I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka thënë se shtatë deputetë nga komunitetet pakicë joserbe do të votojnë pro konstituimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne jemi për Qeverinë Kurti për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe ka shumicën e shqiptarëve. Tash po i relatizojmë numrat, por është 42.3% [numri i votave të LVV-së], është shumë, është thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë dhe për neve ky është një vlerësm i qytetarëve të Kosovës i rëndësishëm dhe që duhet të respektohet”, tha Krasniqi.
Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e re, Krasniqi tha për mediat para Kuvendit të Kosovës se qëndrimin e njëjtë e kanë edhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar të pakicave joserbe, ku tha se deri më tani janë shtatë deputetë.
Në këtë mes përfshihen Krasniqi, Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS), Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar, Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, dhe përfaqësuesit e Partisë të Ashkalinjëve për Integrim dhe ata të KDTP-së (Kosova Demokratik Turk Partisi).
Tri ulëset e tjera të pakicave joserbe u takojnë Duda Bales nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosovës, Adem Hoxha nga Partia Unike Gorane dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane. Ata ende nuk janë deklaruar se si do të votojnë në seancën e nesërme.
Votat e deputetëve nga pakicat joserbe – që kanë dhjetë ulëse nga gjithsej 20 sa u takojnë komuniteteve joshumicë në Kuvend – mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s'do të marrë pjesë.
Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, tha se nesër do të votohet kryeparlamentari i ri.
“Ne e dimë [se kush do të propozohet si kryeparlamentari i ri], po këtë duhet ta thotë kryeministri. Unë besoj se qeveria ‘Kurti 3’ do të votohet sa më shpejt”, tha Rexhepi, pasi u regjistrua si deputete në legjislaturën e re.
Ajo shtoi se nuk është ftuar nga asnjë parti opozitare politikë në negociata për formim të një qeverie. Përfaqësuesit e këtij grupi parlamentar të pakicave joserbe thanë se ndaj tyre nuk ka pasur presion për të mos votuar konstituimin e legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit apo një qeverie të udhëhequr nga LVV-ja.
LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.
Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota. Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.
LVV-ja ka thënë më herët se preferon një ekzekutiv me partitë nga komunitetet joserbe, por së fundi ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me një parti shqiptare. AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në për Qeverinë. Por, Nisma nuk i ka vendosur vija të kuqe, ndërkaq nga PDK-ja kanë thënë se ndonëse nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, preferon një ekzekutiv pa LVV-në.
Megjithatë, Kurti nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të partive joserbe – që tradicionalisht kanë mbështetur Qeverinë. Disa nga partitë joserbe, që kanë dhjetë ulëse në Kuvend, kanë paraqitur kërkesa në këmbim të votës së tyre për qeverinë.
Nëse LVV-ja dështon të formojë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes, Vjosa Osmani, që të mandatojë një subjekt politik që dëshmon se i ka numrat./ REL
GJERMANI- Kancelari i ardhshë Friedrich Merz, tha se Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrain&e...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do të m...
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin e regjistruar një ditë më parë në qytetin ukr...
SHBA- Shtëpia e Bardhë që pas rikthimit të presidenti Trump në detyrë është zyrtarisht në epokën e saj t&eum...
SHBA- Dega e tregtisë dhe zhvillimit të OKB-së, Unctad i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që të p&eu...
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars 202...
pelegrinazhi ne meke ARABIA SAUDITE- Qendra Kombëtare për Meteorologjinë e Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se Haxhi 2025 do të...
foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Nga zjarri i rënë në diskotekën "Puls" në Koçan, 48 persona u dërguan për kuri...
foto ilustruese GAZA- Raundi i fundit i bisedimeve në Kajro që synonte rivendosjen e armëpushimit në Gaza dhe lirim...
SERBI- Kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit propozimin për përbërjen e Qever...