Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë. Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë po afrohet, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë.
OEA thekson se përtej mungesës së konkurrencës reale në treg, afati i shkurtër nuk u ka dhënë bizneseve as kohë të mjaftueshme për përgatitje, as hapësirë për zbatimin e masave mbështetëse gjatë kësaj periudhe kalimtare, të cilat janë thelbësore për të shmangur goditjet financiare dhe rënien e konkurrueshmërisë.
“Shqetësimet e bizneseve janë rritur ndjeshëm pas ofertave të marra nga furnizuesit, të cilat parashikojnë rritje mbi 200% të tarifave të energjisë, një zhvillim që bie ndesh me pritjet se liberalizimi do të sillte ulje të çmimeve përmes konkurrencës.
Kjo rritje e paparashikuar do të prekë zinxhirin e gjerë të bizneseve në vend, nga sektori prodhues dhe përpunues, deri te sektori i shërbimeve, tregtisë dhe teknologjisë, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën e investimeve”, thuhet në reagim.
Sipas Odës, argumentet se vendet e rajonit kanë zbatuar me sukses liberalizimin nuk janë valide në kontekstin e Kosovës.
“Vendet fqinje kanë qasje në burime alternative si gazi natyror, ndërkohë që në Kosovë, për shkak të vendimmarrjeve të gabuara në të kaluarën, projektet për ndërtimin e infrastrukturës së gazit janë braktisur, duke e lënë energjinë elektrike si burimin e vetëm për nevoja afariste dhe industriale.
Për më tepër, moskonstituimi i Kuvendit përbën një arsye shtesë se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk duhet të vazhdojë me planet për liberalizimin e tregut në këtë fazë, duke pasur parasysh se ky institucion i pavarur është llogaridhënës para deputetëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Për një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje politikëbërësve të shtyjnë afatin përtej 1 qershorit 2025 dhe paralelisht të miratojnë legjislacionin e nevojshëm dytësor për të mundësuar investimet në teknologji të ruajtjes së energjisë (bateri) dhe në sisteme me efikasitet të lartë energjetik.
Gjithashtu, kërkohet futja e një skeme nxitëse tatimore dhe doganore për teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturën mbështetëse. Pa këto masa, liberalizimi rrezikon të sjellë më shumë dëm sesa përfitim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./ Monitor
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në deklaratat e përbashkëta me Kancelarin e ri gjerman Friedrich Merz në ...
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se trupat ukrainase po përpiqen të shkelin kufirin rus në rajonet Kursk dhe Belgorod, ndërsa...
KOSOVË- Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media pas dështimit të sean...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonatha...
KIEV- Kievi shpreson që gjykata speciale që do të ngarkohet me detyrën për të gjykuar Rusinë për pushtimin e...
FRANCË- "Topi është në fushën e Moskës", tha sot nga Brukseli kancelari i ri gjerman Friedrich Merz, duke vënë n&...
SHBA- Donald Trump po rrit tarifat ndaj Kinës në 80%, sipas një postimi në Truth Social. Kujtohet se presidenti amerikan e kish...
ITALI- Roli i Pietro Parolin, ministrit të jashtëm të Vatikanit, ishte vendimtar në zgjedhjen e Robert Prevost si Papa Leo XIV n...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se shpreson të takohet me presidenten “fantastike” të Komisi...
FRANCË- Evropianët dhe amerikanët janë të gatshëm të veprojnë me vendosmëri nëse Rusia nuk pranon një a...