Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviq, në veri të Kosovës, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës.
Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se Policia ka asistuar autoritetet komunale në Leposaviq për të rikthyer ambientet e tyre, dhe se gjatë aksionit janë zbuluar “aktivitete të paligjshme”.
“Jemi konsultuar me prokurorin për çështjen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe është hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Do të intervistojmë një person në lidhje me këtë rast. Sa i përket Fondit për Sigurime Shëndetësore, nga sa di, komuna u ka dhënë një afat prej një jave për të lëshuar hapësirat”, tha Elshani.
Më herët, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se është mbyllur Ndërmarrja Publike Komunale në Shtërpcë.
“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Nuk do të ketë asnjë lloj paralelizmi të institucioneve tona dhe asndonjë nënshtrim ndaj direktivave nga Beogradi në territorin e shtetit tonë”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.
Institucionet sipas sistemit serb kanë funksionuar pas vitit 1999 në mjediset ku jetojnë serbët. Kosova i ka konsideruar ato të paligjshme, por megjithatë ato janë toleruar. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar mbylljen e tyre që nga fillimi i vitit 2024.
Deri më tani janë mbyllur organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Postare Kursimore dhe ndërmarrjet publike.
“E falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëkohësisht kërkoj nga ata dhe nga Prokuroria që urgjentisht të hetojnë dëmet dhe përfitimet që ka shkaktuar veprimtaria e paligjshme e kësaj strukture paralele të Serbisë”, shtoi Rizvanolli.
Nga ana tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se autoritetet e Kosovës “në mënyrë të kundërligjshme po i mbyllin edhe ato pak institucione serbe që kanë mbetur në Kosovë”.
“E gjithë kjo po ndodh në praninë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në heshtje po vëzhgon terrorin ndaj serbëve dhe përndjekjen e mëtejshme të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Serbisë, me një thirrje për reagim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, në ndërmjetësimin e të cilit po zhvillohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.
Mbyllja e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit serb po has në kundërshtim nga komuniteti serb, por edhe në kritika nga bashkësia ndërkombëtare, me arsyetimin se “aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara” mund të rrisin tensionet në terren.
Gjithashtu, BE-ja ka deklaruar në fillim të këtij viti se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia pritet të zgjidhet përmes dialogut./REL
foto ilustruese STAMBOLL- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai...
SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zja...
KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvi...
FINLANDË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nisur vizitën në Finlandë, me ftesë të ...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën planet e saj për të hequr gradualisht ngjyrosjen artifi...
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme është shprehur se tarifat doganore dhe luftërat tregtare minojnë të drejtat...
HAITI- Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të situat&...
BANGKOK- Pamje shokuese janë publikuar në rrjet ku duket një grua që sjell në jetë një fëmijë gjatë një...
RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse ...
VATIKAN- Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani po e vendos përbal...