U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
SARAJEVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk do të lejojë që paqja “e fituar me mund” në këtë shtet të vihet në rrezik.
Në një konferencë për media në Sarajevë, pas takimit me anëtarët e Presidencës trepalëshe, Rutte tha se situata aktuale nuk është sikur më 1992, kur nisi lufta në Bosnje. Vizita e Ruttes u zhvillua në kohën kur autoritetet e Republikës Sërpska, duke kërcënuar me shkëputje, kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti.
“Kam dëgjuar shqetësime për situatën e sigurisë. Le të jemi të qartë, kjo situatë nuk është si më 1992 dhe ne nuk do të lejojmë që të krijohet një vakum i sigurisë. Komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe është i angazhuar për të vazhduar mbështetjen tonë të fuqishme, përfshirë përmes EUROF-it”, tha Rutte.
Rutte tha se NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, që tha se është thelbi i paqes në Bosnje.
“Retorika nxitëse dhe veprimet janë të rrezikshme. Ato paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe të sigurisë”, tha Rutte.
Ai tha se çdo veprim që e minon Dejtonin, rendin kushtetues dhe institucionet shtetërore, por edhe retorika nxitëse, “janë të papranueshme”.
Rutte tha se këtë situatë duhet ta zgjidhin vetë udhëheqësit e Bosnjës, duke iu drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe, teksa theksoi se nga “i gjithë rajoni do të përfitojë nga pajtimi dhe paqja e qëndrueshme në Bosnje”.
Shefi i NATO-s nisi vizitën në Bosnje është me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës – Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq.
Gjatë konferencës së përbashkët për media, kryesuesja e presidencës, Zhelka Cvijanoviq, tha se për të dhe përfaqësuesit politikë të entitetit serb nuk është i diskutueshëm integriteti territorial dhe ruajtja e multietnicitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe bashkëpunimi me NATO-n, por që ata kundërshtojnë anëtarësimin në këtë aleancë ushtarako-politike.
“Kolegët e mi mendojnë se është normale që një i huaj të imponojë ligje, unë nuk mendoj se është normale që dikush, bazuar në Konferencën e Bonit, të krijojë një kaos të tillë. Në Republikën Sërpska ekziston bindja se kjo shtet është privatizuar në favor të një grupi dhe në dëm të dy të tjerëve përmes spekulimeve të ndryshme”, tha ajo.
Cvijanovq mirëpriti praninë e shtuar të EUFOR-it dhe NATO-s në Bosnje dhe tha se beson se kjo është e mirë për të gjithë “për shkak të kërcënimeve të ndryshme verbale që kemi pasur mundësinë të dëgjojmë”.
“[Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian] Schmidt nuk mund ta shpëtojë Bosnjën, por Republika Sërpska dhe Federata e Bosnjës mund ta bëjnë këtë dhe mendoj se duhet të punojmë për këtë, të arrijmë marrëveshje dhe të jetojmë një jetë normale dhe demokratike”, tha ajo.
Anëtari i Presidencës, Denis Beqiroviq tha se është e rëndësishme që Rutte tha se NATO-ja nuk do të lejojë një vakum të sigurisë dhe mbështet përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Schmidt.
“Këto janë momentet më të vështira që nga viti 1995 e deri më sot. Kemi pasur një sulm brutal ndaj Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës. Destabilizimi i rrezikshëm duhet të ndalet. E vetmja që do të përfitonte nga destabilizimi është Moska”, tha ai.
Anëtari i tretë i Presidencës, Zhellko Komshiq, deklaroi se çdo gjë që ka dëgjuar në takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ai do ta nënshkruante menjëherë.
Sipas tij, përgjegjësia për Bosnjën “do të mbetet mbi ne” dhe se detyra e tyre është që “kryesisht të sjellim lajme të mira për qytetarët e Bosnjes.”
“Një çështje që askush nuk e përmend është nevoja që Bosnja të ndajë më shumë fonde për sektorin e mbrojtjes, duke qenë se flasim për dëshirën për t'u bërë anëtare e NATO-s. Shuma e parashikuar në buxhetin që miratojmë sot nuk është as afër 2 të GDP-së”, tha Komshiq.
Përveç takimit me anëtarët e Presidencës, Rutte do të zhvillojë një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krishto.
Pasdite pritet që Rutte t'u drejtohet studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po viziton në Bosnjë dhe Hercegovinë pas miratimit të ligjeve antikushtetuese në entitetin Republika Sërpska të Bosnje dhe Hercegovinës.
Më herët, Kuvendi i RS-së ka miratuar një ligj për ndalimin e veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) të BeH-së, Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë një masë të përkohshme dhe ka pezulluar zbatimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi Popullor i RS-së më 27 shkurt, një ditë pasi presidenti i RS-së, Millorad Dodik, u dënua nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit. Ky është dënim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.
Ai u shpall fajtor për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt i kishte anuluar më herët, me të cilat ishte synuar pengimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.
NATO-ja ka përsëritur disa herë se kjo organizatë ushtarako-politike mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe se nuk do të lejojë një vakum sigurie apo rrezikim të paqes së fituar me vështirësi.
Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë njoftuan më 7 mars se do të rrisin përkohësisht numrin e trupave të tyre si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend./REL
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar ditën e sotme se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USA...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dal&eum...
Personi i ngjitur në urë LONDËR- Ura ikonë "Tower Bridge" e Londrës është mbyllur ditën e sotme për ...
Pamje nga vendngjarja ANGLI- Autoritetet britanike janë alarmuar pasi një cisternë dhe një anije mallrash u pë...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është "seriozisht e lëkun...
SHBA- Platforma e rrjeteve sociale "X" është rikthyer pas një ndërprerjeje të shkurtër. Ende nuk dihet arsyeja se p&eu...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQ...
KORE- Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Koresë së Jugut. Gjuajt...
BOSNJE- Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan. Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, nesë...
glauk konjufca KOSOVË- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverin&e...