Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
MYNIH- Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të përshpejtohet, duke shqyrtuar arritjen e kritereve dhe të meritës. Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, tha sot në një panel diskutimi gjatë kësaj konference, se krahas standarteve të kërkuara, një ndikim të rëndësishëm në anëtarësimet e reja kanë edhe gjeopolitika dhe vullneti i vendeve anëtare. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama dhe Mickoski, shprehën vendosmërinë për këtë anëtarësim, duke kërkuar shpejtim të procesit.
Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, tha sot në Mynih se procesi i zgjerimit po ndikohet nga gjeopolitika, ndërsa vendet po i përmbushin teknikisht kërkesat.
Duke folur në panelin e diskutimit të konferencës së sigurisë mbi gatishmërinë për të përshpejtuar anëtarësimit të Ballkanit në BE, komisionerja Kos tha se anëtarësimi në BE është bërë më i vështirë, tani, ndryshe nga disa vite më parë kur shiheshin disa çështje ekonomike.
Ajo shtoi se tani ka forca të jashtme që ndikojnë, përçajnë dhe duan të shohin që BE-ja të dështojë, ndaj përparësi nuk është vetëm zgjerimi, por është Bashkimi i Europës, ndaj procesi i anëtarësimit po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm, sepse BE- u krijua për të ruajtur paqen, lirinë, sigurinë dhe prosperitetin dhe këtu qëndron fuqia e saj.
“Kur vjen fjala për pjesën teknike, ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në vitin 2026 apo në 2027, por ka edhe një pjesë politike, që do të thotë se asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare”, tha komisionerja Kos.
Ajo theksoi se duhet folur me shtetet anëtare për sa mund të bëjnë në pjesën e bazuar në meritat, por edhe sa i takon vullnetit politik, sepse gjeopolitika luan një rol të rëndësishëm, dhe se zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm i garancisë së sigurisë.
Komisionerja Kos theksoi se duhet bërë një dallim mes pjesës teknike dhe asaj politike të procesit, ndërsa disa njerëz shohin një mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikë, ose midis vlerave dhe procesit ekonomik, por nëse merret në konsideratë situata, mund të bëhet shumë më tepër.
Krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor, ajo shtoi se disa vende nga veriu i Europës po rivlerësojnë mundësinë e përfshirjes në BE, duke theksuar nga ana tjetër se procesi i zgjerimit po përshpejtohet, sidomos me Ukrainën dhe se BE-ja po punon 2-3 herë më shpejt se sa punon zakonisht.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron dhe përpiqet prej shumë kohësh që të anëtarësohet në BE, e cila së bashku me Ballkanin Perëndimor duhet të bëhen gjithnjë e më të aftë për t’iu përshtatur sfidave të reja dhe për të fituar kohën e humbur me kaq shumë rregullore e bisedime dhe me kaq pak veprim.
“Mendoj se kjo tani mund të përshpejtohet shumë më tepër dhe BE-ja duhet të ndryshojë”, tha zoti Rama. Ai vërejti se BE po ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak, edhe pse ka ndryshuar qëndrim ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për sa i takon ritmit të përafrimit me të, por sipas tij, BE-ja ka sot shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kujtoi se Shkupi e ka nisur rrugëtimin për në BE shumë përpara Shqipërisë dhe Kroacisë, dy dekada e gjysmë më parë, e tashmë Kroacia është pjesë e BE-së, por Maqedonia e Veiut ka mbetur në të njëjtin vend, ku ishte dy dekada e gjysmë më parë.
“Qëllimi ynë është dhe do të mbetet që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, tha zoti Mickoski. Ai vërejti se procesi i bazuar në meritë Shkupit i duket si një objektiv që gjithnjë zhvendoset dhe është i komplikuar, sepse disa vende shtojnë herë pas here kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut, si ndryshimi i emrit apo i flamurit etj., çka prekin çështje të brendshme të vendit dhe sjellin vuajtje nga standartet e dyfishta.
Përfaqësues të BE-së mendojnë se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur jashtë Bashkimit Europian dhe se ato kohë pas kohe vështirësojnë ecurinë e vendeve drejt Bashkimit Europian.
Komisionerja Kos tha se tashmë është koha që të ecet përpara edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, mes Sofies dhe Shkupit, e Bosnjes po ashtu, sepse tani është koha e duhur për të forcuar Bashkimin e Europës në pikëpamje të sigurisë, mbrojtjes dhe paqes./VOA
witkoff, waltz SHBA- I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për n&eum...
miniere ne ukraine SHBA- Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një fur...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet e Arabisë Saudite...
foto ilustruese SHKUP- Mbi 30.000 njerëz, apo rreth 1.5 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, zotërojnë monedha ...
foto ilustruese MYNIH- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga aleatët e tyre evropianë se çfarë do t'u ...
osmani, trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një letre ur...
GJERMANI- Industria gjermanee automjeteve është në vështirësi të mëdha dhe po pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve t&...
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk është ftuar për të ma...
mbreti charles, vjosa osmani BRITANI- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovës...
GQEBERHA- Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i myslimanëve LGB...