Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

KOSOVË- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.
Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur sigurinë e komunikimeve dhe ndërveprueshmërinë. Një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve tona”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.
Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se marrëveshja është me rëndësi të veçantë, sepse mundëson përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes dhe shkëmbimin e të dhënave të sigurta e kriptografike. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo marrëveshje është një vazhdimësi e angazhimeve për siguri të përbashkët.
“E përgëzoj Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi Kurti.
Memorandumi i Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) është një marrëveshje që SHBA-ja lidh me partnerët ndërkombëtarë për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.
Kjo marrëveshje është themelore për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave ushtarake të vendeve partnere dhe SHBA-së dhe konsiderohet një gur themeli për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Me nënshkrimin e CISMOA-s, Kosova bashkohet me një rrjet global prej 33 partnerësh që ndajnë standarde të përbashkëta për sigurinë dhe komunikimin./REL
KOSOVË- Pas disa përpjekjesh të dështuara për formimin e institucioneve, presidentja e Kosovës, Osmani njoftoi se nga 15 maji do...
KOÇAN- Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një polarizim selektiv etnik, partiak dhe politik për t&...
ARABIA SAUDITE- Donald Trump, i cili po bën një vizitë zyrtare në mbretëri dhe vendet e Gjirit, kishte vetëm fjalë t&e...
ANGLI- Një 21-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin me zjarrvënie në shtëpinë e Keir Starmer, ndë...
SHBA- Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëviz drejt marrëveshjeve tregtare me Britaninë dhe madje edhe me Kinën, Bashki...
BRUKSEL- Brukseli po përgatitet të përdorë kontrolle kapitale dhe tarifa kundër Rusisë nëse Hungaria bllokon zgja...
ARABIA SAUDITE- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e një turneu kat&e...
AUSTRALI- Partia Liberale e Australisë ka zgjedhur për herë të parë një grua si udhëheqëse të saj, me Sussan Ley ...
SHBA- Me një histori të një “miku” të biznesmenit “mbipeshë”, Donald Trump e justifikoi nënshk...
IZRAEL- "Izraeli ka pranuar kuadrin për lirimin e pengjeve të propozuar nga Steve Witkoff , i cili u refuzua nga Hamasi", tha Pë...