Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
KOSOVË- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Kopaonik të Serbisë, për të biseduar për gjendjen e sigurisë rajonale. Në një njoftim për media, misioni paqeruajtës në Kosovë tha se ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Utulashit me homologët e vet ushtarakë.
“Gjeneralmajor Utulash dhe gjenerali Mojsilloviq ndanë qëndrimet e tyre për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe për aktivitetet bashkëpunuese, përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se në takimi u mbajt me ftesë të Mojsilloviqit dhe se në të u diskutua për gjendjen e tanishme të sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it që forcat ndërkombëtare të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe të parandalojnë me shpejtësi çdo përpjekje për të rrezikuar popullatën serbe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.
Gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar prej 29 majit të vitit të kaluar, kur u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it gjatë përleshjeve në protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje.
Pikërisht në njëvjetorin e dhunës në Zveçan, KFOR-i ka kërkuar që të përfshirët në sulmet ndaj pjesëtarëve të këtij misioni të vihen para para drejtësisë. Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.
Prej atëherë autoritetet kosovare e kanë akuzuar disa herë Serbinë për dërgimin e ushtrisë në afërsi të kufirit kosovar. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe.
Kosova fajësoi Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi e mohoi përgjegjësinë. Atë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Besohet se ai dhe anëtarë të tjerë të atij grupi të armatosur gjenden në Serbi. Pas ngjarjes së Banjskës, KFOR-i e ka rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë.
Marre nga REL
joe biden SHBA- Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zg...
foto ilustruese FRANCË- Një djalë 16 muajsh ka ndërruar jetë në makinën ku u la për orë të t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. M&...
donald trump SHBA- Donald Trump ka folur për gazatarët jashtë sallës së gjyqit penal që po zhvillohet ndaj ish-presidentit am...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident ka i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë...
KOSOVË- Një vit pas dhunës në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFO...
Memli Krasniqi KOSOVA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të mërkurën se tashmë janë s...
foto ilustruese ISLANDË- Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, duke detyruar evakuimin e banorëve a...
Robert Fico SLLOVAKI- Shërimi i kryeministrit sllovak Robert Fico mësohet se do të jetë "shumë i gjatë". Në li...
SHBA- Me përfundimin e gjyqit për paratë e heshtura, Sky News i ka hedhur një vështrim se çfarë mund të nd...