Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Danny Danon bëri të hënën atë që ai e quajti një paralajmërim të fundit për militantët Houthi të Jemenit, që kanë mbështetjen e Iranit, për të ndalur sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Ai tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodhte Houthit do të kishin të njëjtin “fat si Hamasi, Hezbollahu dhe Bashar al-Assadi i Sirisë”, siç tha ai.
Danon paralajmëroi ndërkohë Teheranin se Izraeli ka aftësinë të godasë çdo objektiv në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin, duke shtuar se shteti hebre nuk do të toleronte sulmet nga grupet militante që e ka mbështetjen e Teheranit.
Grupi i militantëve Houthis ka kryer vazhdimisht sulme me dronë dhe raketa drejt Izraelit duke i cilësuar si akte solidariteti me palestinezët në Gazë.
“Ndoshta ju nuk i keni kushtuar vëmendje asaj që ka ndodhur në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Më lejoni t'u kujtoj se çfarë ka ndodhur me Hamasin, Hezbollahun, Assadin, dhe të gjithë ata që kanë bërë përpjekje për të na shkatërruar. Le të jetë ky paralajmërimi i fundit. Do të keni të njëjtin fat të mjerë. Ky nuk është një kërcënim. Është një zotim. Ju do të keni të njëjtin fat të mjerë”, tha ambasadori izraelit Danny Danon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke iu drejtuar grupit militant.
Duke folur para takimit, Ambasadori Danon u tha gazetarëve: “Izraeli do të mbrojë popullin e tij. Nëse 2000 kilometra nuk mjaftojnë për të ndarë fëmijët tanë nga terrori, më lejoni t'ju siguroj, nuk do të mjaftojnë për të mbrojtur terrorin e tyre nga forcat tona”.
Javën e kaluar, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi grupin Houthi se Izraeli “sapo ka filluar” pas sulmeve ndaj objektivave të shumta të lidhura me grupin jemenas, duke përfshirë aeroportin në Sanaa, portet në bregun perëndimor të vendit dhe dy termocentrale.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ai ishte gati të hipte në një aeroplan në aeroport kur aeroporti u sulmua nga Izraeli. Një anëtar i ekuipazhit në aeroplan u plagos, tha ai.
Eliminimi nga Izraeli i udhëheqësve të lartë të grupit palestinez Hamas dhe grupit libanez Hezbollah dhe shkatërrimit të strukturës së tyre ushtarake së bashku me rënien e Asadit përfaqësojnë një sërë fitoresh monumentale për Kryeministrin Netanyahu.
Ndërsa informonte mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Lindjen e Mesme Khaled Khiari përsëriti shqetësimin e madh për përshkallëzimin e dhunës, duke u bërë thirrje grupit Houthi të ndalojnë sulmet ndaj Izraelit dhe të respektohet ligji ndërkombëtar dhe humanitar.
“Përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak mund të rrezikojë stabilitetin rajonal me pasoja negative politike, të sigurisë, ekonomike dhe humanitare”, tha Khiari.
“Miliona njerëz në Jemen, Izrael dhe në të gjithë rajonin do të vazhdojnë të mbajnë barrën e përshkallëzimit pa fund”.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, ndërsa dënoi sulmet me raketa të grupit Houthi ndaj Izraelit, kritikoi gjithashtu sulmet hakmarrëse të Izraelit në Jemen, si dhe ato të asaj që ai e quajti “koalicioni anglo-sakson” i luftanijeve amerikane dhe britanike në Detin e Kuq, duke thënë ato ishin “qartësisht jo proporcionale”./VOA
BERLIN– Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për...
Cecilia Sala IRAN- Irani ka konfirmuar arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar Ministrin&eu...
KOREJA E JUGUT- Dy të mbijetuarit e rrëzimit më vdekjeprurës të avionit të Koresë së Jugut po trajtohen në spital...
Spanje BRITANI- Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një...
Vjena AUSTRI- Austria ka rritur sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri. Masat janë shtuar kryesisht në Vjenë por edhe...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se ndihma shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për sigurin...
UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, nën ndërmjetësim të Emirateve të Bashkuar...
BRUKSEL- Shumë liderë evropianë kanë reaguar ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimm...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur lufte, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes. Në ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. N&eum...