Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

SHBA- Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë.
60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018.
Si guvernator, zoti Walz ka ndjekur një axhendë progresive, që mes të tjerave përfshin masa për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerimin e lejes së paguar për punonjësit e Minesotës.
Ai ka mbrojtur prej kohësh të drejtat riprodhuese të grave, por gjithashtu ka shfaqur edhe prirje konservatore, duke mbrojtur interesat e fermerëve dhe të drejtën për armëmbajtjee.
Ishte vendimi i parë madhor i zonjës Harris si kandidate presidenciale e Partisë Demokrate dhe një hap tjetër në fushatën e saj për të fituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Njoftimi erdhi një ditë pasi zonja Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.
Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të zonjës Harris. Votimi do të certifikohet zyrtarisht në Kuvendin e partisë në Çikago.
Zonja Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore.
Lista e kandidatëve për nënpresident ishte ngushtuar mes Guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i thanë agjencisë Reuters disa burime të hënën.
Nënpresidentja Harris pritet të shfaqet me zotin Waltz në një tubim fushate në Filadelfia të martën në mbrëmje. Vendimi i saj është tregues i mënyrës së saj të të menduarit për strategjinë më të mirë për të fituar në zgjedhjet e nëntorit.
Zoti Walz, 60 vjeç, shërben si guvernator në një shtet që voton vazhdimisht për demokratët, por ka treguar se është i pëlqyer mes votuesve të bardhë, ruralë, të cilët vitet e fundit kanë votuar gjerësisht për zotin Trump.
Ekipi i fushatës së ish-Presidentit Donald Trump dhe aleatët e tij nxituan ta portretizojnë zotin Walz si një majtist, vlerat e të cilit nuk përputhen me ato të amerikanëve të thjeshtë.
Amerikanët zakonisht përqendrohen tek kandidati për president kur zgjedhin se për kë të votojnë, por kandidatët për nënpresident mund të ndihmojnë ose dëmtojnë kandidatët e tyre bazuar në prejardhjen, popullaritetin në shtetin e tyre dhe aftësinë për të ndikuar në zona të rëndësishme elektorale ose tek votuesit e pavarur.
Senatori JD Vance, kandidati për nënpresident i përzgjedhur nga ish-Presidenti Donald Trump, nga shteti i Ohajos, ka shkaktuar reagime me komentet e tij për gratë që nuk kanë fëmijë, mes shqetësimeve se ato do të ndikojnë tek vota e grave. Në tubime fushate këtë javë, ai pritet ta kritikojë zonjën Harris lidhur me ekonominë dhe imigracionin./VOA
ANGLI- Britania u trondit nga dhuna javën e kaluar, teksa turmat brohoritën slogane kundër emigrantëve dhe slogane islamofobike, si dhe u ...
SHBA- Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategji...
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e frikshme është zbuluar në Britani, ku në dyshemenë e një banesë është gjetur ...
FRANCË- Një fëmijë 4 vjeçar ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese, 43 metra lartësi në Fr...
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri të ditur se nuk ka folur me presidentin Joe Biden që kur ai...
Foto ilustruese ANGLI- Në Britani, një ekip kirurgësh ka operuar për here të parë një fëmijë me ndihmën e...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi, ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e instituc...
Foto ilustruese KOSOVË- Sërgjan Gjorgjeviç, 46-vjeçar nga Mitrovica e Veriut, beson se mbyllja e degëve të Postës s&...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. E...
Tim Walz SHBA- Tim Walz, kandidati për zëvendëspresident, i përzgjedhur nga demokratja Kamala Harris, ka bërë reagimin e par&...