Wesley humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në miqësoren Brazil–Egjipt!
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Projektligji për Amnistinë penale, është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë me 9 vo...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Kamzën ditën e sotme, teksa raportohet...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të...
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës. Një 26-vje&...
Një person ka mbërritur te Spitali i Trauma i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kamëz. ...
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri...
Një 25-vjeçar nga Rubiku i Mirditës është kthyer në një nga figurat më të spikatura dhe më të shp&eum...

Parlamenti i Izraeli, Knesset, ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje dhe zhvillimin e gjyqeve publike për personat e përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe në marrjen masive të pengjeve. Legjislacioni u miratua me 93 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa 27 deputetë munguan ose abstenuan. Projektligji mori mbështetje të gjerë si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita izraelite.
Yulia Malinovsky, bashkë-sponsorizuese e projektligjit, deklaroi para votimit se qëllimi është që viktimat dhe familjet e tyre të përballen drejtpërdrejt me autorët e sulmeve. “Do të doja që të gjithë të mund të shihnin se si viktimat dhe familjet e tyre i shohin në sy këta vrasës, përdhunues dhe rrëmbyes”, u shpreh ajo, duke shtuar se Izraeli duhet të tregojë se është “një shtet sovran që di të mbajë përgjegjës ata që e kanë dëmtuar”. Ligji i ri krijon një kuadër të posaçëm për gjykimin e personave të akuzuar për pjesëmarrje direkte në sulmet e 7 tetorit, përfshirë anëtarë të njësisë elitare Nukhba të Brigadave Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, të arrestuar nga autoritetet izraelite.
Të pandehurit pritet të përballen me akuza për terrorizëm, vrasje, dhunë seksuale dhe gjenocid, vepra që sipas legjislacionit të ri mund të ndëshkohen me dënim kapital. Gjyqet do të zhvillohen para një gjykate speciale ushtarake në Jeruzalem dhe disa nga seancat kryesore do të transmetohen publikisht në një platformë të dedikuar online.
Politikanët që mbështesin ligjin e kanë krahasuar procesin me gjyqin ndaj Adolf Eichmann, një prej organizatorëve të Holokaustit, i cili u ekzekutua në vitin 1962, duke mbetur i vetmi person i dënuar me vdekje nga një gjykatë civile izraelite. Ndërkohë, organizatat izraelite të të drejtave të njeriut kanë kundërshtuar ligjin, duke paralajmëruar për rrezikun e “gjyqeve të simuluara” dhe përdorimin e rrëfimeve të marra nën torturë. Aktivistët kërkojnë që të akuzuarit të kenë procese të rregullta ligjore dhe kundërshtojnë vendosjen e dënimit me vdekje.
Sulmi i 7 tetorit 2023 konsiderohet dita më e përgjakshme në historinë e Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, militantët e Hamasit vranë mbi 1,200 persona dhe rrëmbyen 251 të tjerë në jug të vendit. Lufta që pasoi në Rripi i Gazës ka shkaktuar mbi 72 mijë viktima, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Kryeminisri britanik Keir Starmer po përballet me krizën më të madhe të lidershipit të tij gjatë mandatit të tij si kr...
Qeveria e SHBA njoftoi të premten vendosjen e sanksioneve ndaj tre individëve dhe nëntë kompanive, të dyshuara për përfshir...
Qeveria britanike zhvillon sot në një mbledhje zyrtare kabineti mes përçarjeve të forta në nivelet më të larta të...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj kolonëve të ...
Irani ka insistuar për javë të tëra se ka të drejtë të vendosë tarifa ndaj anijeve ndërkombëtare që kal...
Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se është gjithnjë e më i irrituar me qëndrimin e Iranit në negociatat për programin b...
Një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për pasoja të rënda globale nëse nuk...
Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për vendosjen e sanksioneve ndaj disa kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe drejtue...
Autorët e grabitjes së armatosur që ndodhi të hënën në mëngjes në një degë banke në Tithorea të...
Autoritetet greke vijojnë hetimet lidhur me mjetin lundrues pa pilot, (dron detar) të mbushur me eksploziv që u gjet pranë Lefkadë...