BOTA

Mbi 30.000 investitorë kripto në Maqedoninë e Veriut, por pa kornizë ligjore

r.ll Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2025, 19:32
Mbi 30.000 investitorë kripto në Maqedoninë e Veriut, por pa
foto ilustruese

SHKUP- Mbi 30.000 njerëz, apo rreth 1.5 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, zotërojnë monedha virtuale, të njohura ndryshe si kriptovaluta, tregojnë ekspertët makroekonomikë në këtë vend.

Por, mungesa e një kornize ligjore e bën të paqartë demografinë e investitorëve, shumën e kapitalit të investuar dhe destinacionin e qarkullimit të parave.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka 1.836.713 banorë.

Eksperti i tregut të kriptovalutave, Darko Simunovski, thekson se të dhënat e vetme që ekzistojnë për këtë vend, janë ato që raportohen nga agjencitë ndërkombëtare, që merren me këto matje.

“Mund t'ju tregoj për demografinë e investitorëve në mbarë botën. Sipas hulumtimeve, shumica e investitorëve të kriptovalutave janë në grup-moshën 18 deri në 34 vjeç, me një dominim të madh të burrave, të cilët përbëjnë rreth 70 për qind të të gjithë investitorëve”, thotë Simunovski për Radion Evropa e Lirë.

Vetëm vitin e kaluar, shton ai, numri i përdoruesve në mbarë botën kaloi 430 milionë, që përfaqëson një rritje prej 170 milionë përdoruesish, krahasuar me një vit më parë.

“Kjo do të thotë se 7 për qind e popullsisë botërore zotëron kriptovaluta, ndërsa në vendin tonë përqindja është rreth 1.5, apo mbi 30 mijë - shumë më poshtë se mesatarja botërore. Me këtë mund të konkludohet se qytetarët tanë kanë njohuri të kufizuara mbi industrinë e kriptovalutave”, thotë Simunovski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur interes për ta futur këtë treg brenda kornizave ligjore, duke synuar ta bëjë Maqedoninë e Veriut “një nga vendet e para të rajonit që vendos standarde më rigoroze” për përdorimin dhe prodhimin e monedhave digjitale.

“Dëshirojmë tërë këtë legalitet ta kanalizojmë në kuadër të ligjit, por ka shumë punë, të cilat duhet të harmonizohen paraprakisht. Këtë edhe po e bëjmë. I harmonizojmë ato punë që të vijmë deri te prodhimi final. Kjo është ardhmëria dhe mendoj se do të jemi mes të parëve në rajon, nëse jo edhe të parët, që e bëjmë një gjë të tillë. Se si do të funksionojë, do të shohim, por kjo, sipas meje, është ardhmëria”, ka thënë Mickoski më 5 dhjetor të vitit të kaluar.

"Rreziku më i madh është nëse kopjohen ligjet nga vendet e huaja".

Ai ka propozuar edhe krijimin e një denari dhe banke digjitale maqedonase, e cila do të emetohej nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, në formë elektronike.

Pavarësisht këtyre njoftimeve, deri më tani, nuk janë ndërmarrë hapa konkretë në këtë fushë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Financave, përgjegjëse për ligjin e kriptovalutave, si dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për afatin kohor dhe përmbajtjen e ligjit, por nuk mori përgjigje.

Në mungesë të tyre, REL-i iu drejtua edhe Ministrisë për Transformim Digjital, në përgjigjën e së cilës thuhet:

“Vetëm mund t’ju konfirmojmë se shteti e trajton seriozisht këtë çështje, duke njohur nevojën për një rregullore të re të përshtatshme, që do të sigurojë një balancë midis inovacioneve në financat digjitale dhe mbrojtjes së interesit publik. Si ministri, do të marrim pjesë aktive në këtë proces, duke ofruar mbështetje me ekspertë dhe sugjerime teknike, brenda kompetencave tona”.

Eksperti Simunovski, i cili është edhe autor i librit “Bazat e Industrisë Kripto”, vlerëson se para miratimit, ligji duhet të kalojë në një debat të gjerë publik, pasi, siç thotë, “mund të jetë një përpjekje e dështuar”.

“Rreziku më i madh është nëse kopjohen ligjet nga vendet e huaja. Në këtë mënyrë mund të ketë efekt negativ. Duhet të kuptohet se Maqedonia e Veriut nuk ka se çfarë të ofrojë në nivel global. I vetmi shans është një rregullore e mirë ligjore dhe e fuqishme dhe krijimi i organeve të reja rregullatore të bëhet nga profesionistët, e jo nga ushtarët partiakë”, thotë Simunovski.

Ai propozon edhe një sërë masash konkrete për rregullimin e ligjit të lartpërmendur, si:

• Nxitja e inovacionit: Mbështetja dhe lehtësimi i zhvillimit dhe zbatimit të zgjidhjeve inovative të blockchain-it [v.j. mekanizëm i avancuar i të dhënave që mundëson ndarjen transparente të informacionit brenda një rrjeti biznesi] në sektorin privat dhe publik, me qëllim arritjen e transparencës dhe efikasitetit.

• Sigurimi i burimeve, trajnimi dhe edukimi: Ofrimi i burimeve, trajnimeve dhe edukimit në mënyra të ndryshme për popullsinë, bizneset dhe aktorët politikë, për të përmirësuar kuptimin e teknologjisë blockchain dhe implikimet e saj në shoqëri.

• Mbështetje për bizneset dhe sektorin publik: Ofrimi i mbështetjes për zbatimin e blockchain-it dhe përdorimin e kriptovalutave në bizneset dhe sektorin publik.

• Mbështetje dhe hulumtim për aplikacione të reja: Përballja me sfidat e reja që mund të paraqiten në të gjithë procesin. Gjithashtu, bashkëpunimi midis të gjithë pjesëmarrësve në industrinë e kriptomonedhave, përfshirë startup-et, kompanitë e themeluara dhe institucionet akademike, për të nxitur përparimin dhe inovacionet kolektive në këtë fushë.

• Korniza ligjore për mbrojtjen e investitorëve: Kundër aktorëve të pandershëm që promovojnë mjete financiare të paqena dhe i vënë në lajthitje investitorët.

• Korniza ligjore për asetet kripto: Për të mundësuar tregtimin e kriptovalutave në bashkëpunim me mjete të tjera financiare për fondet private të investimeve. Kjo do të stimulojë tregjet financiare në shtet, do të ofrojë siguri shtesë për investitorët dhe potencialisht do të rrisë kapitalin e të gjitha palëve të përfshira.

• Zbatimi i një sistemi pagesash për transaksionet kripto-denar: Me qëllim që të mundësohet tregtimi i mallrave dhe shërbimeve me kriptovalutat ndërmjet konsumatorëve dhe firmave private. Për të ruajtur stabilitetin dhe likuiditetin e denarit, çdo transaksion kripto të konvertohet në denarë.

Çka janë kriptovalutat?

Kriptovalutat janë para digjitale që funksionojnë përmes teknologjisë së decentralizuar “Blockchain”. Për t'i përdorur, nevojitet një “portofol digjital” - aplikacion ose platformë online që mundëson blerjen, ruajtjen dhe transferimin e tyre duke konvertuar para reale.

Në botë ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Binance Coin.

Gjatë vitit të kaluar, shumë qytetarë nga Maqedonia e Veriut ranë pre e një fushate mashtruese për tregtimin e kriptovalutave, për shkak të mungesës së informacionit mbi këtë treg.

Mashtruesit, të cilët paraqiteshin si “ekspertë financiarë” me profile të rreme, ofronin më së shpeshti “shërbime” të tregtimit të kriptovalutave përmes aplikacioneve të rreme, të njohura edhe si “phishing” dhe “pharming”.

Simunovski thotë se kjo ndodh pasi që një pjesë e qytetarëve, të cilët i zotërojnë ato pak njohuri mbi kriptovalutat, shpesh mbështeten në spekulime nga influencues të rrjeteve sociale - një qasje që ai e konsideron si të gabuar.

“Këshilla ime është që të fillojnë të edukohen. Le të mos spekulojnë me meme-tokena pa vlerë dhe të mos bien në kurthet e tregtarëve të ashtuquajtur, që pretendojnë se do të tregtojnë me paratë e tyre. Të mos marrin pjesë në aventura si Conti DGPT dhe skema të ngjashme piramidale, ku ofrohen aksione dhe kriptomonedha të paqena. Gjithashtu, të mos kontaktojnë me persona në rrjetet sociale dhe të mos bien pre e mashtruesve që u garantojnë fitime për një kohë të caktuar. Kriptomonedhat të blihen ekskluzivisht nga këmbimore zyrtare dhe të njohura, si: Coinbase, Binance, Kucoin dhe të tjera”, rekomandon Simunovski.

A mund të kryhen pagesa me kriptovaluta në Maqedoninë e Veriut?

Kriptovalutat nuk janë mjet ligjor i pagesës në Maqedoninë e Veriut - pra nuk lejohet të paguhet me to brenda territorit, thonë nga Banka Popullore e këtij vendi për Radion Evropa e Lirë.

"Sipas rregulloreve ekzistuese, pagesat mund të kryhen në monedhën vendase - denar, përmes llogarisë së transaksioneve të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor në vend”, thuhet në përgjigje.

Pavarësisht kësaj, shumica e transaksioneve dhe investimeve në kriptovaluta në këtë vend realizohen përmes bursave të huaja ose shkëmbimit mes individëve - veprimtari kjo e parregulluar, që nuk siguron mbikëqyrje mbi rrjedhën e parave në dorë.

Bursat vendase që operojnë online, merren kryesisht me tregtim kripto, ndërsa ato që ofrojnë shkëmbim fizik të kriptovalutave për denarë ose euro, veprojnë në një "zonë gri", që nënkupton se nuk janë të ndaluara, por ofrojnë mundësi për rreziqe të mëdha.

Përpjekjet e autoriteteve për të hartuar ligjin e kriptovalutave kanë nisur që në vitin 2020, me fokus kryesor te “parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

“Për shkak të kompleksitetit dhe anonimitetit të tyre, transaksionet me kriptomonedha kanë nivel më të lartë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Prandaj, bankat janë të detyruara të veprojnë në përputhje me kërkesat përkatëse lidhur me regjimin e kursit të këmbimit, si dhe me rregulloret për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thonë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Me para të falsifikuara drejt investimit në kriptovaluta
Më 3 shkurt, 2025, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut zbuloi një skemë të gjerë të fitimeve të paligjshme, një pjesë e të cilave ishin kanalizuar me kohë në tregun e kriptovalutave.

Autoritetet konfiskuan rreth gjysmë milioni euro, përfshirë pajisje për falsifikimin e parave dhe kopje të pjesëve të kartëmonedhave.

I dyshuari kryesor, sipas Prokurorisë, ishte një shqiptar që drejtonte një skemë të mirorganizuar, ndërsa katër të tjerë ishin maqedonas.

Ata falsifikonin kartëmonedha në një banesë në Komunën e Çairit, që gjendet në pjesën veriore të Shkupit, dhe i shisnin te një grup tjetër në Serbi, që më pas i hidhte në qarkullim dhe në atë mënyrë ata i “legalizonin”.

Pjesën më të madhe të fitimeve, siç njoftuan nga Prokuroria, grupi e kishte investuar në kriptovaluta.

"I dyshuari i parë, paratë që i merrte në dorë për shitjen e kartëmonedhave të falsifikuara, një pjesë i depozitonte në llogari transaksioni në bankë, një pjesë përmes shërbimit të transferimit të shpejtë të parave në emër të tij, bashkëshortes dhe djalit të tij. I legalizonte edhe duke marrë kredi nga banka ose nga kreditë e shpejta. Një pjesë të parave i paguante si pagë përmes një personi juridik, një pjesë i investonte në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, dhe pjesën më të madhe e transferonte në një llogari elektronike për tregtim me kriptovaluta”, thanë nga Prokuroria për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë.

Kartëmonedhat e falsifikuara përfunduan edhe në tregjet e Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Rumanisë, si dhe në Austri dhe Gjermani.

Prokurorja Lençe Ristovska tha se Banka Qendrore Evropiane ka tërhequr nga qarkullimi rreth 1 milion e 150 mijë euro kartëmonedha të falsifikuara, që besohet se i përkasin të njëjtës tipologji të kartëmonedhave që u gjetën në Çair.

“Është shumë e mundur që këto kartëmonedha të vijnë nga grupi ynë, pasi nga grupe të tjera është ndryshe mënyra e prodhimit, ndryshe janë karakteristikat e këtyre parave të falsifikuara dhe ato nuk i përkasin kësaj tipologjie, kanë një tipologji tjetër”, tha Ristovska.

Njëri nga të dyshuarit në aksionin e quajtur “Vardar”, ka qenë i lidhur edhe me çështjen e falsifikimit të monedhave euro, të cilat gjithashtu prodhoheshin në Maqedoninë e Veriut dhe hidheshin në qarkullim në Kosovë.

Të dyshuarve, Gjykata Penale në Shkup u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Hetimi është ende në vazhdim, ndërsa shuma e saktë e investuar në kriptovaluta, supozohet të jetë më e madhe.

Maqedonia e Veriut është ndër 30 shtetet në botë që nuk ka asnjë rregullore ligjore për kriptovalutat.

Ngjashëm edhe Kosova. Shqipëria, ndërkaq, e ka të rregulluar me bazë ligjore përdorimin e kriptovalutave. Ligji shqiptar e përcakton qartë se për të prodhuar kriptovaluta, duhet pasur licencë për këtë veprimtari./REL

kriptomonedha maqedoni e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan