Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi të hënën se po bën sulme në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pak pasi Hamasi njoftoi se ka pranuar një propozim për armëpushim për të ndalur luftën me Izraelin. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se propozimi për armëpushim “është larg kërkesave thelbësore të Izraelit”, por tha se Izraeli do të dërgojë negociatorë në Kajro për t’i vazhduar bisedimet për armëpushim.
Ndërkaq në Uashington, Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje palëve që të arrijnë në një marrëveshje. Negociatorët në Egjipt janë përpjekur për të mundësuar një pezullim të përkohshëm të luftimeve dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gazë.
“Duam t’i nxjerrim pengjet”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Duam të vendosim një armëpushim për gjashtë javë. Duam të shtojmë ndihmat humanitare dhe gjëja e fundit që do të doja do të ishte të thoja diçka nga ky podium që do ta rrezikonte të gjithë këtë. Sidoqoftë, siç kemi thënë më parë, ende besojmë se arritja e një marrëveshjeje është absolutisht përfundimi më i mirë i mundshëm, jo vetëm për pengjet, por edhe për popullin palestinez”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit shkruajtën mbrëmjen e së hënës në rrjetin social X se “po bëjnë aktualisht sulme të caktuara ajrore ndaj objektivave të Hamasit në Rafahun lindor”.
Zyra e kryeministrit Netanyahu tha nëpërmjet një deklarate se “kabineti i luftës vendosi unanimisht që Izraeli të vazhdojë operacionin në Rafah për të ushtruar trysni ushtarake me qëllim arritjen e lirimit të pengjeve dhe objektivave tona të tjera në këtë luftë”.
Edhe për këtë, Shtëpia e Bardhë shprehu një qëndrim të fortë, ndërsa presidenti Joe Biden bisedoi të hënën nëpërmjet telefonit me Netanyahu.
“Nuk ka rëndësi nëse janë raketa apo predha; gjërat që vrasin njerëz të pafajshëm nuk janë të pranueshme”, tha zoti Kirby. “Dhe sërish, presidenti e bëri të qartë se nuk duam të shikojmë operacione në Rafah që vënë në rrezik një milion e gjysëm njerëz që gjenden atje”.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Biden “përsëriti pozicionin e qartë në lidhje me qytetin Rafah” gjatë telefonatës me udhëheqësin izraelit. Deklarata gjithashtu thotë se Netanyahu ra dakort që “të sigurohet se pika e kalimit në Kerem Shalom do të qëndrojë e hapur për ndihmat humanitare për personat në nevojë”. Pak më herët, presidenti Biden mirëpriti gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë mbretin e Jordanisë me të cilin bisedoi për situatën në Gazë.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese KINË- Xi Jinping viziton Serbinë për herë të dytë në më pak se dhjetë vjet. Krahas Parisit dhe...
Foto ilustruese RUSI- Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjet...
Trump SHBA- Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënë...
Foto ilustruese RUSI- Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi dhe akuzohet për vjedhje, thanë dy zyrtarë amerikan&eu...
foto ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton përgjigjen e grupit islamik palestinez Hamas ndaj një propozimi p&e...
Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan tha të hënën se ai përshëndeti vendimin e grupit militant Hamas për të...
foto ilustruese PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i kërkuan presidentit kinez ...
Matthias Ecke GJERMANI- Katër adoleshentë janë duke u hetuar për një sulm ndaj një deputeti gjerman të Parlame...
foto ilustruese RUSI- Rusia paralajmëroi Britaninë të hënën se nëse armët britanike do të përdoren nga Ukraina...
MEKSIKË- Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë, mes tyre dy vëllzër dhe shoku. Sipas raportimeve vëllez&eu...