Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
PODGORICË- Në konferencën ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, e cila u mbajt të mërkurën në Bruksel, u miratua Raporti për Vlerësimin e Përmbushjes së Standardeve të Përkohshme në Kapitujt e Sundimit të Ligjit (IBAR).
Mali i Zi, i cili prej 12 vitesh është në procesin e negociatave për anëtarësim në bllokun evropian, doli nga ngërçi shumëvjeçar i negociatave duke miratuar IBAR-in. Qeverisë së Malit të Zi në Bruksel iu prezantuan standardet përfundimtare për mbylljen e kapitullit, që do të çonte në përfundimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.
Ministrja belge e Punëve të Jashtme, Haxha Lahbib, tha se gjatë vizitës së saj të fundit në Podgoricë ka parë vendosmërinë e qytetarëve dhe autoriteteve malazeze për të përshpejtuar integrimin.
"BE-ja pret që Mali i Zi të vazhdojë të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi ajo.
Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi tha se “Konferenca e sotme ndërqeveritare është një tregues se BE-ja është e gatshme për zgjerim të mëtejshëm”. Varhelyi tha se “procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita, duke shtuar se nevojitet vullnet i vazhdueshëm politik për të vazhduar rrugën evropiane të Malit të Zi”.
"Unë pres që Mali i Zi do të jetë në gjendje të mbyllë një numër të madh kapitujsh në gjashtë muajt e ardhshëm," tha ai.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se Mali i Zi ka pritur “prej 11 vitesh” për të arritur këtë rezultat. Spajiç shfaqi besimin se 18 deri në 24 muajt e ardhshëm do të shënohen me progres teknik.
"Është një punë shumë e vështirë. Shpresojmë që parlamenti të vazhdojë të jetë mirëkuptues dhe të na shtyjë drejt të njëjtit qëllim", tha ai.
Meqenëse negociatat e anëtarësimit me Serbinë mbeten të ngrira për shkak se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Mali i Zi konsiderohet të jetë më i avancuari në procesin e anëtarësimit në BE.
Mbajtjes së konferencës ndërqeveritare i parapriu një vlerësim i Komisionit Evropian, i cili konkludoi se Mali i Zi ka përmbushur standardet e përkohshme dhe ka arritur një rezultat të mirë në nivelin e përputhshmërisë dhe ka përparuar në zbatimin e standardeve të BE-së në kapitujt 23 dhe 24.
Kapitulli 23 i referohet drejtësisë dhe të drejtave themelore, ndërsa kapitulli 24 mbulon drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Ata dy kapituj janë të parët që hapen në negociatat për anëtarësim dhe të fundit që mbyllen.
Përparimi në kapitujt 23 dhe 24 është i nevojshëm për të hapur secilin kapitull dhe një ngërç i mundshëm mund të shkaktojë një bllokim në negociata apo edhe një pengesë në proces. Në vitin 2008, Mali i Zi aplikoi për statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë në BE. Ajo e mori atë në vitin 2010 dhe negociatat e anëtarësimit filluan në vitin 2012. Në negociatat e anëtarësimit, Mali i Zi hapi të gjithë kapitujt dhe mbylli përkohësisht vetëm tre./ VOA
Trump UASHINGTON- Në vitin 2016, fushata presidenciale e zotit Donald Trump i bënte jehonë zotimit për të goditur “ter...
Borrell BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit tre palësh të zhvilluar me kryeministrin...
albin kurti BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel ...
vucic ne bruksel BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialo...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për ...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës n&eu...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur para takimit që do të zhvillohet ditën e sotme...
Foto ilustruese SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron këto ditë në Uashington, ku u takua me Sekretarin amerikan ...
ITALI- Gjatë paradites së sotme disa aktivistë kundër dhunës ndaj grave, hodhën bojë të kuqe në shkallët e T...
Petar Petkoviç SERBIA- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Peta...