Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
PERU- Porti Chancay i ndërtuar nga kinezët në Peru, mund të bëhet pika kryesore e kalimit të mallrave nga Azia. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Adriana Nunez Rabascall, banorët vendas dhe analistët e sigurisë thonë se të mirat ekonomike vijnë me një çmim.
Në vetëm pak vite, gjiri detar është bërë i panjohur për Miriam Arcen-in.
“Ky nuk është më gji. Është mbuluar i tëri. Është i gjymtuar”, tregon ajo.
Arce ka jetuar pranë portit Chancay gjatë gjithë jetës së saj. Ajo thotë se ndërtimi i portit po dëmton mjedisin dhe 20 mijë familjet që jetojnë aty pranë, pasi mbetjet nga ndërtimi i portit po përfundojnë në oqean.
“Peshkimi vazhdon të zhduket. Vendi ku po ndërtohet porti është vendi ku riprodhohen peshqit”, thotë zonja Arce.
Ndërtimi i këtij porti masiv në qytetin Chancay, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit të Perusë, Lima, pritet të mbarojë brenda fundit të këtij viti. Objektivi është që përmes tij të kalojnë mallrat nga Azia drejt Amerikës së Jugut.
Firma kineze Cosco Shipping zotëron 60% të portit me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Pjesa tjetër është në pronësi të një kompanie peruane.
“Do të konsolidojë rolin kryesues të Kinës për tregtinë në Amerikën Latine dhe do të forcojë marrëdhënien ekzistuese tregtare. Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara që në vitin 2015 si partnere kryesore e Perusë për tregtinë”, thotë ekonomisti Pedro Maldonado.
Interesimi i Kinës për Perunë buron kryesisht nga mineralet dhe pasuritë e tjera natyrore të këtij vendi.
“Nga 60 miliardë dollarë mallra që eksportohen drejt vendeve të tjera, 20 miliardë shkojnë në Kinë. Shumica e eksporteve janë minerale, si bakri”, thotë zoti Maldonado.
Firma kineze Cosco Shipping thotë se porti do të ulë kostot si dhe kohën për tranzitin e mallrave nga 30 në 20 ditë.
Në një intervistë në janar, zëdhënësi i kompanisë, Mario de las Casas, tha se porti mund të përballojë deri në 1 milion anije transporti në vit.
“Peruja është vend kryesues për prodhimet bujqësore, por nuk ka kapacitetet për t’i dërguar në Azi. Shpresojmë se deri në fund të vitit 2024, ky port do ta ofrojë këtë mundësi”, tha zoti de las Casas.
Kina mund të ketë edhe ambicie të tjera me këtë port të ri, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Euclides Tapia.
“Nuk ka asnjë dyshim, asnjë diskutim, që ky port do të përmbushë një funksion ushtarak, pasi marina kineze është e përfshirë në ndërtimin e portit”, thotë profesor Tapia.
Ai thotë se Kina do të përpiqet gjithashtu të konsolidojë influencën e saj në Amerikën Latine duke investuar në linjat kryesore tregtare.
“Do të krijohet një lidhje shumë e ngushtë mes Kinës dhe Amerikës Latine, siç po veprojnë në kontinentet e tjera, si Afrika apo Azia Juglindore. Është i njëjti skenar: kontroll ekonomik dhe influencë ushtarake”, thotë profesor Tapia.
Firma kineze Cosco Shipping nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për koment të Zërit të Amerikës.
Zyrtarët peruanë i dhanë firmës kineze Cosco të drejtat ekskluzive për operimin e këtij porti të ardhshëm gjigand. Më pas, ata thanë se nuk e kanë autoritetin ligjor për t’ia dhënë këtë ekskluzivitet kompanisë kineze. Ndërsa mosmarrëveshja vazhdon, po ashtu ka vazhduar edhe ndërtimi... dhe banorët shohin panoramën që ndryshon.
Marre nga VOA
Foto ilustruese EUROPË- Numri i rasteve të fruthit në Evropë vazhdon të rritet dhe mund të kalojë numrin tashm...
foto ilustruese GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e presidentes së vendit, Salome Zurabishvili, ndaj ...
pamje nga operacioni GREQI- Një tjetër sasi kokaine është kapur nga autoritetet greke në portin e Pireut. 46 kilogramë kokai...
Milihate Cokli KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Mili...
foto nga vendngjarja FRANCË- Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të vazhdojë procesin e negociatave për Ukrain&eum...
SHBA- Një miliarder nga Ohaio po planifikon një ekspeditë në thellësitë e Titanikut, duke synuar të rivendosë bes...
Papa Françesku Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homo...
foto ilustruese Ish-kreu i Mossad, shërbimi i sigurisë izraelite, dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Netanyahut, Yossi Cohen, organizo...
RUSI- Autoritetet ruse kanë thënë se kanë nisur një hetim për një përleshje masive në rrugë dhe shkëmbi...