E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

KOSOVË- Pas disa përpjekjesh të dështuara për formimin e institucioneve, presidentja e Kosovës, Osmani njoftoi se nga 15 maji do të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet.
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që të gjejë rrugë për formim të shpejtë të institucioneve. Status quo-ja nuk i sjell dobi askujt, thuhet në reagimin e ambasadorëve, pas bllokadës tashmë disa javore të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Funksionalizimi i Kuvendit është parakusht në mënyrë që të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë. Edhe një seancë e radhës u mbajt të martën më 13.05, ku propozimi i Vetëvendosjes që doli partia e parë në zgjedhje dështoi për ta zgjedhur kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave, ashtu sikurse edhe në 14 seancat e shkuara.
"Nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale"
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it takuan edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili në një njoftim nga zyra e tij, nuk tha të jetë diskutuar për ngërçin politik të krijuar. Kurse kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha pas takimit se "për përparimin e Kosovës në integrimin evropian, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, tha Aivo Orav.
Në takim me Kurtin ishte edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, por qëndrimin gjerman për situatën e krijuar e shprehu ambasadori Jörn Rohde, i cili shkroi se, "Kosovës i duhet një qeveri stabile, e aftë për të marrë vendime”. "Shumë detyra të rëndësishme, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare, janë në pritje dhe nevojitet përparim në çështje thelbësore”, shkroi Rohde në profilin e tij social.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ritheksoi nevojën që "liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për ta konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”. Sipas saj, "institucionet janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili tha se së bashku me kolegët e tij, "kërkuan formim të shpejtë të institucioneve”.
"U takova me kryeministrin në detyrë Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje thelbësore, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe përparimi drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Hargreaves.
Akuza të ndërsjella në Kosovë
Përfaqësues të partive politike në opozitë thonë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formimin e institucioneve dhe për këtë arsye po bllokon konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja kundërpërgjigjet dhe akuzon partitë e tjera për bllokadën duke mos votuar kandidaten e tyre për kryetar Kuvendi.
Në këtë situatë ngërçi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se nga 15 maji do të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet e reja. "Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.
Partitë politike i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes për këto takime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë situatën pa zgjidhje në Kuvendin e Kosovës e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ata janë në pritje "të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”.
Nëse nuk gjendet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja. Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund të formojë qeverinë./ DW
KOÇAN- Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një polarizim selektiv etnik, partiak dhe politik për t&...
ARABIA SAUDITE- Donald Trump, i cili po bën një vizitë zyrtare në mbretëri dhe vendet e Gjirit, kishte vetëm fjalë t&e...
ANGLI- Një 21-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin me zjarrvënie në shtëpinë e Keir Starmer, ndë...
SHBA- Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëviz drejt marrëveshjeve tregtare me Britaninë dhe madje edhe me Kinën, Bashki...
BRUKSEL- Brukseli po përgatitet të përdorë kontrolle kapitale dhe tarifa kundër Rusisë nëse Hungaria bllokon zgja...
ARABIA SAUDITE- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e një turneu kat&e...
AUSTRALI- Partia Liberale e Australisë ka zgjedhur për herë të parë një grua si udhëheqëse të saj, me Sussan Ley ...
SHBA- Me një histori të një “miku” të biznesmenit “mbipeshë”, Donald Trump e justifikoi nënshk...
IZRAEL- "Izraeli ka pranuar kuadrin për lirimin e pengjeve të propozuar nga Steve Witkoff , i cili u refuzua nga Hamasi", tha Pë...
SHBA- Kur në fillim të prillit Presidenti i SHBA-së prezantoi planin e tij të " Ditës së Çlirimit " nga kopshte...