Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
KORE E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do të zbatojë politikën “më të ashpër” kundër Shteteve të Bashkuara. Këto deklarata vijnë më pak se një muaj para se Donald Trump të marrë postin e presidentit të SHBA-së. Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë rrit mundësitë për diplomaci të profilit të lartë me Korenë e Veriut. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump ishte takuar tri herë me Kimin për bisedime mbi programin bërthamor të Veriut.
Shumë ekspertë, megjithatë, kanë thënë se një rinisje e shpejt e takimeve mes Trumpit dhe Kimit ka pak gjasa të ndodhë, pasi Trumpi fillimisht do të fokusohet në konfliktet në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Mbështetja e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës po ashtu përbën një sfidë në përpjekjet për të ringjallur diplomacinë, thanë ekspertët.
Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Partia e Punëtorëve, Kim e quajti SHBA-në “shtetin më reaksionar që e konsideron antikomunizmin si politikën të tij të pandryshueshme shtetërore”. Kim tha se partneriteti i sigurisë mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë po zgjerohet në një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”.
“Ky realitet tregon qartazi se në cilin drejtim duhet të shkojmë, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të veprojmë”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.
Kjo media tha se Kimi gjatë fjalimit “qartësoi strategjinë më të ashpër antiamerikane. Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive” nga Koreja e Veriut për interesat dhe sigurinë e saj afatgjatë kombëtare.
Raportimi nuk dha detaje mbi këtë strategji kundër SHBA-së. Por, u tha se Kim ka vendosur që të forcohen aftësitë ushtarake të shtetit përmes përparimeve në teknologjinë e mbrojtjes dhe ka kërkuar që të përmirësohet qëndrueshmëria mendore e ushtarëve verikoreanë.
Takimet e mëhershme mes Trumpit dhe Kimit jo vetëm që u dhanë fund retorikës së ashpër dhe kërcënimeve për shkatërrim, por dy udhëheqësit krijuan edhe lidhje personale. Megjithatë, bisedimet kolapsuan më 2019 dhe SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Veriut.
Që atëherë, Koreja e Veriut ka përshpejtuar ritmin e testimit të armëve dhe ka intensifikuar prodhimin e raketave bërthamore për të shënjestruar SHBA-në dhe aleatët e saj. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë përgjigjur duke zgjeruar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake dhe në to është përfshirë edhe Japonia. Veriu i ka parë këto stërvitje si përgatitje për pushtim./ REL
Kanada KANADA- Një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar "Halifax" n&e...
Foto MEKSIKË- 15 trupa janë gjetur në varre sekrete në Chiapas, një shtet juglindor meksikan i cili është nën...
Foto ilustruese KROACI- Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviç, po prin sipas sondazhev...
foto nga koreja e jugut KOREJA E JUGUT- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit me 181 pasagjerë në aeroportin e Muan në Koren&...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi nj&eu...
presidenti GJEORGJI- Mikheil Kavelashvili, një kritik i linjës së ashpër të Perëndimit, u betua sot si president i Gjeo...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti në aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritu...
foto ilustruese KOSOVË- Një avion me 155 persona në bord i nisur nga Hamburgu për në Prishtinë ka bërë ulje emergj...
pamje nga aksidenti KOREJA E JUGUT- Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergj...
foto KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të një aeropl...