa po mbaheshin peng nga Hamasi. Metzger, Munder, Popplewell dhe Buchshtav kishin anëtarë të familjes të cilët gjithashtu ishin rrëmbyer më 7 tetor nga Hamasi, por u liruan në kuadër të një marrëveshjeje armëpushimi në nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshëndeti operacionin e ushtrisë izraelite për rikuperimin e trupave të pengjeve dhe tha se "zemrat tona dhembin për humbjen e tmerrshme".

“Shteti i Izraelit do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të kthyer të gjitha pengjet, të gjallë dhe të vdekur”, tha ai përmes një deklarate.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant vlerësoi gjithashtu operacionin, i cili tha se ishte kryer brenda rrjetit të gjerë të tuneleve të Hamasit. Nuk ka patur njoftime të menjëhershme për viktima mes forcave izraelite apo militantëve palestinezë në operacionin e rikuperimit të trupave të pengjeve.

Hamasi ende besohet se mban rreth 110 pengje, që i ka rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit në Izrael. Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta e tyre janë të vdekur. Në sulmin e 7 tetorit në Izrael nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1,200 njerëz.

Sekretari Blinken, i cili ndodhet në vizitën e tij të nëntë në rajon që nga fillimi i luftës, tha të hënën se kryeministri Netanyahu ka pranuar një propozim për tejkalimin e pengesave të fundit në bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, të cilat janë zvarritur për muaj të tërë, dhe i bëri thirrje Hamasit ta bëjë të njëjtën gjë.

Ndërmjetësuesit po bëjnë përpjekje intensive për të përfunduar një propozim për një marrëveshje me tre faza, sipas të cilit Hamasi do të lironte të gjitha pengjet në këmbim të lirimit të më shumë të burgosurve palestinezë, Izraeli do të tërhiqte trupat nga Rripi i Gazës dhe palët do të binin dakord për një armëpushim afatgjatë.

Sekretari Blinken udhëtoi për në Egjipt të martën dhe ai pritet të zhvillojë bisedime edhe në Katar. Dy vendet arabe kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e bisedimeve me Hamasin.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi po bëhen ndërkohë që numri i të vrarëve në Gazë që nga fillimi i luftës ka arritur në 40,000, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve të vrarë. Izraeli thotë se ka vrarë 17,000 militantë të Hamasit, por nuk ka ofruar prova për ta mbështetur këtë pretendim./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan