Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër. Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe. Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, tha një zëdhënës i KFOR-it për Radion Evropa e Lirë.
KFOR përsëriti qëndrimin se nuk do të ngurrojë që të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ndërkaq, ditëve të fundit autoritetet në Kosovë janë duke u bërë inspektime për hapjen e urës.
Një inspektim teknik për fuqinë mbajtëse të urës ishte paraparë edhe me marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi, si hap që duhet kryer para hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve. Vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.
KFOR më herët ka thënë se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. Përveç faktorit ndërkombëtar, edhe serbët lokalë dhe zyrtarët në Serbi janë deklaruar kundër hapjes së urës kryesore mbi Ibër./ REL
Sulmi RUSIA- Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermark...
JOPONI- Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një ditë pasi q...
KOSOVË- Në Parkun Kombëtar të Sharrit janë lokalizuar vatrat e zjarrit. Drejtori i këtij parku, Bashkim Kafexholli, tha të ...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator në televizionin ABC, në përballjen e tyre...
KRUSK- Rusia po zhvendos përforcime në rajonin e Kurskut. Agjencitë e lajmeve Ria-Novosti dhe Tass raportojnë se sisteme të shum...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Spartë të Greqisë, ku një baba i dy fëm...
vjosa osmani KOSOVË- Shërbimet në Aeroportin e Shkupit, përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në...
pamje nga ngjarja TURQI- Një autobus u përplas me shtyllën e një mbikalimi ure pranë Ankarasë herët të premten...
foto nga perballja SHBA- Disa pamje të sapo publikuara nga kamerat e trupit tregojnë momentin kur një oficer policie ngjitet në ç...
vladimir putin RUSI- Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i Federatës Ruse. Në fund të vitit 19...