Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Përpara zgjedhjeve presidenciale, si Presidenti Biden ashtu edhe zoti Trump u shprehën kundër blerjes nga një kompani japoneze të firmës amerikane “US Steel”, dikur një ikonë e epokës industriale amerikane për prodhimin e çelikut. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, nga qyteti Braddock i Pensilvanisë, shitja e planifikuar prej 14 miliardë dollarësh ka të ngjarë të ndodhë me përfundimin e zgjedhjeve.
Gjatë vitit të kaluar, kompania amerikane e çelikut “US Steel” ka kërkuar miratimin e qeverisë amerikane për blerjen e saj nga firma japoneze “Nippon Steel”.
“Ky investim do të krijojë një efekt pozitiv në të gjithë rajonin, duke krijuar afro 5,000 vende pune dhe do të ketë një ndikim ekonomik prej 1 miliard dollarësh në pjesën jugperëndimore të Pensilvanisë”, thuhet në një reklamë nga kompania “US Steel”.
Nga 340, 000 punëtorë që firma “US Steel” kishte në kulmin e saj, tani ajo ka 15,000, shifra shqetësuese për qytetin Braddock, prodhues i çelikut që nga viti 1875. Zëri i Amerikës bisedoi me kryebashkiaken e qytetit, Delia Lennon-Winstead.
“Nuk është diçka e papritur për firmën US Steel”.
Furrat masive ishin pjesë e një fabrike të fuqishme që për 100 vjet prodhonte më shumë se 9000 tonë çelik në ditë. Për një kohë të gjatë, ajo ishte fabrika më e madhe e çelikut në botë dhe simbol i fuqisë industriale amerikane. Firma “US Steel” e mbyll këtë fabrikë në vitin 1986, duke zhvendosur prodhimin e çelikut jashtë Amerikës.
“Është për ardhur keq që e kanë shitur veten tek një vend dhe kompani e huaj”, thotë Senatori John Fetterman i cili përfaqëson Pensilvaninë, duke shprehur kundërshtimin ndaj propozimit për shitjen.
Demokrati Fetterman ka qenë kryebashkiak i qytetit Braddock, post që tani mbahet nga Delia Lennon-Winstead. Ajo e mbështet shitjen, duke argumentuar se fatet e qytetit Braddock dhe firmës “U.S. Steel” janë të ndërthurura.
“Firma është themeluar në Braddock dhe ka qenë burimi kryesor i qytetit për shumë vite. Ofron vende pune për qytetin dhe komunitetet përreth”, thotë kryebashkiakia.
Firma ka lënë të kuptohet se nëse anulohet marrëveshja e shitjes, mund të mbyllen disa pjesë të fabrikës dhe të shkurtohen vende pune.
Kontrolli i çelikut të Pensilvanisë nga kompanitë e huaja përbën shqetësim për ish anëtaren e këshillit të qarkut Alleghany, Amanda Green-Hawkins.
“Pjesëtarë të komunitetit kanë të njëjtat shqetësime. Çfarë nënkupton kjo për sigurinë kombëtare? Zyrtarët tanë të zgjedhur duhet t’i shqyrtojnë seriozisht këto pikëpyetje”.
Zyrtarët në Uashington që kundërshtojnë blerjen nga firma japoneze, po bëjnë lojëra politike, thotë Guy Wallar, i cili punon në një nga fabrikat e firmës “US Steel”.
“Do ta ruajnë emrin e firmës dhe të mbajnë këtu zyrat drejtuese. Shpresoj që kur të nënshkruhet shitja, të mbajmë përfitimet shëndetësore”.
Çështja është pjesë e debateve për banorët vendas, mes tyre edhe regjisori Tony Buba, babai i të cilit ishte saldator për dekada në një nga fabrikat e çelikut.
“Nëse firma japoneze e blen atë, fabrika do të funksionojë edhe për 20 vjet të tjera. Përfundimisht do të mbyllet”.
Gjatë fundit të shekullit të 20-të, Japonia u shfaq si rivale e Amerikës në fushën e prodhimit të çelikut. Mbijetesa e dy vendeve në shekullin 21 mund të varet nga bashkëpunimi i tyre përballë konkurrencës kineze e cila ka tre nga pesë kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të çelikut./VOA
donald tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka reaguar dy ditë pasi kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë tele...
pamje nga shperthimi LIBAN- Ndërsa një bombë goditi një pallat shumëkatëshe në zonën e Tayouneh të Bejrutit t...
tulsi gabbard SHBA- Zgjedhja e Donald Trump për drejtoreshë të inteligjencës amerikane është akuzuar më parë pë...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, së bashku me disa anëtarë të administratës së ardhshme a...
SHBA- Një qen robotik i quajtur “Spot” i prodhuar nga Boston Dynamics është mjeti më i fundit në arsenalin e Shërbim...
GJERMANI- Të Gjelbrit e Gjermanisë kanë emëruar ministrin e Ekonomisë Robert Habeck si kandidatin kryesor në zgjedhjet e ardhshm...
BERLIN- Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundë...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar 120 raketa dhe 90 dronë të dielën, n&...
olaf scholz BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 n&e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për unitet, ndërsa bota dënon sulmet e Rusisë. “Vet...