BOTA

Në Shkup shënohet 23-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

n.f Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 22:47
Në Shkup shënohet 23-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Shkup

SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare të pushtetit dhe ato në opozitë po e shënojnë 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit të ndara dhe me akuza ndaj njëra tjetrës për mënyrën e zbatimit të saj. Në të vërtetë, marrëveshja që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake e policore maqedonase dhe solli paqen e brishtë në vitin 2001, duhej zbatuar deri në vitin 2004, por edhe pas 23 vjetësh nga nënshkrimi i saj, ende ka ankesa se ky dokument nuk po zë vend në praktikë në të gjitha fushat.


Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili atë kohë ishte drejtues politik dhe ushtarak i ish-Ushtrisë Çlitimtare Kombëtare dhe bashkërendonte qëndrimet me drejtuesit politikë shqiptarë në bisedime, sot ka përshtypjen se pushteti po heq dorë nga Marrëveshja e Ohrit, për shkak të heqjes së atij që njihet si balansues dhe që synonte sistemimin e nëpunësve në adminstratën shtetërore sipas përkatësisë etnike në bazë të përqindjes së popullatës dhe për shkak të emërimit për ministër të Marrëdhënieve me Komunitetet të një pjesëtari të komunitetit serb i dyshuar për afërsinë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe me shërbimet inteligjente serbe e ruse:

“Prandaj, ne jemi dalëzotës të dinjitetit tonë kombëtar dhe të shtetformimit të mirëfilltë të Republikës tonë që ne nuk shohim të ardhme diku tjetër, sepse nuk jemi të dyndur dhe të ardhur nga ndonjë vend i largët, por vijmë gjysh-pas-gjyshi, bashkë me diellin në këto hapësira. Fatet e këtij vendi i ndajmë bashkë me komunitetin maqedonas, dhe bashkë do të jemi më të fortë”, u shpreh zoti Ahmeti.

Fronti Evropian, ku bën pjesë edhe krahu i Aleancës për Shqiptarët i zotit Ziadin Sela, vlerëson se në vend po bëhen përpjekje për rrënimin e paqes që e arriti Marrëveshja e Ohrit:

“Ne do të mbrojmë atë që quhet paqe; ne do të mbrojmë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes kornizë të Ohrit, por në të njejtën kohë ne do të veprojmë sipas një ndër postulateve kryesore që Marrëveshja e Ohrit ka. Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje që u bë për të drejtën, dinjitetin, lirinë dhe barazinë e qytetarëve”, theksoi zoti Sela.

Fronti Evropian tash me kalimin në opozitë, synon ndryshimin e sistemit shtetëror dhe bërjen sipas modelit të Belgjikës, Irlandës Veriore dhe Zvicrës. Partitë e Frontit Evropian me BDI-në në krye nuk pranuan të bëheshin pjesë e shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje të organizuar nga qeveria.

Kryeministri Hristijan Mickovski në të kaluarën nuk ka theksuar ndonjë mbështetje për këtë Marrëveshje, por sot tha se gjërat duhet shikuar me një dozë objektiviteti dhe duhet parë kontributin që ka sjellë marrëveshja:

“Duhet të jemi të drejtë dhe të themi se miratimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në atë kohë nuk i bëri të lumtur plotësisht asnjërën prej palëve nënshkruese, por marrëveshja e solli atë që në ato momente ishte më e kërkuar dhe kjo ishte paqja”, tha ai. “Nga ky aspekt, ky shtet është atdhe i përbashkët i të gjithëve dhe partiotizmi i përbashkët do të thotë ndërtimi i jetës nën një kulm të njejtë dhe luftë për një jetesë më të mirë nën qiellin e njejtë”, u shpreh kryeministri maqedonas.

Izet Mexhiti, zëvendës-kryeministër i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut thotë se kjo qeveri ka kapacitet dhe besim për ruajtjen e paqes në të gjithë vendin, për ngritjen e standardeve të qytetarëve dhe përfshirjen dhe integrimin e tyre.

“Nuk është vetëm në fjalë por edhe në veprim. Dua ta faleminderoj publikisht kryeministrin dhe qeverinë e re që 1 miliardë euro do të ndajë për komunat, për decentralizimin e cila është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”, tha zoti Mexhiti.

Marrëveshja e Ohrit qe nënshkruar dhe nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, ambasadori James Pardew si i dërguar i Shteteve të Bashkuara dhe François Leotard, i dërguar i Bashkimit Evropian. Edhe tre nga drejtuesit politik në Maqedoninë e Veriut të përfshirë në arritjen e këtij dokumenti paqësor Arbën Xhaferi, Imer Imeri dhe Boris Trajkovski nuk jetojnë më, ndërsa Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski nuk janë aktivë në politikë.

Megjithatë, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në veçanti vazhdojnë ta shikojnë komunitetin ndërkombëtar si garantuesin kryesor të realizimit të marrëveshjes./VOA

marreveshja e ohrit shkup

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan