Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t’iu dhënë përgjigje shqetësimeve të Izraelit në lidhje me dërgesat amerikane të armatimeve për shtetin hebre.
“Pengesat janë eliminuar, janë trajtuar pikat delikate, për të përparuar me një seri çështjesh dhe në veçanti me përforcimin ushtarak dhe furnizimin me municione”, tha Gallant pas takimit me këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Më herët gjatë javës, Gallant u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin. Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesor që furnizon me armë Izraelin, por në javët e fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ankua për ritmin e ngadaltë të dërgesave gjatë disa muajve të fundit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se u gjendën të befasuar nga komentet e zotit Netanyahu.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Sullivan “riafirmoi angazhimin e presidentit Biden për t’u siguruar se Izraeli ka gjithçka që i duhet për t’u mbrojtur ushtarakisht dhe për t’u përballur me kundërshtarët e tij që mbështeten nga Irani”, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.
Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin këtë javë se shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin jugor mund të shndërrohen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths u tha gazetarëve në Gjenevë se përhapja e luftimeve nga Gaza drejt Libanit do të ishte “ndoshta apokaliptike”. Ushtria e Izraelit tha javën e kaluar se ishin “hartuar dhe miratuar” planet për një ofensivë në Liban.
“Jemi të shqetësuar për potencialin për më shumë tragjedi dhe viktima”, tha zoti Griffiths, duke paralajmëruar se një luftë në Liban “do të tërhiqte Sirinë dhe të tjerë”.
“Do të ketë sigurisht ndikim në Gazë; sigurisht që do të ketë ndikim në Bregun Perëndimor”, tha ai. “Është shumë alarmuese”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi të mërkurën, siç tha ai, planet e kryeministrit izraelit Netanyahu për ta "përhapur luftën" e Gazës më gjerë në rajon.
“Izraeli tani po i kthehet Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë i rrahin shpinën Izraelit dhe madje e mbështesin”, u tha zoti Erdogan ligjvënësve.
Netanyahu ka thënë se “faza intensive” e luftimeve kundër Hamasit në Gazë do të përfundojë së shpejti dhe forcat izraelite do të rivendosen në kufirin verior ku Izraeli dhe grupi militant Hezbollah me qendër në Liban kanë shkëmbyer zjarr prej muajsh. Kryeministri Netanyahu e ka cilësuar këtë ndryshim si të natyrës mbrojtëse. Zyrtarët amerikanë këtë javë kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke e paralajmëruar Izraelin kundër lëvizjeve që mund të zgjerojnë konfliktin. Sekretari Austin i tha ministrit Gallant se një konflikt i shtuar midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të shkaktojë një luftë rajonale. Sekretari Austin kërkoi një zgjidhje diplomatike.
"Një luftë tjetër mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të bëhet lehtësisht një luftë rajonale, me pasoja të tmerrshme për Lindjen e Mesme", tha sekretari Austin. "Diplomacia është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm".
Ministri Gallant, duke folur përpara takimit me sekretarin Austin, tha: "Po bashkëpunojmë nga afër për të arritur një marrëveshje, por duhet të diskutojmë gjithashtu gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm".
Sekretari Blinken i kërkoi gjithashtu Izraelit të shmangte përshkallëzimin në Liban kur u takua me zotin Gallant të hënën. Izraeli dhe Hezbollahu patën një luftë të plotë për herë të fundit në vitin 2006, kur një sulm përtej kufirit i Hezbollahut u pasua me 34 ditë luftime që patën pasoja të rënda për Libanin, veçanërisht në rajonin jugor të vendit.
Gallant u takua gjithashtu me shefin e CIA-s, Bill Burns, i cili është edhe zyrtari kryesor amerikan i përfshirë në negociatat për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar ndaj Izraelit gjatë të cilit sipas zyrtarëve izraelitë u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë. Nga kundërofensiva e Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 37,600 palestinezë, kryesisht civilë, por ndër ta edhe mijëra luftëtarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të këtij territori të drejtuar nga Hamasi./ VOA
fo BOLIVI- Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mobilizimin e parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane...
Foto ilustruese SHBA- I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç ...
Foto ilustruese FINLANDË- Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpezëve nga java...
Cameron BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ra viktimë e një mashtrimi nga disa rusë që imitonin ish-preside...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritu...
mark rutte BRUKSEL- Vendet anëtare të NATO-s kanë finalizuar zgjedhjen e tyre për Mark Rutte si sekretarin e ri të Aleanc&eum...
anija MEKSIKË- Një zjarr ka shpërthyer në "Ikonën e deteve", anijen më të madhe të lundrimit në botë, duk...
Foto ilustruese PODGORICË- Në konferencën ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, e cila u mbajt të më...
Trump UASHINGTON- Në vitin 2016, fushata presidenciale e zotit Donald Trump i bënte jehonë zotimit për të goditur “ter...
Borrell BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit tre palësh të zhvilluar me kryeministrin...