Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

BEJRUT- Media shtetërore libaneze tha se sulmet ajrore goditën periferitë jugore të Bejrutit në orët e vona të së premtes, pasi Izraeli lëshoi urdhra evakuimi.
Sulmet rrëzuan ndërtesa të tëra në zonë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Lagjet në këtë zonë janë kryesisht të zbrazura nga banorët, pasi shumica janë larguar gjatë javëve të fundit.
Të paktën tre persona u vranë dhe 30 u plagosën më herët të premten në sulmin ajror izraelit në Tyre, një qytet-port në jug. Nuk kishte asnjë paralajmërim evakuimi të lëshuar nga ushtria izraelite, e cila tha se kishte në shënjestër "komplekset e zbulimit, komandës dhe kontrollit" të organizatës Hezbollah.
Më herët të premten, Izraeli tha se do të hapte një pikë të re të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, mes trysnisë në rritje të Shteteve të Bashkuara për të marrë më shumë ndihma për palestinezët, që po përballen me mungesën e ushqimit dhe strehimit që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Izraeli nuk tha se kur do të hapej vendkalimi i ri.
Në një deklaratë të përbashkët të premten, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe COGAT, agjencia që koordinon aktivitetet e qeverisë izraelite në territoret e pushtuara, thanë se po përgatiten të hapin vendkalimin Kissufim.
Kissufimi është një pikë e vogël kufitare në Gazën jugore pranë vendbanimit me po këtë emër, që ishte një nga vendet e sulmuara nga Hamasi në sulmin terrorist më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën.
Gjatë sulmit, militantët e Hamasit vranë 1200 persona dhe morën peng rreth 250 të tjerë, duke shkaktuar luftën në Gazë. Izraeli thotë se beson se Hamasi ende mban peng 101 persona, 35 nga të cilët ushtria izraelite thotë se janë tashmë të vdekur.
Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 43,000 persona, sipas ministrisë së shëndetësisë të këtij territori, e cila nuk bën dallimin ndërmjet luftëtarëve dhe civilëve në përllogaritjet e saj.
Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë cilësuar si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore.
Vendkalimi ka qenë kryesisht i papërdorur, me përjashtimin e ushtrisë, që kur Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005.
Hapja vjen pasi po afron afati i caktuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Në një letër të dërguar më 13 tetor, sekretarët Austin dhe Blinken i dhanë Izraelit 30 ditë afat për të rritur ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, ose në të kundërt të përballej me mundësinë e shkurtimit të ndihmave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
Letra kërkonte që Izraeli të mundësonte hyrjen e të paktën 350 kamionëve në ditë në Gazë nëpërmjet katër vendkalimeve, si dhe të hapte një pikë të pestë për hyrjen e ndihmave humanitare./VOA
SHBA- Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në...
SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavëris&...
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e s...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të K...
Zelensky dhe Starmer UKRAINË- Qeveria ukrainase beson se marrëdhënia e saj me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ësh...
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit të territoreve...
Princi i Uellsit, William BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është...
Flamuri i BE-së në Selinë në Bruksel BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një prob...
BRUKSEL- Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është shprehur kundër idesë së shkëmbimit t...