Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët republikanë kanë përhapur pretendimin se emigrantët në shtetin Ohajo po hanë macet dhe qentë e banorëve. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, kjo ka sjellë rreziqe të sigurisë dhe ndasi të mëtejshme në këto zgjedhje ku emigracioni është një temë qendrore e fushatës elektorale.
Policia në Ohajo kontrollon klasat nëpër shkolla dhe vazhdon të ruajnë vigjilencën përreth godinave pas dhjetëra kërcënimeve për dhunë. Këto masa u morën pas pretendimeve false se emigrantët haitianë në qytetin Springfield po hanë kafshët shtëpiake të banorëve.
“Nuk jemi mësuar me një situatë të tillë në shoqërinë amerikane, që haitianët të sulmohen për diçka që nuk e kanë bërë”, thotë pastorja Dor, e Kishës së Parë Evangjeliste Haitiane në qytetin Springfield.
Këto pretendime në internet dhe gjatë fjalimeve elektorale u bënë nga kandidati për president Donald Trump dhe kandidati për nënpresident, senatori i Ohajos, JD Vance. Ish-Presidenti Trump tha se emigrantët haitianë në Springfield po hanë macet dhe qentë e banorëve.
“Mund t’ju them këtë gjë. Do të bëjmë deportime të mëdha nga Springfield, Ohajo. Deportime të mëdha. Do t’i largojmë këta njerëz”, tha ish-Presidenti Trump.
Ndërsa zyrtarët në nivel vendor dhe ata të shtetit të Ohajos thonë se nuk ka raportime të besueshme se dikush po ha kafshët shtëpiake zoti Vance i tha kanalit televiziv NBC News se ka dëgjuar për këtë nga votuesit.
“Nuk i përsëris pasi i kam shpikur vetë. I përsëris pasi votuesit e zonës time po thonë se po ndodhin këto gjëra”, tha zoti Vance.
Mbi 15 mijë emigrantë haitianë kanë ardhur ligjërisht në qytetin Springfield me një popullsi prej 60 mijë banorësh, përgjithësisht për shkak të mundësive për punësim dhe koston e lirë të jetesës. Emigranti Clio Paraison i tha Zërit të Amerikës se për shkak të kësaj situate qëndron më shumë brenda.
“E pashë në internet. Njerëz që flasin për mënyrën sesi haitianët sillen keq. Por qartazi nuk ka asnjë provë. Gjithsesi, unë nuk eci nëpër qytet”, thotë ai.
Rivalja e ish-Presidentit Trump në këto zgjedhje, Nënpresidentja Kamala Harris, thotë se ajo që po ndodh në Springfield është e turpshme.
“Po përdoren burimet e agjencive të zbatimit të ligjit për këtë, për shkak se këto kërcënime serioze po bëhen ndaj një komuniteti, që bënte një jetë produktive, të mirë, përpara kësaj. Dhe me gënjeshtra të bazuara në gojëdhëna të vjetëruara”, tha Nënpresidentja Harris.
Kryetari i bashkisë Springfield, Rob Rue thotë se politikanët që e vendosën këtë qytet në epiqendrën e vëmendjes politike kombëtare, duhet të ndihmojnë për të rikthyer qetësinë.
“Do të dëshironim që ata që ndodhen në skenën kombëtare të mund të sjellin paqen, të zbusin fjalët e tyre dhe të flasin të vërtetën. Këto po kërkon Springfield-i. Na duhet paqe”, tha kryebashkiaku Rue. Ish-Presidenti Trump dhe senatori Vance thonë se do ta vizitojnë qytetin Springfield për të parë nga afër se ç’po ndodh atje./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek mediat sociale për t’u informuar. Siç njofton k...
Varr masiv SERBI- 25 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në...
foto ilustruese GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të paktën 22 persona më 21 s...
FOTO LITUANI- Për gati 40 vjet, kontrabandistët e guximshëm transportonin rreth 40,000 libra në gjuhën lituaneze në vend &cce...
Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve t&eu...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabiaus shpreh se presidenti rus, Vladimir P...
Foto ilustruese TURQI- Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në...
Foto ilustruese KOSOVË- Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, me...
foto ilustruese SHBA- Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe for...