Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

MYNIH- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha të mërkurën se synimi i Uashingtonit është arritja e një marrëveshje paqeje të qëndrueshme, mes Ukrainës dhe Rusisë.
Nënpresidenti Vance i bëri komentet pas një takimi kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe përpara një takimi në prani të delegacioneve nga të dyja vendet.
Nënpresidenti Vance shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg.
"Në thelb qëllimi është, siç ka thënë edhe Presidenti Trump, që lufta të përfundojë. Ne duam të ndalim vrasjet, ne duam të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe jo atë lloj paqeje që do ta çonte Evropën Lindore drejt konfliktit vetëm disa vite më vonë", tha zoti Vance.
Nënpresidenti Vance tha se ai dhe zoti Zelenskiy kishin patur një bisedë pozitive mbi mënyrën se si mund ta arrinin këtë qëllim, po ai shtoi se mbi këtë çështje “do të ofronin më shumë detaje në ditët, javët apo muajt në vijim".
Nga ana e tij edhe zoti Zelensky u bëri jehonë komenteve të zotin Vance.
"Ne zhvilluam një bisedë pozitive sot, në takimin tonë të parë, që nuk do të jetë i fundit e për këtë jam i sigurt", tha ai.
Presidenti Zelensky shtoi se duhet bërë më shumë punë për hartimin e një plani që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.
"Ne duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin për të ndalur (Presidentin rus Vladimir) Putin", tha zoti Zelenskiy pas takimit që u mbajt në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.
Zoti Zelenskyy tha gjithashtu se ai po kërkon "garanci sigurie" nga Shtetet e Bashkuara përpara zhvillimit të çdo negociate për t'i dhënë fund luftës.
I pyetur nga gazetarët se ku e shihte përparimin në negociata nëse zoti Zelensky nuk ishte gati të ulej për bisedime me zotin Putin, Nënpresidenti Vance tha:
"Mendoj se mënyra se si kjo bisedë na çon përpara lidhet para së gjithash me atë që ne jemi ulur me anëtarë të shkëlqyer të delegacionit ukrainas" tha zoti Vance.
"Kemi këtu Sekretarin tonë të jashtëzakonshëm të Shtetit Marco Rubio, gjeneralin Kellogg. Është e rëndësishme që ne të mblidhemi dhe të fillojmë bisedimet që do të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund kësaj çështjeje (t’i japim fund luftës). Kjo është gjithçka që mund të them tani për tani, sepse dua të ruaj opsionet këtu për negociatorët dhe ekipet tona përgjegjëse për ta mbyllur këtë gjë", shtoi ai.
Nënpresidenti Vance nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje për mineralet me Ukrainën apo mbi afatet e mundshme të arritjes së saj./VOA
Von der Leyen, JD Vance MYNIH - Ursula von der Leyen dhe JD Vance ofruan të premten pikëpamje jashtëzakonisht të ndryshme për k&eu...
MYNIH- Nënpresidenti i SHBA J.D. Vance tha gjatë takimit me Presidentit ukrainas se Volodymyr Zelenskyy se qëllimi i Shteteve të Bash...
UASHINGTON- Fushata e Presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij Elon Musk për shkurtime radikale të punonjësve të qeveris...
PERU- Të paktën dy persona u vranë dhe 41 u plagosën të premten (14/2) kur një urë u shemb ndërsa një a...
Zelensky MYNIH - Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh ditën e sotme se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfisho...
MYNIH- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kundërshtoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferenc...
EUROPA- Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të ded...
PAKISTAN- Një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugper&...
Foto ilustruese SHBA - Tre veterinerë të lopëve kanë rezultuar pozitivë për antitrupat e gripit të shpendëve në...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka sugjeruar se bisedimet mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë V...