Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

BOSNJE- Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan. Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, nesër ai qëndron në Kosovë. Para vizitës Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën (11.03) pritet të vizitojë Kosovën, ndërsa gjatë ditës së hënë (10.03) ai qëndron në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo është vizita e parë e Mark Rutte-s në Kosovë që nga marrja e postit të shefit të NATO-s.
Sipas njoftimit të Aleancës, Mark Rutte, gjatë kësaj vizite në Bosnjë dhe Kosovë, shoqërohet nga zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, si dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Para kësaj vizite, shefi i NATO-s ka deklaruar se "stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është çështje e rëndësishme”, duke shtuar se "nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Aleancën Veri-Atlantike, NATO”.
Vizita e Ruttes në kohë tensionesh në Bosnje-Hercegovinë
Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Mark Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, kryetarin e Këshillit të Ministrave, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin në detyrë të Sigurisë. Vizita e shefit të NATO-s në Bosnjë zhvillohet në një periudhë tensioni në këtë shtet, pasi presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, më 5 mars nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës. Me këto ligje ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.
Pas Bosnjë-Hercegovinës, shefi i NATO-s, Mark Rutte, viziton Kosovën. Në Prishtinë, sipas njoftimit nga zyra e tij, ai do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Rutte do të takojë gjithashtu shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, shefin e misionit EULEX, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Barbano, shefen e UNMIK-ut dhe atë të misionit të OSBE-së.
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, i cili shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, ndodh vetëm pak ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve dhe në pritje të krijimit të qeverisë së re të vendit./DW
glauk konjufca KOSOVË- Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverin&e...
GJERMANI- Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të paktën dhjetë aer...
KOSOVË- Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së...
KANADA- Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielë...
SHBA- Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starlink, t&e...
foto ilustruese SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është gati të ecë përpara me kërkesën ...
UKRAINË- Ukraina ka marrë ndihma në vlerë prej 287 miliardë dollarësh që nga janari i vitit 2022, kur Shtetet e Bashkuara t...
ARGJENTINË- 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1200 qytetarë janë detyruar të qëndrojnë larg shtëpive t&...
Në Shqipëri roli i grave në bujqësi ka një ndikim të rëndësishëm. Afro 40% e grave të punësuara në...
RUMANI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin George...