BOTA

Kandidati i CDU/CSU për kancelar në Gjermani: Ne duhet të kalojmë nga statusi i një fuqie të mesme të fjetur në një fuqi të mesme udhëheqëse

M.B. Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 08:19

Kandidati i CDU/CSU për kancelar në Gjermani: Ne duhet të

GJERMANIA- Friedrich Merz po përgatitet për një mandat në postin e kancelarit. Në një fjalim mbi politikën e tij të jashtme në Fondacionin Körber, ai prezantoi një program të detajuar të politikës së jashtme dhe të sigurisë për qeverinë që do të drejtonte ai. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Unionit kristiandemokrat konservator (CDU), pretendon - e kështu thuhet edhe në sondazhet e opinionit publik - se ai do të pasojë kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz pas zgjedhjeve parlamentare në 23 shkurt.

Kreu i opozitës e përshkroi situatën botërore si të zymtë. Ne jemi dëshmitarë, sipas fjalëve të tij, jo vetëm të një "kthese epokale" (një term i përdorur nga kancelari Scholz), por të një "transformimi epokash". "Nuk është vetëm sulmi rus ndaj Ukrainës që e dëshmon këtë. Ne jemi dëshmitarë të shembjes së "parimeve të një rendi liberal, të bazuar në rregullat e deritanishme." Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po bashkëpunojnë në një "bosht revizionist, joliberal. Objektivi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina, sepse raketat ndërkontinentale të Koresë së Veriut mund të arrijnë së shpejti në Amerikën e Veriut". tha Merz.

Ministrat duhet të flasin një anglishte funksionale

"Rrallëherë një fushatë zgjedhore për Bundestag është shënuar kaq nga politika e jashtme gjermane dhe e sigurisë sa kjo," vazhdoi Merz, duke theksuar se "qeveria aktuale ka dështuar në politikën e jashtme". Sipas tij, partnerët gjermanë jashtë vendit kanë qenë dëshmitarë kryesisht të konflikteve dhe paqartësive mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane. Ministrat shpesh nuk morën pjesë në mbledhjet e Këshillit të BE-së ose abstenuan nga votimi. Kjo do të ndryshojë nën të. "Për më tepër, nuk do të emëroj askënd si ministër apo sekretar shteti që nuk flet të paktën një anglishte funksionale”, tha Merz.

Në rast të fitores së zgjedhjeve, Merz planifikon të krijojë një këshill të sigurisë kombëtare në zyrën e kancelarit, i cili do të formulojë një strategji të sigurisë kombëtare. Gjithashtu, universiteteve duhet t'u jepen departamentet e duhura. Tema e politikës së jashtme dhe të sigurisë, beson lideri i CDU, është përgjithësisht e nënpërfaqësuar në Gjermani.

Politika zhvillimore në interes të Gjermanisë

Merz sugjeroi se politika e jashtme dhe e sigurisë, por edhe politika e zhvillimit, duhet të jetë e orientuar në të ardhmen drejt interesave gjermane, për shembull drejt promovimit të tregut. Përsa i përket politikës së azilit, duhet të zbatohet si vijon: "Një vend që nuk i merr mbrapsht shtetasit e tij në rast të dëbimit nga Gjermania, nuk mund të marrë më ndihmë zhvillimore në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për vendet që "kanë një qëndrim të dyshimtë ndaj terrorizmit". "

Merz iu referua edhe sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë ku një afgan vrau një fëmijë dhe një burrë, ndërsa plagosi një fëmijë tjetër dhe dy të rritur. Ka afgan ka qenë në listën për dëbim nga Gjermania. Merz tha se në rast të fitores së tij, do të ketë dukshëm më shumë dëbime dhe një "ndalim de facto të hyrjeve" në të gjithë kufijtë për njerëzit pa dokumente të vlefshme udhëtimi, përfshirë edhe ata që kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar mbrojtje. Futja e këtij rregulli do të ishte kusht partitë tjera për futje në koalicion. Partia e tij ka në plan të paraqesë propozime për të shtrënguar politikën e migracionit në Bundestag javën e ardhshme dhe t'i vërë ato në votim. Kritikët vunë në dukje menjëherë se propozimet e Merz bien ndesh me politikën evropiane të azilit dhe nuk janë ligjërisht të zbatueshme sipas ligjit evropian.

