Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “turpshëm dhe të papranueshëm”.
Në një reagim në Facebook të enjten vonë, Çeku tha se Kosova pret sqarime nga UEFA-ja dhe “veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) u përplasën rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit në Beograd të enjten.
Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
Një video e shefit të futbollit kosovar, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media të mërkurën vonë.
Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
UEFA nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet e saj rreth kësaj ngjarjeje.
Nuk është e qartë se në çfarë ore është hequr flamuri i Kosovës nga vendtakimi i Kongresit, ndërsa tubimi vjetor i UEFA-s përfundoi pak pas mesditës të enjten.
Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008.
Ministri Çeku tha se largimi i simboleve është "sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar".
“Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai në Facebook.
Ai u bëri thirrjes UEFA- dhe FIFA-s të mos zhvillojnë ngjarje sportive në Serbi për aq gjatë sa Beogradi zyrtar “nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”.
“Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin”, shtoi ai.
Kongresi i 49-të i rregullt i UEFA-s u mbajt në Qendrën e Kongreseve Sava në Beograd. Ky tubim vjetor mblodhi presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm nga 55 federatat kombëtare anëtare të UEFA-s për të diskutuar çështjet kryesore që formësojnë futbollin evropian.
Në fjalimin e tij hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në futbollin evropian.
"Ne jemi një ekip i bashkuar. Një forcë e unifikuar. Dhe një union i fuqishëm. Ne jemi unioni i futbollit evropian”, tha ai./REL
pamje nga serbia SERBI- Një skandal tjetër është shënuar në Serbi, pas heqjes së flamurit të Kosovës në v...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shfaqi dje nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë tabelat me tarifat që synojn...
foto ilustruese SHBA- Familja mesatare amerikane do të paguajë 2,100 dollarë më shumë në vit për mallra për shkak t...
SOFJE- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç të cilit ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga një ekip ndërkombëtar përgjegjës për mbledhjen e provave të krim...
foto ilustruese KOSOVË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar...
GJERMANI- Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, do ta kenë të...
SHBA- Sipas një studimi nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Brown në SHBA amerikanët kanë norma m&eum...
SHBA- Themeluesi i OnlyFans, Tim Stockley, ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë Ti...
KOSOVË- Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jast...