Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

LINDJE E MESME- Trupat izraelite bastisën zyrat e kanalit Al Jazeera në Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit, duke urdhëruar mbylljen e zyrës. Ky është veprimi i fundit në një fushatë të zgjeruar nga Izraeli kundër transmetuesit të financuar nga Katari, ndërsa ky i fundit raporton për luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.
Në kanalin e saj në gjuhën arabe, Al Jazeera transmetoi pamje të drejtpërdrejta përderisa trupat izraelite urdhëruan mbylljen e zyrës për 45 ditë. Kjo vjen pas një urdhri të lëshuar në maj, kur policia izraelite bastisi vendin e transmetimit të Al Jazeeras në Jeruzalemin Lindor, duke konfiskuar pajisjet dhe ndaluar transmetimet në Izrael, si dhe duke bllokuar faqet e saj të internetit.
Kjo ishte hera e parë që Izraeli mbylli një media të huaj që operonte në vend. Megjithatë, Al Jazeera vazhdoi të operojë në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës, territore që palestinezët shpresojnë t’i kenë në shtetin e tyre të ardhshëm.
Ushtria izraelite nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Associated Press. Al Jazeera e dënoi këtë veprim, ndërsa vazhdoi transmetimet e drejtpërdrejta nga Ammani, në Jordaninë fqinje. Trupa izraelite të armatosura hynë në zyrë dhe i thanë një gazetari, live në transmetim, se zyra do të mbyllej, duke thënë se stafi duhej të largohej menjëherë. Më vonë, rrjeti transmetoi pamje të trupave izraelite që shkatërronin një pankartë në ballkonin nga zyra e Al Jazeeras. Sipas Al Jazeeras, pankarta përmbante një imazh të Shireen Abu Akleh, një gazetare palestinezo-amerikane e vrarë nga forcat izraelite në maj 2022.
“Ka një vendim gjykate për mbylljen e Al Jazeera për 45 ditë”, i tha një ushtar izraelit shefit të zyrës lokale të Al Jazeeras, Walid al-Omari, në transmetimin live. “Ju kërkoj të merrni të gjitha kamerat dhe të largoheni nga zyra në këtë moment”.
Al-Omari më vonë tha se trupat izraelite filluan të konfiskonin dokumente dhe pajisje në zyrë, ndërsa gazi lotsjellës dhe të shtënat mund të shiheshin dhe dëgjoheshin në atë zonë. Palestinezët siguruan një autonomi të kufizuar në Gazë dhe pjesë të Bregut Perëndimor përmes marrëveshjeve të Oslos të vitit 1993. Ndërsa Izraeli okupon dhe kontrollon zona të gjera të Bregut Perëndimor, Ramallah është nën kontrollin e plotë politik dhe të sigurisë të palestinezëve, duke e bërë bastisjen izraelite në zyrën e Al Jazeeras të papritur.
Sindikata e Gazetarëve Palestinezë dënoi bastisjen dhe urdhrin izraelit.
“Ky vendim ushtarak arbitrar është një agresion i ri ndaj punës gazetareske dhe mediave”, tha sindikata.
Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut Perëndimor. Forcat e tij u dëbuan nga Gaza kur Hamasi mori pushtetin në vitin 2007 dhe tani nuk ka asnjë fuqi atje. Më vonë, Ministri i Komunikimeve i Izraelit, Shlomo Karhi, përshkroi bastisjen si një veprim ndaj “zërit të Hamasit dhe Hezbollahut”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kanalet e armikut dhe të sigurojmë mbrojtjen e luftëtarëve tanë heroikë”, shkroi Karhi në platformën sociale X. Ai nuk adresoi se mbi çfarë baze juridike Izraeli urdhëroi mbylljen e zyrës.
Komiteti me seli në Nju Jork për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga bastisja izraelite.
“Gazetarët duhet të mbrohen dhe të lejohen të punojnë lirshëm”, tha komiteti.