Zgjedhja e Trumpit mund të shihet si mundësi

Friedrich Merz sheh hapësirë ​​të madhe për veprim, veçanërisht në politikën evropiane. Zgjedhja e Donald Trumpit nuk është shkak për panik, por një paralajmërim me zë të lartë për evropianët. Mirëpo kjo zgjedhje është dhe një mundësi.

"Ne nuk mund të mbështetemi te të tjerët për të zgjidhur problemet tona. Rruga të çon përmes "tre S-ve" në anglisht: simplification, standardisation, scale". Për shembull, Evropa ka shumë lloje të ndryshme tankesh, ndërsa SHBA-ja ka vetëm një model. Megjithatë, kryetari i CDU-së refuzon në të njëjtën kohë financimin e përbashkët përmes bonove evropiane të mbrojtjes.

Edhe nën Donald Trump, SHBA do të vazhdojë të jetë me rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Evropën. Merz thotë se duhet të përmbahemi nga patronizimi i administratës së re amerikane dhe të eksplorojmë me maturi interesat e përbashkëta. Merz mendon se duhet të shmanget politika e tarifave të mundshme të importit, sepse "një spirale tarifore që do t'i bënte më të varfër evropianët dhe amerikanët".

Merz në vend të kësaj do t'i ofronte Trumpit një axhendë pozitive, duke përfshirë një marrëveshje të tregtisë së lirë, edhe nëse kjo duket joreale për momentin. BE-ja duhet gjithashtu të kërkojë marrëveshje tregtare me vende dhe grupe të tjera vendesh, siç janë vendet Mercosur në Amerikën e Jugut. Marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar në dhjetor 2024 në Uruguaj ende duhet të miratohet nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së.

Sa i përket Ukrainës, Merz po afrohet më shumë me Scholz-in

Sa i përket Ukrainës, kancelari i mundshëm Merz kërkon "paqe në siguri dhe liri" në vend të "nënshtrimit" ndaj Rusisë. Ukraina duhet të "fitojë luftën". Ajo duhet të rifitojë integritetin e saj territorial dhe të zgjedhë lirisht aleancat e saj.

Pavarësisht thirrjes për mbështetje gjermane për Ukrainën, Merz gjithashtu theksoi: "Gjermania nuk duhet të bëhet palë në luftë, kjo përkon plotësisht me atë që thekson vazhdimisht kancelari Olaf Scholz". Por ndërsa Scholz nxjerr përfundimin nga ky pozicion që të përmbahet nga dërgimi i armëve në Ukrainë, për shembull raketave Taurus, Merz ka mbrojtur vazhdimisht dërgimin e tyre, megjithëse ai nuk e përsëriti këtë në fjalimin e tij.

Më pak konflikt, më shumë udhëheqje

Në politikën evropiane, Merz kritikon se qeveria e mëparshme federale ka neglizhuar marrëdhëniet me Francën dhe Poloninë. Ai dëshiron të "riparojë" këto lidhje më të rëndësishme të Gjermanisë në Evropë. Si kancelar, ai fillimisht do të vizitonte këto dy vende.

Nga fjalimi i tij u bë gjithashtu e qartë se Friedrich Merz, si kancelar, do të merrte edhe një herë përgjegjësi më të madhe për politikën e jashtme dhe të sigurisë. "Është detyrë e kancelarit të sigurojë që mosmarrëveshjet brenda kabinetit të zgjidhen brenda dhe vendimet të avokohen së bashku nga jashtë," shtoi ai. Ai po aludonte për mosmarrëveshjet në qeverinë e udhëhequr nga SPD e Scholz me partnerët e koalicionit, të Gjelbrit dhe liberalët nga FDP.

Megjithatë, si kancelar, Merz ka të ngjarë të varet edhe një herë nga një, ndoshta edhe dy partnerë koalicioni për një shumicë në qeveri. Çfarë pozicionesh në politikën e jashtme kanë këta partnerë potencialë është një pyetje tjetër./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan