“Të ndalim deputetët të hyjnë në Kuvend”, thirrja e qytetarit në revoltën anti-Rama
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Një rezidencë luksoze buzë ujit në Miami Beach, në rrugën ekskluzive Flamingo Drive, duket si vendi më pak i mundshëm p&...
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...
Prej gati 1 muaji është rikthyer në qendër të vëmendjes një debat i madh mbi atë se kush ka kompetencën të përcaktojë politikën e jashtme të BE-së dhe kush, në fund të fundit, flet në emër të Evropës në nivel diplomatik.
Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, në një intervistë për revistën Politico, kritikoi hapur Komisionin Evropian. Sipas tij, Komisioni Evropian, nën drejtimin e presidentes Ursula von der Leyen, ka zgjeruar rolin e tij në çështjet e mbrojtjes dhe diplomacisë përtej asaj që është rënë dakord në traktatet evropiane, duke krijuar paqartësi mbi atë se kush përfaqëson Evropën në skenën ndërkombëtare.
Borrell deklaroi se rolet e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), krahu diplomatik i BE-së, të cilin ai e drejtoi nga viti 2019 deri në fund të vitit 2024, po mbivendosen gjithnjë e më shumë dhe kanë krijuar "një rrëmujë të madhe" në mekanizmin e politikës së jashtme të Bashkimit.
"Komisioni Evropian nuk flet në emër të Bashkimit Evropian. Komisioni përfaqëson vetëm vetveten", deklaroi Borrell.
Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Brukselit kanë shprehur privatisht shqetësimet e tyre për faktin se Komisioni ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme praninë e tij diplomatike. Megjithatë, Josep Borrell është ish-Përfaqësuesi i parë i Lartë që deklaron kaq drejtpërdrejt dhe publikisht se Komisioni Evropian, si garantues i traktateve të BE-së, në fakt ka tejkaluar kufijtë e përcaktuar nga e drejta evropiane.
Edhe më parë, Borrell, ashtu si edhe drejtuesja aktuale e EEAS-së, Kaja Kallas, është përplasur me Ursula von der Leyen. Qasja e Komisionit Evropian ndaj Izraelit vazhdon ta zemërojë Borrellin.Ai solli si shembull komisioneren për Mesdheun, Dubravka Suica, e cila javën e kaluar u takua me zyrtarë izraelitë, vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ndërpreu marrëdhëniet me Kaja Kallas, për shkak të raportimeve se kjo e fundit kishte krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut.
Sipas Borrellit, kjo tregon se Komisioni Evropian po tejkalon kompetencat e tij dhe po ndërhyn në fushën e përgjegjësive të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.
"Me çfarë autoriteti shkon një komisioner në Izrael për të deklaruar se BE-ja dhe Izraeli e duan njëri-tjetrin dhe për të lavdëruar rolin e Izraelit në paqen dhe stabilitetin, ndërkohë që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme është përjashtuar nga Izraeli?", tha Borrell.
Ai iu referua Traktatit të Bashkimit Evropian, i cili përcakton se Komisioni "siguron përfaqësimin e jashtëm të Bashkimit", me përjashtim të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.
Për Borrellin ekziston një dallim i qartë midis dimensionit të jashtëm të politikave të BE-së, për të cilin është përgjegjës Komisioni, dhe politikës së jashtme të Bashkimit, e cila është në duart e shteteve anëtare.
"Sigurisht që Komisioni ka politika që kanë një dimension të jashtëm. Por kjo është një gjë, ndërsa një gjë krejt tjetër është të pretendosh se përcakton dhe formulon qëndrimin e Bashkimit për luftën kundër Iranit, për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës apo për konflikte të tjera në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është marrëdhënie me jashtë. Kjo është politikë e jashtme... Nëse doni të përcaktoni një qëndrim të përbashkët të politikës së jashtme, atëherë drejtojuni Këshillit Evropian", theksoi Borrell, duke kujtuar se pikërisht aty shtetet anëtare ushtrojnë kompetencat e tyre në fushën e politikës së jashtme.
"Thumbat" e Borrellit edhe për politikën e mbrojtjes
Borrell identifikon të njëjtin problem edhe në politikën evropiane të mbrojtjes.
"Nëse sot do të isha Përfaqësuesi i Lartë dhe do të ndodhesha në një tryezë ku dikush do të thoshte: 'Do të krijoj Unionin Evropian të Mbrojtjes', atëherë do të ndihesha disi në siklet", deklaroi ai.
Sipas Borrellit, kjo ndodh sepse Komisioni Evropian po tejkalon gjithashtu rolin e tij edhe në fushën e mbrojtjes, e cila, ashtu si politika e jashtme, është kompetencë e shteteve anëtare.
Në vitin 2024, Ursula von der Leyen emëroi komisionerin e parë në historinë e BE-së për Mbrojtjen, ish-kryeministrin e Lituanisë, Andrius Kubilius. Në letrën e mandatit ajo i ngarkoi atij detyrën për të krijuar një Union Evropian të Mbrojtjes.
Sipas Borrellit, kjo është një tjetër dëshmi se Komisioni Evropian "e ka zgjeruar qartë ambicien e tij për të qenë autoriteti përgjegjës për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë".
Në teori, Kubilius është "thjesht komisioner për industrinë e mbrojtjes", gjë që është në përputhje me kompetencat e Komisionit në fusha si rregullimi i tregut. Megjithatë, "është e qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për këtë", tha Borrell, duke argumentuar se misioni i Kubiliusit për të krijuar një Union Evropian të Mbrojtjes shkon shumë më tej.
"Ky është një funksion që Traktati ia ngarkon Përfaqësuesit të Lartë", tha ai, duke vënë në dukje ngjashmëritë midis një Unioni Evropian të Mbrojtjes dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kuadrit ekzistues të BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimin e krizave.
"Nëse fillon të ndërtosh këtë kuadër institucional, përplasja është e pashmangshme", deklaroi Borrell, duke shtuar se sistemi "duhet të qartësohet".
Sipas tij, realiteti është se "politika e mbrojtjes është një politikë ndërqeveritare. Ky është realiteti. Komisioni nuk mund të sillet sikur të ishte një Pentagon në hije."
"Lëkundet" pozicioni i Kaja Kallas
Rreth tre javë më parë, një artikull i Financial Times nxori në pah përplasjet e brendshme në Bruksel dhe faktin se shtetet anëtare kanë vënë në shënjestër Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, si dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), duke shqyrtuar kufizimin e rolit të tij.
Sipas publikimit, Franca dhe Gjermania po diskutojnë propozime për një ristrukturim rrënjësor të shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, me synimin për të përmirësuar aftësinë e bllokut për t'iu përgjigjur krizave gjeopolitike.
Disa vende argumentojnë në mënyrë jozyrtare se ekziston mbivendosje e tepërt e kompetencave dhe koordinim i pamjaftueshëm mes EEAS-së, ministrive kombëtare të Punëve të Jashtme, si dhe shërbimeve të Komisionit Evropian dhe të Këshillit.
Këto shqetësime janë shtuar edhe për shkak se Kaja Kallas, herë pas here, ka shprehur publikisht qëndrime për çështje si marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës, përpara se ato të miratoheshin plotësisht nga shtetet anëtare.
Në të njëjtën kohë është hapur edhe një front i dytë, këtë herë lidhur me Ukrainën. Gjatë Samitit të BE-së në qershor, revista Politico zbuloi se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kritikuan ashpër presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, pasi ai u përpoq në mënyrë jozyrtare të hapte një kanal komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas raportimit, samiti u nda në dy kampe: në njërën anë ishin ata që kundërshtuan iniciativën e Antonio Costës, ndërsa në anën tjetër krerët e shteteve që mbështetën këtë nismë.
Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ofron përfitime të mëdha për vendet dhe njerëzit në mbarë...
Tre persona kanë vdekur në Mexico City, ndërsa vendasit festuan fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës,...
Serbia po thellon bashkëpunimin ushtarak me Kinën, duke shtuar investimet në armatime moderne dhe duke ngritur shqetësime të reja n&eum...
BELGJIKË- Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë dhjetëkatëshe në zonën Linkehoeve të Antëe...
AUSTRI- Austria ka përjetuar valën më të gjatë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor...
Mjetet kiberofensive të drejtuara nga inteligjenca artificiale mund të krahasohen me “armët bërthamore dixhitale”, tha drejtor...
Sipas një ankete të re, afërsisht 15 milionë amerikanë u humbën paratë nga mashtrimet në vitin 2025, me përmbajtj...
Italia po vonon një angazhim të NATO-s për ndihmën ndaj Ukrainës për vitin 2027, pasi blloku miratoi një paketë ushtar...
Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar do...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...