Rrjeti ka raportuar vazhdimisht për luftën Izrael-Hamas që nga sulmi i parë i grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja më 7 tetor dhe ka mbajtur transmetime 24-orëshe nga Gaza mes ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, që ka shkaktuar viktima në radhët e stafit të saj. Mbetet e paqartë nëse ushtria izraelite do të synojë edhe operacionet e Al Jazeera në Gazë.
Përkrah raportimeve nga vendi për viktimat e luftës, krahu arab i Al Jazeeras shpesh publikon deklarata video nga Hamasi dhe grupe të tjera militante rajonale. Kjo ka çuar në akuza nga zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, se rrjeti ka “dëmtuar sigurinë e Izraelit dhe ka nxitur kundër ushtarëve”. Këto akuza janë mohuar me forcë nga Al Jazeera, e cila financohet kryesisht nga Katari, që ka luajtur rol kyç në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.
Një urdhër për mbylljen e Al Jazeera në Izrael është përsëritur vazhdimisht që nga ajo kohë, por ende nuk ishte urdhëruar mbyllja e zyrave të saj në Ramallah. Qeveria izraelite ka ndërmarrë masa kundër gazetarëve të veçantë gjatë dekadave që nga themelimi i saj në 1948, por përgjithësisht lejon një skenë mediatike të larmishme që përfshin zyra të huaja nga e gjithë bota, madje edhe nga vendet arabe. Ajo gjithashtu bllokoi transmetimet e huaja të kanalit të lajmeve Al Mayadeen, me qendër në Beirut, të lidhur me Hezbollahun, në fillim të luftës.
Kritikat ndaj Al Jazeeras nuk janë të reja. Qeveria amerikane e veçoi transmetuesin gjatë pushtimit të Irakut nga Amerika pas pushtimit të saj në 2003 që përmbysi diktatorin Saddam Hussein dhe për transmetimin e videove të ish-kreut të al-Kaidës, Osama bin Laden. Al Jazeera është mbyllur ose bllokuar edhe nga qeveritë e tjera të Lindjes së Mesme.
Në vitin 2013, autoritetet egjiptiane bastisën një hotel luksoz që përdorej nga Al Jazeera si bazë operative pas marrjes së pushtetit nga ushtria, që pasoi protestat masive kundër Presidentit Mohammed Morsi. Tre anëtarë të stafit të Al Jazeera morën dënime me burgim prej 10 vjetësh, por u liruan më 2015 pas kritikave të gjera ndërkombëtare.
Lufta Izrael-Hamas filloi kur luftëtarët e drejtuar nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit. Ata rrëmbyen rreth 250 persona të tjerë dhe ende mbajnë rreth 100 pengje. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Mbyllja e zyrës së Al Jazeeras në Ramallah ndodh gjithashtu ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten për një zgjerim të mundshëm të luftës në Liban, ku pajisje elektronike shpërthyen javën e kaluar në një fushatë të mundshme sabotimi nga Izraeli kundër Hezbollahut. Shpërthimet të martën dhe të mërkurën vranë të paktën 37 persona — përfshirë dy fëmijë — dhe plagosën rreth 3.000 të tjerë në Liban./ REL
SHBA- Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një të shtëna masive në Bir...
LINDJE E MESME- Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes Izraelit dhe milicisë libaneze të ...
IRANI- Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një mi...
Takimi SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Kryeministri japonez, Fumio Kishia, diskutuan lidhur me diplomacinë me Kinën...
Debati SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris ka pranuar një ftesë nga rrjeti televiziv CNN për të marrë pjesë në nj&eu...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luftës me Rusinë varet nga &ldquo...
Pager HUNGARI- Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjithshme të kompanisë “BA...
Foto ilustruese FRANCË- Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor t&...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët republikanë kanë përhapur pretendimin se em...
Foto ilustruese SHBA- Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek mediat sociale për t’u informuar. Siç njofton k...