Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje aleancës që të mos krijojë “kaos” në Azi. Deklarata e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme u bë një ditë pasi NATO e cilësoi Kinën si një shtet që po mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi Lin Jian, në një konferencë për shtypin tha: “Të bësh Kinën përgjegjëse për çështjen e Ukrainës është e paarsyeshme dhe ka motive të liga”. Ai tha se Kina ka një qëndrim të drejtë dhe objektiv për çështjen e Ukrainës.
Kina, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Tregtia e saj me Rusinë është rritur, të paktën pjesërisht duke kompensuar atë që është ndikuar nga sanksionet perëndimore.
NATO, në një komunikatë të publikuar gjatë takimit të nivelit të lartë në Uashington, tha se Kina është bërë një nxitës i luftës përmes “partneritetit pa kufij” me Rusinë dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për industrinë e mbrojtjes së Rusisë.
Lin tha se tregtia e Kinës me Rusinë është legjitime dhe e arsyeshme dhe e bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ai tha se “e ashtuquajtura siguri” e NATO-s bëhet në dëm të sigurisë së vendeve të tjera. Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s përbënte një kërcënim për Moskën.
Kina ka shprehur shqetësim për marrëdhëniet e reja të NATO-s me vendet në rajon. Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut dërguan udhëheqësit ose zëvendësit e tyre në takimin e NATO-s që po mbahet në Uashington.
“Kina i kërkon NATO-s që të ndalojë ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kinës dhe njollosjen e imazhit të vendit dhe të mos krijojë kaos në Azi-Paqësor pas krijimit të trazirave në Evropë”, tha zoti Lin.
Trupa kineze janë dërguar në Bjellorusi këtë javë për stërvitje të përbashkëta, pranë kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO-s. Stërvitjet janë të parat me Bjellorusinë, aleat i Rusisë. Lin e cilësoi stërvitjen e përbashkët si shkëmbim dhe bashkëpunim normal ushtarak që nuk drejtohet kundër ndonjë vendi të caktuar./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo p...
Foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forc...
Foto ilustruese FRANKFURT- Gjurmuesi i faqes së internetit Indeed ka arritur në vlerën 4.2%, nga 3.5%. Rritja e pagave në Eurozonë...
pamje nga ngjarja FRANCË- Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flak&...
pamje nga ngjarja SHBA- Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Miami në Newark humbi kontrollin ...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë takimit në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Joe Biden. 10 korrik 2024. SHBA- Presidenti ameri...
Foto ilustruese TAJVAN- Tajvani tha se po shikon nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajon...
Joe Biden SHBA- Fushata e Presidentit Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë po përballet me penges...
Samiti SHBA- Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliever Vá...