BOTA

"Ka gjëra me të cilat nuk jam i kënaqur", Vuçiç themelon “Lëvizjen për popullin dhe shtetin": Të gjithë jeni të mirëpritur për ndryshimet e mëdha!

n.f Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 20:15
"Ka gjëra me të cilat nuk jam i kënaqur",
Serbi

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një tubimi në Jagodinë njoftoi për themelimin e "lëvizjes për popullin dhe shtetin", që tha se do të mbledhë rreth vetes partitë në pushtet dhe mbështetësit e tyre. Në tubimin në Jagodinë morën pjesë mijëra mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe partnerëve të saj të koalicionit.

"Të gjithë jeni të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen për ndryshimet e mëdha", tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, arsyeja e formimit të kësaj lëvizjeje është se ka gjëra me të cilat ai nuk është i kënaqur. Tubimi i mbështetësve të Qeverisë serbe në Jagodinë u mbajtë në kohën kur po vazhdojnë protestat masive në mbarë Serbinë, që janë thirrur nga studentët të cilët po bllokojnë universitetet. Studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Po të njëjtën ditë është mbajtur edhe një “grevë e përgjithshme”, ku janë bashkuar një numër i biznesmenëve, mësuesve, punëtorëve të arsimit dhe avokatëve që ndërprenë punën në shenjë proteste. Vuçiç e nisi adresimin e tij duke thënë se Serbia "u sulmua sot", pa ofruar dëshmi se kush po e sulmonte shtetin.

"Njerëzit tanë e dinë, Serbia e di, se si po sulmohet sot, se si po sulmohet nga jashtë dhe nga brenda. Njerëzit tanë e dinë se kur është koha të ngrihen në këmbë dhe të mbështesin ata për të cilët mund të thënë shumë gjëra të pakëndshme, por të paktën e dinë se ata e kanë mbrojtur Serbinë dhe kanë luftuar për Serbinë", tha ai.

Ai akuzoi partitë që ishin në pushtet pas ndryshimeve politike të 5 tetorit të vitit 2000, e që tani janë në opozitë, se po "plaçkitin Serbinë".

“Sot po na mbajnë predikime, duan të kthehen në pushtet dhe po i përdorin fëmijët për t’u kthyer në pushtet”, tha Vuçiç.

Gjatë fjalimit në Jagodinë, Vuçiç tha se "fëmijët e kanë vendin në shkolla" e jo në protesta, duke iu referuar bllokimit të shkollave në mbarë Serbinë dhe pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në protestat më 24 janar.

"Sa u përket stundetëve, pavarësisht sharjeve dhe fjalëve të ashpra, u bëj thirrje që të angazhohen në dialog dhe të tregojnë se cilat kërkesa nuk janë plotësuar. Le të na thonë publikisht kërkesat që nuk janë plotësuar. Kërkesa të tilla nuk ekzistojnë", tha ai.

Ai përsëriti qëndrimin se Qeveria ka plotësuar katër kërkesat e studentëve. Vuçiç po ashtu pretendoi se nuk ka pasur raportime në polici për protesta dhe bllokim të rrugëve në mbarë Serbinë.

"Policia nuk mund t'iu mbrojë kur nuk e di që ka tubime, tubime të paligjshme. Edhe sot, ata nuk kanë raportuar për asnjë tubim asakund", tha ai.

Vuçiç tha po ashtu se pas incidentit gjatë protestës në Novi Beograd, ku një studente u lëndua pasi u godit nga një makinë që u përplas me demonstruesit, "policia me rroba civile shpëtoi situatën". Gjatë adresimit, ai tha po ashtu se nuk do të vendosë sanskione ndaj Rusisë "e as ndaj ndonjë miku tjetër".

Ai po ashtu tha se do të ketë "raporte miqësore dhe vëllazërore" me Rusinë dhe Kinën dhe do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, në ditët në vijim për të gjetur një zgjidhje lidhur me sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë.

"Fuqia e Serbisë është në pavarësinë e saj. Në mbrojtjen e rrënjëve tona, por edhe të ardhmes tonë", tha ai.

Tubimi në Jagodinë nisi me këndimin e himnit serb nga mijëra të pranishëm. Në të u bë njoftimi për themelimin e lëvizjes së re. Përveç presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranishëm në tubim ishin edhe ministra qeveritarë nga SNS-ja dhe partnerët e koalicionit. Në tubim përkrah Vuçiçit ishte edhe Ivica Daçiç, ministër për Punë të Brendshme dhe udhëheqës i Partisë Socialiste të Serbisë.

“Nuk duhet të lejojmë që armiku të krijojë përçarje mes nesh, qytetarëve të Serbisë. Ne nuk duam luftë civile, ne duam paqe dhe zhvillim”, tha Daçiç.

Siç u tha në fillim të tubimit, "lëvizja për popullin dhe shtetin" do të bëjë bashkë njerëzit që kanë “mendime të ndryshme politike, qëndrime të ndryshme, përvoja të ndryshme, që janë në parti të ndryshme politike, por edhe ata që kurrë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë partie dhe nuk kanë pasur interesim për politikën”.

“Por, njerëz që kanë një qëllim të përbashkët. Ky qëllim është një Serbi e qëndrueshme, e fortë dhe fituese. Një shtet me institucione të forta. Një shtet që u garanton të gjithë qytetarëve të drejta të njëjta, një shoqëri që nuk përçan njerëzit”, u tha në fillim të tubimit.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që janë në terren në Jagodinë, qindra autobusë me tabela nga qytete të tjera u panë duke iu afruar qytetit, duke transportuar mbështetësit e Aleksandar Vuçiçit.

Sipas gazetarëve të REL-it, flamuj të Serbisë dhe ushqime u janë dhënë mbështetësve të mbledhur të partive në pushtet. Teksa mijëra mbështetës të Qeverisë serbe u mblodhën në Jagodinë, disa prej tyre ishin edhe në një tubim partiak afër Novi Sadit.

Kryeministri serb, njëherësh kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviq, tha në tubimin partiak se nuk do të ketë “ndryshim të pushtetit me dhunë e as qeveri tranzitore”.

“Ka pasur kohë të vështira dhe gjithçka ka kaluara, edhe kjo do të kalojë dhe nuk do të ketë revolucion”, tha Vuçeviq.

“Ne kurrë nuk iu kemi ikur zgjedhjeve. Mos u zhgënjeni sërish, sepse kur shikoni fotografi nga tubimet, është një gjë, e është tjerët gjë kur njerëzit shkojnë të votojnë”, shtoi ai./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan