BOTA

Samiti i NATO-s, shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samit

n.f Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 08:33
Samiti i NATO-s,  shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi
Biden

SHBA- Samiti i NATO-s në Uashington duhej të ishte festa e madhe e 75-vjetorit të aleancës. Por shqetësimet për shëndetin e Joe Biden u vunë në qendër të samitit, edhe pse asnjë nga të pranishmit nuk foli publikisht për këtë.

Shtetet e Bashkuara mikpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainësvazhdojnë ta mbajnë aleancën euro-atlantike në gatishmëri të lartë, ishte lideri i vendit mikpritës, SHBA në një pozitë të pasigurt e të vështirë këto ditë.

Që nga performanca katastrofike në debatin kundër kandidatit të mundshëm republikan për president Donald Trump, presidenti Joe Biden është përballur me zëra në rritje nga brenda partisë  për të tërhequr kandidaturën e tij për katër vitet e ardhshme. Megjithëse vetë Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë nëntor, pasiguria që rrethon udhëheqjen e SHBA-së u ndje edhe mes anëtarëve të NATO-s në samitin në Uashington, thanë ekspertët, veçanërisht pasi Trump nuk shihet si një burim stabiliteti për aleancën.

"Njëri kandidat presidencial shpreh dyshime të mëdha për vlerën e aleancës për amerikanët. Kurse tjetri përballet me dyshime në partinë e tij se sa i vlefshëm është si kandidat", tha Richard Fontaine, drejtori ekzekutiv i Qendrës për një Siguri të Re Amerikane (CNAS), një institut i pavarur amerikan i fokusuar në politikën e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes. "Aleatët vijnë në Uashington jo vetëm për të theksuar angazhimin ndaj Ukrainës, por janë të shqetësuar edhe për zhvillimet politike në partnerin më të rëndësishëm të aleancës."

Publikisht, ata që morën pjesë në samit nuk shprehën asnjë dyshim për aftësinë e Biden për të bërë punën e tij dhe për të kandiduar përsëri në nëntor. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha para se të nisej për në Uashington se nuk ishte i shqetësuar për shëndetin e Biden."Nga shumë biseda që kam pasur me presidentin amerikan, e di se ai e ka përgatitur këtë samit shumë mirë dhe shumë saktë, së bashku me ne”, u tha Scholz gazetarëve të martën.

Kurse Christoph Heusgen, një diplomat i lartë gjerman, kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut që nga viti 2022, i tha DW në Uashington se pyetjet që vërtiteshin rreth përshtatshmërisë së Biden për detyrën ishin një "diskutim i pafat"."Bota ia mban sytë nga SHBA dhe nuk është e dobishme që të ketë një debat si ky tani. Ne kemi nevojë për një  SHBA lidere të fortë," tha Heusgen të enjten. "Shpresoj se ky diskutim do të përfundojë së shpejti."

Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha gazetarëve se nuk do të komentonte mbi shëndetin e presidentit amerikan. "Një nga arsyet pse NATO është e suksesshme është se ne kemi qëndruar gjithmonë jashtë çështjeve të brendshme politike," tha ai në një konferencë shtypi të para samitit në Bruksel.

Megjithatë nuk mund të mohohet se ka pasur shqetësime në prapaskenë. "Privatisht, liderët e kanë vrarë mendjen" për gjendjen shëndetësore të Bidenit, tha për DW, Cathryn Clüver Ashbrook, eksperte transatlantike në Fondacionin gjerman Bertelsmann. Ajo tha se anëtarët e NATO-s nuk mund të mbështeten vetëm në "shpresën dhe optimizmin" se Biden do mund të jetë i aftë për punën dhe do të mundë Trump. Ata duan të jenë të përgatitur pa marrë parasysh se kush do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Një shenjë e kësaj përgatitjeje: Anëtarët e disa delegacioneve të NATO-s u takuan me ish-zyrtarë të administratës Trump dhe republikanë të afërt me Trump ndërsa ishin në qytet për samitin e NATO-s.

Në një artikull të revistës amerikane "Politico" citohen disa diplomatë dhe pjesëmarrës të samitit të NATO-s, të cilët shprehën shqetësimin për shëndetin e Biden. Por gjithashtu edhe zhgënjimin, se diskutimi i vazhdueshëm për presidentin e SHBA-së e zbehu atë që supozohej të ishte një samit festiv për anëtarët e aleancës. Megjithatë, shumica e tyre u cituan në mënyrë anonime.

Fjalimi hapës i Bidenit bindës

Prandaj Fjalimi hapës i Biden të martën u ndoq nga afër dhe reagimet ishin kryesisht pozitive. Politico e quajti atë "të fortë", ndërsa BBC iu referua fjalimit si "fjalë të shkurtra, por të shprehura me forcë". Ekspertja Clüver Ashbrook theksoi, se presidenti e përballoi mirë hapjen e samitit në auditoriumin Mellon, ku u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut në 1949.

"Biden ka dëshmuar gjithmonë se është i fortë në skenën ndërkombëtare”, tha Clüver Ashbrook për DW. "Ai dukej se kishte rifituar pak nga energjia e tij. Sigurisht, lexonte nga një teleprompter, por ai gjithsesi arriti të theksonte fort pikat e tij kryesore."

Biden dhe Trump: dy qëndrime shumë të ndryshme për NATO-n

Ndoshta Biden ishte me energji nga fakti, se mund të shpallte planet e NATO-s për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së ka qenë gjithmonë një mbështetës i fortë i Ukrainës, duke kërkuar paketa ndihme kur Kongresi hezitonte. Ai gjithashtu beson fort në rëndësinë e NATO-s dhe rolit të SHBA-së në të "Një shumicë dërrmuese e amerikanëve e kuptojnë se NATO na bën të gjithëve më të sigurt," tha ai, duke e quajtur mbështetjen për aleancën një "detyrim të shenjtë".

Trump, nga ana tjetër, ka thënë në të kaluarën se nën udhëheqjen e tij, SHBA nuk do të mbronte aleatët e NATO-s nga sulmet ruse nëse ata nuk do të shpenzojnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Ndërkohë ai e ka relativizuar këtë deklaratë paksa, por ende është e paqartë se çfarë do të sjellë një presidencë tjetër e Trump për aleatët e NATO-s të SHBA-së. "Një gjë është e qartë nga koha kur Presidenti Trump ishte në detyrë, dhe kjo është se nuk mund të llogarisni se çfarë bën ai”, konkludon Heusgen. "Ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi tek vetja."/ DW

biden samiti i nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan