U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
SHBA- Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënën se Trump ka shkelur urdhërin që ia ndalon të sulmojë dëshmitarët për këtë proces gjyqësor. Gjykatësi e paralajmëroi prerazi Trump se mund të burgoset nëse vazhdon të injorojë urdhërin e gjykatës.
Gjykatësi Juan Merchan e mori vendimin në fillimin e javës së tretë të procesit gjyqësor, periudhë gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitarët. Në këtë çështje penale, akuzat janë për falsifikim të të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.
Ish-presidenti Trump ka mohuar pretendimin e Daniels për një marrëdhënie seksuale mes tyre, si dhe ka mohuar të 34 akuzat e ngritura ndaj tij. Por, gjykatësi Merchan e paralajmëroi Trump se shkelja e urdhërit të gjykatës “është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor. Nuk mundem ta lejoj këtë të vazhdojë”.
Gjykatësi Merchan tha se “gjëja e fundit” që do të donte ishte ta dërgonte Trump në burg, por se do ta bënte këtë nëse do të duhet. “Je ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta edhe presidenti i ardhshëm”, shtoi gjykatësi.
Gjykatësi Merchan i vendosi një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhërit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhërit. Javën e kaluar, gjykatësi pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.
Procesi rifilloi të hënën, ndërsa juria prej 12 anëtarësh nuk ka dëgjuar ende dy dëshmitarët kryesorë për çështjen – Daniels dhe ish-avokatin dhe ndërmjetësin politik të Trump, të dënuarin tashmë për evasion fiskal dhe deklarata të rreme, Michael Cohen.
Anëtarët e jurisë kanë dëgjuar shumë rreth të dy personave gjatë dy javëve të fundit, por prokurorët nuk kanë dhënë ndonjë tregues se kur mund të thirren për të dëshmuar. Sidoqoftë, Jeffrey McConney, ish-kryellogaritar në Organizatën Trump, foli të hënën gjatë dëshmisë së tij se si Cohen i dërgonte fatura kompanisë në mënyrë që të rimbursohej për 130 mijë dollarët e dhënë zonjës Daniels.
McConney tha se disa prej çeqeve për Cohen u dërguan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, pasi Trump u bë president, në mënyrë që ai t’i firmoste personalisht dhe më pas shumat përkatëse tërhiqeshin nga llogaria personale e Trump.
Në total, Cohen iu paguan 420 mijë dollarë, përfshirë 130 mijë dollarët si rimbursim për shumën e marrë nga vendosja si garanci e vlerës së shtëpisë së tij, për të mundësuar pagesën për zonjën Daniels. Shuma e paguar Cohen ishte më e madhe, me qëllimin që të mjaftonte për të mbuluar shpenzimet e tij tatimore për këto pagesa, si dhe në formën e një bonusi.
Ish-presidenti Trump ka thënë se pagesat për Cohen në vitin 2017 ishin për punën e tij ligjore bazuar në një marrëveshje shërbimesh për Organizatën Trump. Por prokurorët kanë thënë se nuk ka patur shërbime të tilla ligjore dhe McConney tha se nuk u njoh ndonjëherë me një dokument të tillë.
McConney tha se i autorizoi pagesat për Cohen pa ditur saktësisht se për çfarë ishin, por se veproi sipas udhëzimeve të Allen Weisselberg-ut, ish-drejtor i financave në Organizatën Trump, si dhe të Eric Trump-it, djali i dytë i ish-presidentit.
Anëtarëve të jurisë iu tregua një mesazh email-i nga zoti Weisselberg ku thuhej se mund të paguhej zoti Cohen pasi “ishte rënë dakort me Don-in dhe Eric-un”, duke iu referuar ish-presidentit dhe djalit të tij.
Weisselberg po vuan aktualisht një dënim prej pesë muajsh burgim për dëshmi të rreme gjatë çështjes civile gjyqësore për biznesin e Trump, ndërsa djali i tij Eric qëndroi i ulur përkrah ish-presidentit në sallën e gjyqit në ditën e 12-të të procesit.
“Të thanë të bëje diçka, dhe e bëre?”, e pyeti zotin McConney prokurori Matthew Colangelo.
“Po”, u përgjigj zoti McConney.
Në moshën 77-vjeçare, Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza penale. Prokurorët thonë se pagesat për zonjën Daniels synonin që ajo të mos fliste për marrëdhënien e pretenduar me zotin Trump, ndërsa votuesit përgatiteshin të shkonin në qendrat e votimit tetë vite më parë.
Trump ka mohuar akuzat ndaj tij, por nëse gjendet fajtor mund të dënohet me kusht, apo deri edhe në katër vite burgim. Ai është kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet që mbahen në 5 nëntor.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese RUSI- Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi dhe akuzohet për vjedhje, thanë dy zyrtarë amerikan&eu...
foto ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton përgjigjen e grupit islamik palestinez Hamas ndaj një propozimi p&e...
Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan tha të hënën se ai përshëndeti vendimin e grupit militant Hamas për të...
foto ilustruese PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i kërkuan presidentit kinez ...
Matthias Ecke GJERMANI- Katër adoleshentë janë duke u hetuar për një sulm ndaj një deputeti gjerman të Parlame...
foto ilustruese RUSI- Rusia paralajmëroi Britaninë të hënën se nëse armët britanike do të përdoren nga Ukraina...
MEKSIKË- Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë, mes tyre dy vëllzër dhe shoku. Sipas raportimeve vëllez&eu...
Foto ilustruese KOSOVË-Gjatë kohës sa mbante shikimin drejt tavanit të klasës, një nxënëseje 13-vjeçare nuk ...
Volker Türk GAZA- Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e palestinezëve nga Rafah janë çnjerëzore dhe rrezikojn&...
Janusz Bugajski KOSOVË- Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë ...