Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BERLIN- Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër luftës që nisi më 2022.
Protesta po mbahet teksa opozita po përballet me vështirësi që të vazhdojë të ketë ndikim, pasi lideri i shquar opozitar, Aleksei Navalny, vdiq në shkurt në rrethana ende të paqarta teksa po vuante një dënim me burg.
Po ashtu, opozita ruse për dekada të tëra është përballur me shtypje, e cila është përshkallëzuar që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, gjë që ka shtyrë shumë kritikë të Putinit të largohen nga Rusia.
Planifikohet që protestuesit të marshojnë drejt Ambasadës ruse, që gjendet pranë Portës së Brandenburgut.
Protesta është bashkëorganizuar nga kritikët e Kremlinit, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët së bashku u liruan nga burgjet ruse gjatë një këmbimi të të burgosurve në muajin gusht.
Bashkëorganizatore e protestës është edhe e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.
“Marshi synon të bashkojë të gjithë ata që kundërshtojnë luftën agresive të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe shtypjen politike në Rusi”, thanë organizatorët përmes një deklarate.
Opozita tha se ata kanë tri kërkesa kryesore: “tërheqjen e menjëhershme” të trupave nga Ukraina, gjykimin e Putinit si “kriminel lufte” dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.
Para protestës, në rrjetet sociale pati mospajtime nëse në protestë duhet të përdoret flamuri i Rusisë.
Në njoftimin për protestën ishin përdorur fotografi nga një tubim i vitit 2014 në Moskë, kur ishte protestuar kundër marrjes së Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Megjithatë, kritikët thanë se ngjyrat e Rusisë janë diskredituar nga lufta brutale që po zhvillon vendi kundër Ukrainës.
Derisa kjo nxiti debat muajin e kaluar, Yashin deklaroi se “diskutimet për flamujt errësojnë qëllimin e ngjarjes që ne duam të mbajmë në Berlin”.
Zyrtarët ukrainas dhe të tjerët para mbajtjes së protestës u shprehën skeptikë.
Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeev, kritikoi vendimin duke e cilësuar si “ecje pa dinjitet dhe pa pasoja” dhe duke shtuar se ilustron “dobësinë” e opozitës.
Makeev, në një shkrim të publikuar në gazetën Zeit, argumentoi se tri figurat opozitare nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Kievin dhe për t’u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tyre për të protestuar në Rusi.
Edhe Vitsche, një shoqatë e ukrainasve që gjenden në mërgim në Gjermani, tha se ngjarja “ka dështuar të përçojë një mesazh të qartë” të mbështetjes./REL
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar 120 raketa dhe 90 dronë të dielën, n&...
olaf scholz BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 n&e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për unitet, ndërsa bota dënon sulmet e Rusisë. “Vet...
BEJRUT- Zëdhënësi për mediat i grupit militant Hezbollah, Mohammad Afif mbeti i vrarë gjatë një sulmi izraelit në krye...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejt...
SHBA- Presidentët amerikanë duhet të jenë shtetas, të lindur në SHBA, rezident në vend për 14 vjet dhe të pakt&eu...
SHBA- Marco Rubio është gati të mbështesë Donald Trumpin në një tjetër përplasje të ashpër me...
SHBA- Fushata e Kamala Harris shpenzoi 24,000 dollarë për Ushqimet e shpejta dhe akullore. Siç raportohet demokratët shpenzuan 14,974.31...
SHBA- Donald Trump më 20 janar do të shënojë fillimin zyrtar të mandatit të tij të dytë në detyrë. ...
RUSI- Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin...