I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

EUROPA- Franca shpenzon më pak të ardhura kombëtare për kujdesin shëndetësor sesa Amerika, e megjithatë, është një komb shumë më i shëndetshëm, shkruan The Economist. Shpenzimet totale të Francës në shëndetësi arrijnë në 12.1% të PBB-së, ndërsa të Amerikës në 16.6% të PBB-së. Megjithatë, francezët jetojnë mesatarisht gjashtë vjet më shumë se amerikanët. Në Francë, shkalla e vdekshmërisë nga ataku kardiak është tri herë më e ulët se në Amerikë, shkalla e obezitetit është mbi tri herë më e ulët, ndërsa vdekjet nga drogat opioide janë shumë herë më të ulëta.
Franca nuk tejkalon vetëm Amerikën në shëndetësi, por edhe vendet e tjera europiane. Ajo ka një shkallë më të ulët vdekshmërie nga kanceri i gjirit sesa Britania dhe Gjermania. Jetëgjatësia e pritur për një person të moshës 65 vjeç në Francë është më e lartë se në çdo shtet tjetër të BE-së (së bashku me Spanjën). Franca ka gjithashtu shkallën më të lartë të mbijetesës nga një atak kardiak, se çdo shtet anëtar i OECD-së, pas Japonisë dhe Koresë së Jugut, dhe në të njëjtin nivel me Holandën.
Si arrin Franca rezultate kaq të mira në shëndetësi?
Një arsye e rëndësishme janë zakonet kulturore të vendit. Ekonomisti Gaetan Lafortune thotë se stili i jetesës është një faktor kryesor pse francezët kanë jetëgjatësi të lartë dhe cilësi më të mirë jetese, madje ky është një faktor edhe më i rëndësishëm se buxheti bujar që shpenzon qeveria për shëndetësinë. Në shkollat shtetërore franceze, edhe fëmijëve më të vegjël u jepet një vakt me tri pjata.
Madje, edhe në zonat më të lëna pas dore në periferi të Parisit, si në Seine-Saint-Denis, një menu e zakonshme në shkolla përfshin supë me perime, fileto merluci me bizele dhe fruta të freskëta, ndërsa ushqimet e pashëndetshme si patatet e skuqura, lejohen të shërbehen vetëm një herë në muaj.
Kurse në Amerikë, rreth 17% e popullsisë jeton në “shkretëtira ushqimore”, duke mos pasur thuajse fare qasje në ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Në Francë, gjëra të tilla nuk ekzistojnë fare. Një arsye tjetër e suksesit të Francës është mbulimi i gjerë shëndetësor që mundëson shteti. Sistemi francez i shëndetësisë ndërthur sigurimin shëndetësor publik, i cili merr përsipër shlyerjen e 70% të faturave mjekësore të pacientëve dhe sigurimin shëndetësor privat, që mbulon financiarisht pothuajse të gjitha mjekimet.
Punëdhënësit janë të detyruar me ligj që t’u mundësojnë punonjësve këtë sigurim shëndetësor shumë bujar. Të vetëpunësuarit dhe pensionistët mund të blejnë paketa shëndetësore të posaçme, që kushtojnë mesatarisht 1,540 euro (1,745 dollarë) në vit për një familje, shumë më pak se shifra prej 25,570 dollarësh në Amerikë.
Shteti francez gjithashtu merr përsipër financiarisht kujdesin shëndetësor për njerëzit me të ardhura të ulëta. Për të mbajtur nën kontroll kostot mjekësore, qeveria franceze cakton kuota për tarifat që vendosin mjekët e familjes, mjekët e vetëpunësuar dhe spitalet private, të cilat mundësojnë 35% të kujdesit spitalor në vend.
Familjet franceze duhet të paguajnë shumë pak nga xhepi për kujdesin shëndetësor, vetëm 2% të shpenzimeve familjare. Ndërsa britanikët paguajnë më tepër (2.5%) pavarësisht sistemit të tyre shëndetësor falas NHS. Sistemi hibrid francez mundëson edhe që pacientët të marrin një trajtim të plotë mjekësor. Franca kryen dy herë më shumë skanime CT, PET ose MRI për person, sesa Britania. Vizitat mjekësore nuk vendosen nga burokracia e stilit lart-poshtë.
Falë një aplikacioni të quajtur Doctolib, të cilin e përdorin 50 milionë pacientë francezë çdo vit, vizitat te mjekët e përgjithshëm dhe specialistë mund të rezervohen fare lehtë në internet, me disa klikime. Problemi është se këto shërbime kaq të mira që u mundëson shteti qytetarëve kanë një kosto të lartë. Shpenzimet e përgjithshme të shëndetësisë në Francë, arrijnë në 266 miliardë euro, më të larta si pjesë e PBB-së (12.1%) se në çdo vend tjetër të OECD-së, përveç Amerikës dhe Gjermanisë.
Edhe po të mos marrim parasysh shpenzimet për pandeminë, shpenzimet e shëndetit publik në Francë, tejkaluan inflacionin nga viti 2019 deri në 2025. Megjithatë, ministri francez i Financave, Eric Lombard, thotë se duhet të merren 40 miliardë euro nga kursimet e përgjithshme të sektorit publik, një pjesë e tyre edhe nga shëndetësia, për të ulur deficitin e vendit deri në 4.6% në vitin 2026.
Kjo trysni vjen në një kohë kur sistemi shëndetësor po përballet me disa vështirësi. E para është mungesa e mjekëve të rinj. Për dekada me radhë, qeveria franceze ka kufizuar numrin e studentëve të mjekësisë. Presidenti Emmanuel Macron e hoqi këtë kufi në vitin 2019, por do të duhet një dekadë që shifrat të rimëkëmben. Gati një e treta e mjekëve të përgjithshëm në Francë, janë mbi 60 vjeç.
Mjekët e përgjithshëm që do të dalin në pension e kanë të vështirë të gjejnë mjekë më të rinj për të marrë përsipër punën e tyre. Një mjek i përgjithshëm pranë Parisit, i cili është 70 vjeç, thotë se u kthye nga pensioni për të bërë konsulta me kohë të pjesshme, sepse donte të ndihmonte pacientët.
Kjo mungesë mjekësh ka përkeqësuar një problem të dytë: shërbimet e mbingarkuara të urgjencave. Franca ka më shumë shtretër spitalorë dhe shtretër të kujdesit intensiv për person, sesa mesatarja e grupit OECD. Por, në vitet e fundit, ka ulur numrin e shtretërve, si pjesë e një strategjie për të bërë më efikase spitalet dhe për ta zhvendosur vëmendjen tek operacionet ditore.
Megjithatë, numri i pacientëve që vijnë në shërbimet e urgjencës, është rritur. Midis viteve 1996 dhe 2023, numri vjetor i pacientëve në urgjenca u dyfishua, nga 10.1 milionë në 20.9 milionë. Disa mjekë kanë hyrë në grevë në shenjë proteste. Në shkurt, mjekët e urgjencës në spitalin publik Perpignan protestuan kundër mbingarkesës, duke u ankuar se nuk kishte staf të mjaftueshëm për ndërrimin e turneve.
Një vështirësi e tretë është e ashtuquajtura “shkretëtira mjekësore”. Mjekët zakonisht duan të jetojnë në qytete të mëdha, qyteza me kalldrëm ose vendpushime bregdetare, duke bërë që zonat më të thella rurale të kenë mungesa. Për shembull, në disa zona rurale, koha e pritjes për t’u vizituar nga një okulist shkon nga gjashtë ditë deri në 123 ditë në disa fshatra më të thella, sipas një raporti të Senatit në vitin 2024.
Qeveria po jep bonuse për t’i nxitur mjekët të zhvendosen në zona jopopullore. Disa kryebashkiakë fshatrash dhe spitale të mëdha publike kanë mundësuar ambiente kirurgjike për të joshur mjekët e përgjithshëm. Por ky ndryshim po ndodh paksa ngadalë. Duke pasur parasysh këto probleme, qeveria po përpiqet të lehtësojë trysnitë, si dhe të shkurtojë shpenzimet e panevojshme.
Për shembull, ministrja e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, së fundmi shtrëngoi rregullat për rimbursimin e leukoplasteve, në mënyrë që të kursejë 740 milionë euro që shpenzohen në vit vetëm për këtë. Por shuma të tilla janë të vogla në krahasim me buxhetin e përgjithshëm të shëndetësisë.
Plus që zakonet e vjetra janë të vështira për t’u hequr. Francezët mbeten të dhënë pas ilaçeve për të zgjidhur edhe problemet më të vogla shëndetësore dhe mjekët francezë ende rekomandojnë më shumë antibiotikë se në shtetet e tjera.
Cour des Comptes vë në dukje se Franca “është i vetmi shtet në OECD që rimburson qytetarët për trajtimet termale SPA, megjithëse nuk ka asnjë provë se këto trajtime kanë përfitime mjekësore” dhe rimbursimi i trajtimeve SPA i kushtoi shtetit rreth 250 milionë euro në vitin 2023. Kështu, mund të themi se në njëfarë mënyre, sistemi shëndetësor i Francës është viktimë e vetë suksesit të tij.
“Për shkak të performancës historikisht të shkëlqyer në shëndetësi dhe bindjes se Franca gëzon një nga sistemet shëndetësore më të mira në botë, këto vështirësi të reja janë pritur me habi nga francezët”, thotë Francesca Colombo, drejtuese e sektorit shëndetësor të OECD-së.
Franca është mësuar me ekselencën deri në atë pikë sa e konsideron atë krejt të natyrshme dhe francezët e presin, prandaj janë të papërgatitur për shtrëngimin e buxhetit që do të nevojitet në të ardhmen për ta mbajtur sistemin të përsosur./ Monitor
RUSI- Rusia dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një armëpushim në bisedimet e tyre të para të drejtpërdrej...
SHBA- Audioja e intervistës së ish-oresidentit amerikan, Joe Biden me ish-këshilltarin special Robert Hur u publikua nga Ax...
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras është shprehur se nuk mendon se është gjëja e...
KOSOVË- Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politik&eu...
SERBI- Pushteti në krye me Partinë Progresive Serbe ka organizuar të shtunën një tubim në Nish, qytetin e tretë më t&e...
SHBA- Donald Trump, në një postim në Truth Social, njoftoi se do të fliste në telefon me Vladimir Putinin. Konkretisht, presiden...
TIRANA- Numërimit të votave të Diasporës nga Greqia, duket se po i vjen fundit. Gjatë këtij procesi, kandidatja për deputet...
RUMANI- Rumunët dalin në zgjedhje më 18 maj për të zgjedhur më në fund një president të ri, pas disa muajve p&eum...
KOSOVË- BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti të shmangë masat përshkallëzuese. Kërkohet që K...
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur nj&e...