Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË - Kosova nuk ishte në axjendën e Këshillit të Evropës(KiE), megjithëse Asambleja Parlamentare e KiE rekomandoi anëtarësimin e Kosovës me 82 për qind. Ku qëndron gabimi?
Eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing: Kosova bëri shumë gabime. Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë të Kosovës, duke parë politikën serbe, do të hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit.
Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajčak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Parakushti për të paraqitur planin e Lajčak pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë. Letra e tre liderëve drejtuar Kurtit më 15 maj ishte gjithashtu shumë e ashpër. Megjithatë: Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo mund të ishte shmangur.
Së treti, veprimet e javës së kaluar nga Ministria e Jashtme erdhën shumë vonë dhe pa shumë përmbajtje. Është e pakuptueshme se si mund të besohej se në minutën e fundit Gjermania, Franca ose Italia dhe gjithë QUINT do të ndryshonin mendjen dhe të pranonin një plan ende të papërfunduar si ai i Fondacionit FES.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Në Kushtetutën e Kosovës thuhet: presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit; qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit; kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë. Është një shenjë e keqe që presidentja, sipas deklaratës së saj, nuk u konsultua për hapin e rëndësishëm të ministres së Jashtme. Është gjithashtu një shenjë e keqe që shumica qeverisëse në parlament ka pak ekspertizë ndërkombëtare. Por është e qartë: Përgjegjësia kryesore për mungesën e përgatitjes së një plani për Asociacionin e Komunave dhe për prezantimin e dobët të qëndrimeve te partnerët është e qeverisë. Pra, te Ministria e Jashtme dhe kryeministri. Nëse kanë kontribuar këshilltarë të jashtëm, mund të thuhet se nuk bënë një punë të mirë. Por përgjegjësia kryesore për rezultatin e dobët është te qeveria.
Ish i ngarkuari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka falënderuar sidomos Melonin në një postim në X për letrën që krerët e qeverive dërguan Kurtit. Si e komentoni?
Nuk dua të komentoj motivet e z. Grenell. Por pyetja na bën të mendojmë se sa e rrezikshme është për qeveritë evropiane dhe për ato të vendeve të vogla që të mos shqetësohen për turbullirat dhe paparashikueshmërinë që mund të sjellë fitorja e mundshme e Trump-it në vjeshtë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kurti po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohsme. Çfarë mund të përfitojë kampi i tij nga ky hap?
Nëse kryeministri Kurti e ndjek me vendosmëri këtë qëllim, ai llogarit se ai dhe partia e tij mund të fitojnë mbështetje nga votuesit për sukseset, veçanërisht në dobësimin e institucioneve serbe në veri të vendit dhe në çështje si valuta në të gjithë vendin. Në planin e brendshëm, qeveria ka pak suksese – në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të përditshme të jetesës, performanca është e dobët. Në politikën e jashtme, ai mund të spekulojë se partnerët perëndimorë do të zbusin kritikat e tyre nëse rizgjidhet dhe mbetet partneri kryesor në Kosovë. Ka gjasa që partnerët perëndimorë të shpresojnë për zgjedhje të reja për të gjetur një partner më të përshtatshëm. Qeveria aktuale ka shkaktuar shumë zemërim te aleatët me qasjen e saj jo diplomatike. /DW
Pamje nga aksioni KOSOVË - Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion policor të autoriteteve kosovare në veri t&e...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant. IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Pe...
Foto ilustruese UKRAINA- Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rus...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta ...
Foto ilustruese SHBA- AstraZeneca synon një rritje të re të të ardhurave të saj, në epokën pas Covid siç e k...
ITALI- Vazhdon vala e motit të keq në rajonet e Italisë Veriore. Situatë kritike pritet edhe në Marche, Lacio dhe Umbria. Gjithashtu ...
Foto ilustruese IZRAEL- Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të ...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një burrë hodhi nga shkëmbi një 10-vjeçar. Bëhet e ditur...
foto ilustruese SHBA- Ozempic 2.0? Studiuesit thonë se kanë gjetur një përdorim të ri për GLP-1 i cili është h...
foto nga portali SHBA- Portali i drejtpërdrejtë video midis Dublinit dhe Nju Jorkut është rihapur pasi u mbyll përkohësi...