Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të përmirësonte pasqyrën e arritjeve lidhur me politikën e jashtme dhe tha se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara janë tani më të dobët se kur ai mori detyrën katër vjet më parë, pavarësisht krizave globale që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
Një javë përpara marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, Presidenti Biden iu drejtua diplomatëve amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe vlerësoi lart mbështetjen e administratës së tij për Ukrainën dhe për luftërat e Izraelit në Lindjen e Mesme.
Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara "po fitonin konkurrencën botërore" dhe nuk do të tejkaloheshin ekonomikisht nga Kina siç ishte parashikuar, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.
“Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët”, tha Presidenti Biden. "Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura".
Ndërsa luftërat vazhdojnë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zyrtarët shpresojnë se një marrëveshje mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të arrihet përpara se sa Joe Bideni të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.
Zoti Biden tha se negociatorët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe do t’u jepte fund luftimeve atje për të lejuar një rritje të ndihmave humanitare.
"Kaq shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë, kaq shumë komunitete janë shkatërruar. Palestinezët meritojnë paqen, të drejtën për të vendosur të ardhmen e tyre. Izraeli meriton paqen dhe sigurinë e vërtetë. Pengjet dhe familjet e tyre meritojnë të ribashkohen", tha zoti Biden. "Dhe ne po punojmë urgjentisht për ta mbyllur këtë marrëveshje".
Presidenti Biden është përballur me kritika për ofrimin e mbështetjes diplomatike dhe me armatime për Izraelin, që kur shpërtheu konflikti i fundit izraelito-palestinez më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Sulmi ushtarak i Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 46,000 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Jashtë Departamentit të Shtetit, disa protestues lëshuan thirrjet “kriminel lufte” për zotin Biden.
Zoti Biden tha se ai kishte ndihmuar Izraelin të mposhtte kundërshtarët si Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban, të dy të mbështetur nga Irani. Presidenti i Shteteve të Bashkuara po ashtu përshëndeti mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin gjatë dy sulmeve iraniane, në vitin 2024.
“Në tërësi, Irani është më i dobët nga sa ka qenë në dekada”, shtoi ai, duke vënë në dukje rënien e qeverisë siriane të Asadit.
Presidenti Biden pranoi se shtetet autoritare Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia tani ishin më të lidhura me njëri-tjetrin, por ai tha se kjo ndodhte më shumë për shkak të "dobësisë se sa forcës”.
"Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund të pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur ajo luftë filloi, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai", tha zoti Biden.
Presidenti Biden mbrojti vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në 2021. "Dhënia fund e luftës ishte gjëja e duhur për t'u bërë dhe unë besoj se historia do ta tregojë këtë", tha zoti Biden.
Kundërshtarët republikanë të zotit Biden, duke përfshirë zotin Trump, e kanë cilësuar vendimin si një tregues së një presidence të dështuar.
"Unë do t'ju them se çfarë ndodhi, ai veproi kaq keq me Afganistanin, ishte një siklet kaq i tmerrshëm, momenti më i sikletshëm në historinë e vendit tonë", tha zoti Trump në debatin e tij të vetëm presidencial në 2024 me zotin Biden, vetëm disa javë përpara se sa demokrati të njoftonte tërheqjen nga gara.
Presidenti Biden tha se kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët parashikuan se ishte e pashmangshme që Kina të kalonte Shtetet e Bashkuara në aspektin ekonomik. Tani, tha ai, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Presidenti vlerësoi se ekonomia e Shteteve të Bashkuara po përparon, por se ka ende shumë punë për të bërë./VOA
SHBA- Carrie Underwood do të këndojë në inaugurimin e Donald Trump javën e ardhshme. Një zëdhën&eu...
LOS ANGELES- Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve të &cce...
SHBA- Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të...
IZRAEL- Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt arritjes së ...
ministrat VARSHAVË- Ministrat e Mbrojtjes nga Polonia, Franca, Italia dhe Gjermania u takuan në Varshavë të hënën për t&...
IZRAEL- Hamasi pritet të lirojë 33 pengje gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit që po fin...
LIBAN- Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emër...
SHBA- Kompani të ndryshme të inteligjencës artificiale janë në konkurrencë për të krijuar teknologjinë e së ...
dhoma e qendres BRITANI- Dhoma e parë e konsumit të drogës është hapur zyrtarisht sot në Britani me qendër në ...
SHBA- Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të s...