Përplasi pesë makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...

49-vjeçari Klodian Lekocaj alias Klod Cara, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ai vazhdon i patrazuar të kryejë krime. Së fundmi, ai ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos.
Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek.
Në deklaratën me shkrim, Lekocaj thotë: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni”.
Ndërkohë policia ka kryer një operacion në burgut ku ndodhet Lekocaj dhe ka zbuluar se ai qëndronte pas një rrjeti të futjes së drogës nëpër qeli. 49 vjeçari Lekocaj dhe tre të tjerë të moshës 27, 23 dhe 20 vjeç, nga të cilët njëri tashmë është i burgosur në Qendrën e Paraburgimit, u arrestuan ndërsa dosja e ngritur kundër tyre përfshin edhe një person tjetër. Nga hetimi rezulton se Klodian Lekocaj, duke vepruar si organizator dhe drejtues i aktiviteteve të organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen e furnizuesve, organizimin e transportit, importimit dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës brenda Qendrës së Paraburgimit, si dhe menaxhimin e fitimeve nga blerja dhe shitja e drogës.
Kush është Klodian Lekocaj
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç, është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i “Mafies së Burgjeve”.
Ai ka thënë për mediat se e konsideron veten “të pafajshëm” e “të përdorur”.
Nga faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka “lidhur fije” te grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë.
I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjec dhe Andi Beqiri 23 vjec.
Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022.
Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, per shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Klodi në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtëpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.
Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi. Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.
Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.
Në maj 2025 Lekocaj mori peng dy gardianë të burgut të Koridhalos përmes një thike, duke u marrë celesat, radiot dhe telefonat celularë. Ai filloi të lëvizte drejt një sektori tjetër të burgut bashkë me 7 egjyptianë, me qëllim futjen në repartin 3, ku dyshohet se do tentonte vrasjen e një shqiptari. Ndërhyrja e forcave të tjëra ndihmoi në neutralizimin e të burgosurve.
Disa ditë më pas, policia ushtroi kontroll në qelinë e Lekocaj dhe disa të dënuarve të tjerë duke gjetur sende të paligjshme si celularë, thika e kokainë.
dekja e Jeffrey Epstein në vitin 2019 vazhdon të nxisë debate dhe diskutime në të gjithë botën. Ndërsa...
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpër...
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione të qëndrueshme, disajavore, kundër Iranit nëse Presidenti Donald Trump urdhëro...
Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës kanë bërë zb...
Kujtimet e viktimave të Jeffrey Epstein, të regjistruara në ditarë personalë, mesazhe private dhe intervista konfidenciale ligjo...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha Konferencës së Sigurisë në Mynih të shtunën se asnj&eum...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një zjarri që përfshi...
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti francez Emmanuel Macron hodhi poshtë akuzat se Evropa po kalbet dhe mbrojti p...
Venezuela mori më shumë se gjashtë ton furnizime mjekësore nga Shtetet e Bashkuara të premten (13 shkurt), thanë zyrtarët. D...
Shefja e stafit të Presidentit Donald Trump, Susie Wiles, reagoi pas një shkrimi të Daily Mail që theksonte se Richard Grenell ishte larguar...