Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump i është rikthyer fushatës zgjedhore pasi u shpall fajtor dhe u dënua për falsikifikim të regjistrave të biznesit nga gjykata në Nju Jork. Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës, Scott Stearns, në tubimet elektorale në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, zoti Trump është përqëndruar në çështjen e emigracionit, duke kërcënuar shtetet, përfshirë Kinën, me sanksione, nëse nuk i ndalin njerëzit që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara.
Kandidati Trump i është rikthyer fushatës zgjedhore presidenciale, me një tubim zgjedhor në Arizonë javën e kaluar, nga ku deklaroi se Presidenti Joe Biden ka humbur kontrollin në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
“E tërë situata është e paqëndrueshme. Por qasja e Bidenit nuk është aksidentale. Është një shkatërrim i qëllimshëm i sovranitetit dhe kufijve tanë. Dikush duhet të na shpjegojë se përse po e lejojnë një gjë të tillë. Me gjasë për shkak të votave”, tha ai.
Nuk ka prova që individët, të cilët nuk janë shtetas amerikanë, po votojnë në zgjedhjet amerikane, të paktën jo në ndonjë masë të madhe.
Zoti Trump u pyet se si do ta ndalonte emigracionin e jashtëligjshëm dhe ai u përgjigj duke thënë se do të veprojë kundër qeverive të huaja që po e ushqejnë atë.
“Nëse Kina apo ndonjë shtet tjetër po sillet keq, kemi masa të quajtura tarifa që janë shumë të rënda", deklaroi ai.
Gjatë këtij muaji, administrata e Presidentit Biden mori vendim që të bllokojë kërkesat për azil në kufirin me Meksikën, ku kalimet e jashtëligjshme tejkalojnë pragun prej 2,500 kërkesash në ditë.
Presidenti Biden thotë se reforma e nevojshme e emigracionit nuk ka nevojë të përcillet me komentet nxitëse që bën zoti Trump ndaj emigrantëve.
“Ndërkohë që ne luftojmë për një reformë të përgjithshme emigracioni, ai i quan emigrantët dhunues dhe vrasës. Ai thotë se ata nuk janë njerëz. Ai thotë se emigrantët po ‘helmojnë gjakun e vendit tonë.’ Paraardhësi im do një vend vetëm për disa prej nesh. Ne duam një shtet për të gjithë ne.”
Presidenti Biden thotë se retorika anti-emigracion e zotit Trump bie ndesh me parimet themelore amerikane.
“Ju përfaqësoni atë që jemi ne, një komb emigrantësh, një komb i ëndrrimtarëve, një komb i lirisë. Dhe kjo është Amerika jonë e përbashkët.”
Tubimet zgjedhore të zotit Trump javën e kaluar ishin të parat që kur ai u dënua për falsifikimin e regjistrave të biznesit për të fshehur pagesat për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur që pretedon se ka kryer marrëdhnie me të, para zgjedhjeve të vitit 2016.
Në një tubim zgjedhor në Nevada ai tha se gjyqi ndaj tij ishte rezultat i keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë nga zoti Biden, ndërkohë që po dështon tek çështja e kufirit.
“Ky është kufiri më i keq në historinë e botës. As vendet e pazhvilluara nuk kanë një kufi të tillë. Dhe asnjë shtet i botës së tretë nuk shfrytëzon sistemin për të përndjekur kandidatët politikë siç është bërë tek ne.”
Sipas anketave të zhvilluara nga Associated Press në mars, votuesit po ndryshojnë qëndrim ndaj emigracionit, me rreth një të tretën e amerikanëve që aktualisht besojnë që ekziston rrezik i lartë që emigrantët të kryejnë krime, një rritje me 19 për qind krahasuar me vitin 2017./VOA
ITALI- Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një samiti të shtatë vendeve më të industrializuara në...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndudhur sot në Qipro, ku një burrë ka goditur me thikë bashkësho...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka vijuar aksionin në veri të vendit ku ka gjetur sërish armë. Siç raportohet zëvendë...
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa ndaj tre anijeve në Detin Arabik d...
FRANCË- Tregu i aksioneve të Francës po shkon drejt rënies më të madhe në më shumë se dy vjet, mes frikës se...
ITALI- Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës po takohen në Itali, duke nënv...
ZVICË- Një shpërthim i madh ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë kanë humbur jetën edhe dy persona dhe 11 të t...
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro. Hetuesit than&eum...
FLORIDA- Pamje të tmerrshme janë publikuar, ku një aligator 5m i gjatë ka gëlltiur një grua. 41 vjecarja Sabrina Peckham &e...
foto ilustruese KUBË- Një flotë e vogël anijesh luftarake ruse ndodhet në ujërat kubane për manovra të përbash...