BOTA

SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s të bllokuar në stacionin hapësinor

n.f Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 08:21

SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët

SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të mërkurën në mbrëmje për të zëvendësuar dy astronautët e ngecur të NASA-s.

Ekuipazhi i ri duhet të niset drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës përpara se Butch Wilmore dhe Suni Williams të kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në orbitë. Rreth katër orë përpara lëshimit në hapësirë të raketës Falcon nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, specialistët zbuluan disa elemente shqetësuese në sistemin hidraulik.

Inxhinierët bënë vlerësimin e sistemit hidraulik që përdoret për të çliruar një nga dy krahët që mbajnë raketën në platformën e lëshimit. Struktura duhet të anojë mbrapa menjëherë përpara lëshimit të raketës.

Të lidhur në kapsulën e tyre, katër astronautët pritën një vendim përfundimtar, i cili erdhi kur kishte mbetur më pak se një orë nga momenti i caktuar për lëshim. Firma SpaceX e anuloi lëshimin por nuk njoftoi një datë të re për nisjen drejt hapësirës ndërsa theksoi se prova e radhës mund të jetë mbrëmjen e së enjtes.

Ekuipazhi amerikan, japonez dhe rus do të zëvendësojnë astronautët Wilmore dhe Williams, të cilët kanë mbetur në stacionin hapësinor që nga qershori. Dy pilotët testues mbetën në stacionin hapësinor pasi kapsula “Starliner” me të cilën udhëtuan, nga firma “Boeing”, pësoi një avari.

NASA tha atëherë se kthimi i astronautëve me sondën e firmës “Boeing” është shumë i rrezikshëm. Sipas njoftimit, dy astronautët do të qëndrojnë në stacionin hapësinor deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Fluturimi i parë me sondën e firmës Boeing ishte parashikuar të zgjaste një javë, por NASA dha urdhër që kapsula të kthehej në Tokë bosh dhe dy astronautët, Wilmore dhe Williams të ktheheshin me kapsulën e firmës SpaceX.

Në vitin 2014, NASA nënshkroi një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh me firmën ‘Boeing’ për ndërtimin e një mjeti hapësinor për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Po ashtu, NASA nënshkroi një kontratë të ngjashme prej 2.6 miliardë dollarësh me firmën ‘SpaceX’. Sonda “Dragon” e kompanisë SpaceX ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020.

Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqime dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan