Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të martën se është thelbësore që të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione ndërsa ritheksoi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duhet të merret në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Këto deklarata u bënë nëpërmjet një komunikate për shtyp të misionit të KFOR-it, pak kohë pas takimit ndërmjet komandantit të KFOR-it Özkan Ulutaş dhe kryeministrit Albin Kurti, ku është diskutuar edhe për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në komunikatën e forcave paqeruajtëse.
KFOR-i përsëriti qëndrimin se mban një prani të trupave të tij në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth.
“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve dhe për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në komunikatën e misionit të KFOR-it.
Qeveria e Kosovës në një komunikatë për shtyp tha se vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër është i drejtë, i nevojshëm dhe i dobishëm.
Komunikata e qeverisë thekson se kryeministri Albin Kurti e ka njoftuar komandantin e KFOR-it Özkan Ulutaş “mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe rezultatet nga raporti preliminar i vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të dorëzuar nga operatori ekonomik tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.
Komunikata e qeverisë citon kryeministrin Albin Kurti të ketë thënë se është i bindur se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit, paqja dhe siguria janë të gjitha të mundura bashkë dhe të duhura.
Autoritetet në Kosovë thanë të martën se kanë marrë raportin teknik mbi qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër, si përgatitje për hapjen e saj për lëvizjen e makinave.
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi tha se sipas raportit ura mbi lumin Ibër është e qëndrueshme dhe funksionale.
“Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvizuar se raporti është paraprak.
Synimet për hapjen e urës kundërshtohen nga pjesëtarët e komunitetit serb ndërsa nxitën kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian tha të martën se planifikon që statusin e urës mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, të vendosë në takimin e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Çështja e urës, siç e dini, kjo është pjesë e çështjes së dialogut, pavarësisht faktit që qeveria e Kosovës vepron në të kundërtën”, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian Nabila Massrali, gjatë një konference për shtyp për gazetarët në Bruksel.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ndërkaq se mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.REL
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e urës mbi Ibër. Sipas tij kjo ësht&...
Shkup SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare të pushtetit dhe ato në opozitë po e shënojnë 23 vjetorin e ...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të planifikimit apo përgatitjes së sulmit të...
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet s...
Foto ilustruese EUROPË- Pjesa më e madhe e Europës është duke u ‘pjekur’ gjatë ditëve të fundit, nd&eum...
Ura e Ibrit KOSOVË- Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmishi, tha të martën se, sipas një rapor...
Foto ilustruese SHBA- Autokracitë në mbarë botën gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë kundër shoqëri...
Trump SHBA- Intervista e kandidatit republikan për president Donald Trump me sipërmarrësin miliarder Elon Musk u krye më në fund n...
SHBA- Të paktën tre mediave amerikane iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump, përfshi...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump kaloi rreth dy orë të hënën mbrëma duke folur me Elon Musk në X, duke komentuar tema të n...