Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SERBI- “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut, më 29 prill. Kos theksoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe përmirësimin e procesit zgjedhor si probleme në të cilat Serbia duhet të punojë.
“Bashkëpunoni me ne për krijimin e një gjyqësori të pavarur që mund të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin, për zbatimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve që do të mundësojnë media të lira, ku të gjitha mendimet të përfaqësohen”, theksoi komisionerja evropiane.
“Bashkëpunoni me ne për të vendosur një kornizë zgjedhore që do të sigurojë që vullneti i popullit serb të dëgjohet dhe që vendimet të merren në bazë të tij”, shtoi ajo.
Komisionerja evropiane vlerësoi se pa këto ndryshime, Serbia “nuk mund të përparojë”.
“Ajo që po kërkojmë është në fakt shumë afër asaj që po kërkojnë njerëzit që protestojnë në rrugë”, tha Kos, duke iu referuar protestave masive disamujore në Serbi.
Një ditë më parë, gjatë një vizite në Pragë, Kos foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se para se Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat, do të duhet t'i plotësojë disa parakushte, si normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Takimin e parë me kryeministrin Macut, që prej marrjes së detyrës në krye të Qeverisë së Serbisë, ajo e vlerësoi si “shumë pozitiv”.
Ajo tha se mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se pret që Qeveria “të bëjë pjesën e saj”.
“Jam e sigurt që mund të llogaris te ju si partner në këtë përpjekje”, i tha ajo kryeministrit.
Komisionerja evropiane shtoi se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Macut sa i përket zgjidhjes së problemeve në shoqëri përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve.
“Sepse transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda, nuk mund të vijë nga jashtë”, shtoi ajo.
Kos njoftoi se gjatë vizitës dyditore në Beograd do të ketë një sërë takimesh.
Ajo tha se do të takohet me përfaqësues të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të studentëve që kanë bllokuar fakultetet, por edhe me ata që janë kundër bllokadave.
Kryeministri Gjuro Macut deklaroi se përkushtimi ndaj integrimit evropian është “prioritet absolut” i qeverisë që ai drejton.
“Përshpejtimi i procesit, hapja e klasave të reja negociuese, do të përbëjnë bazën e punës së Qeverisë së Serbisë”, shtoi ai.
Ai shprehu shpresën se çështja e arsimit do të jetë një nga elementët kyç të vizitës së komisioneres Kos në Beograd.
“Që të mbështesë përpjekjet tona për të vendosur dialogun, për ta ruajtur atë dialog i cili ka qenë i ngrirë gjatë muajve të fundit. Që mbështetja e saj e fortë do të ndikojë që ta vendosim këtë proces sa më shpejt dhe që tashmë në ditët në vijim ta kthejmë Serbinë në rrugën e duhur në fushën e arsimit, pra atje ku kemi ndalur disa muaj më parë”, shtoi Macut.
Ai vlerësoi se edhe pse negociatat me BE-në nuk kanë përparuar me shpejtësinë e dëshiruar në tre vitet e fundit, Serbia “po zbaton në mënyrë intensive” reforma për të përmirësuar sundimin e ligjit.
Protestat masive gjashtëmujore dhe bllokadat e studentëve u nxitën nga një aksident në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku nga shembja e një tavani në fillim të nëntorit vdiqën 16 persona.
Pushteti pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur, duke i ftuar ata të zhbllokojnë fakultetet.
Studentët, nga ana tjetër, deklarojnë se nuk janë përmbushur dhe se bllokadat do të vazhdojnë.
Protestat studentore janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë me sundimin e ligjit në Serbi – duke përfshirë pyetjen nëse neglizhenca dhe korrupsioni sistemik kanë çuar në shembjen e mbulesës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe në vdekjen e 16 personave.
Pas kërkesave të studentëve qëndrojnë, përveç qindra mijëra qytetarëve që janë mbledhur për muaj të tërë në protesta, edhe shumë profesorë universitetesh, punonjës të arsimit, bujq, avokatë dhe aktorë./REL
vendngjarja SUEDI -Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Uppsala në Suedinë Jugore. Mediat lokale kanë raportu...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbar&...
foto ilustruese PARIS- Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekad&eum...
ANGLI- Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin An...
SHBA- Meta po lançon një aplikacion të pavarur për inteligjencë artificiale dhe po konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI. Kompan...
VATIKAN- Një kardinal i dënuar për krime financiare nga Vatikani tha të martën se nuk do të marrë pjes&...
RUSI- Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Gipper gjatë një takimi me gazetarët u shpreh se Rusia dëshiro...
RUSI- Vladimir Putin, President i Rusisë për më shumë se 25 vjet, ka krijuar një rreth të ngushtë bashkë...
RUSI- Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrain&eum...
SHBA- Brenda tre muajsh, Trump e ka shtyrë demokracinë më të vjetër të vazhdueshme në botë, drejt autoritarizmit ...