“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
KUBË- Një flotë e vogël anijesh luftarake ruse ndodhet në ujërat kubane për manovra të përbashkëta me forcat e armatosura të Kubës. Moska dhe Havana thonë se manovrat nuk paraqesin ndonjë kërcënim për rajonin, por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, Perëndimi po i ndjek ato me kujdes të shtuar.
Anijet e marinës ruse, fregata Gorshkov dhe nëndetësja bërthamore Kazan, hyjnë në portin e Havanës. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ato nuk kanë armë bërthamore dhe se vizita nuk përbën kërcënim për askënd. Vëzhguesit e shohin këtë si një përpjekje të Kremlinit për t’i treguar botës se Rusia ka aleatë në Amerikën Latine.
“Sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës më 2022,Rusia po i shton një provokim të ri, një shfaqje të muskujve për të treguar se Rusia nuk është vetëm, nuk është e izoluar në komunitetin ndërkombëtar dhe se ende mund të veprojë ushtarakisht me fuqi të tjera, të demonstrojë praninë, forcën dhe dislokimet”, thotë Mathieu Boulegue nga organizata Chatham House.
Por, në një periudhë tensionesh mes Rusisë dhe Perëndimit, Uashingtoni nuk e sheh këtë si një vizitë rutinë. Vëzhguesit po e ndjekin me kujdes, sidomos pas miratimit nga Presidenti Joe Biden i përdorimit të armëve amerikane nga Ukraina kundër objektivave brenda territorit rus.
Disa analistë perëndimorë të sigurisë thonë se në çdo rast, kërcënimi fizik i flotës ruse në këto ujëra është minimal.
“Aftësia e marinës ruse për të sfiduar marinën amerikane, veçanërisht nga kjo distancë, është jashtëzakonisht e kufizuar në çdo lloj konteksti luftarak”, thotë Sidharth Kaushal nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.
Mbërritja e luftanijeve ruse në Havanë, sjell në kujtesë krizën e raketave në Kubë të vitit 1962, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ishin në prag të një konfrontimi bërthamor.
“Ishim më afër se kurrë për ta hedhur botën në erë, sepse Shtetet e Bashkuara nuk ishin në dijeni se sovjetikët sollën në ishull mbushjet për raketat bërthamore”, thotë Philip Brenner nga Universiteti Amerikan.
Analistët mendojnë se më shumë sesa një shfaqje force, kjo është një përpjekje e Moskës për të dërguar mesazhin se përballë izolimit në rritje, ajo ende ka miq në skajet e largëta të botës./VOA
donald trump SHBA- Ish-Presidentit amerikan Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit n&eum...
SHBA- Ish-Presidentit amerikan Donald Trump iu ofrua një pritje entuziaste nga ligjvënësit republikanë pas rikthimit në Washington n&...
ITALI- Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzohet se e ndihmoi djalin e një guvernatori rus të ikte në vendin e t...
IZRAEL- Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti izraelit i luftës javën e kaluar dhe tani ka deklaruar se Izraeli e di sesa pengje janë end...
Charles Michel dhe Ursula von der Leyen BRUKSEL- Charles Michel doli me planin e fundit për të rrëzuar Ursula von der Leyen nga posti i pres...
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar të premten se do të urdhërojë “menjëherë&r...
Foto ilustruese PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren. Mësohet se një 44-vjeçar i cili...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e posa&c...
Foto ilustruese EUROPA- Çmimet e birrës ndryshojnë shumë nëpër kryeqytetet europiane, me kostot më të larta t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj...