Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
TURQI - Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e ka urdhëruar atë të dërgohet në burg deri në përfundimin e gjykimit lidhur me akuzat për korrupsion.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ishte ndaluar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij më herët gjatë javës, duke nxitur valën më të madhe të protestave në Turqi për më shumë se një dekadë. Arrestimi i tij po ashtu ka thelluar shqetësimet lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.
Burgosja e tij gjerësisht shihet si lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar që të mbahet më 2028.
Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat se veprimet ligjore ndaj figurave opozitare janë të motivuara politikisht dhe kanë insistuar se gjykatat e Turqisë veprojnë në mënyrë të pavarur.
Arrestimi zyrtar vjen pasi partia e tij opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), nisi të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kandidatin për president, me qëllim që të mbështesë Imamoglun për këtë post, pavarësisht arrestimit të tij.
Kjo parti ka vendosur në mbarë vendin kuti simbolike të votimit – duke i quajtur “kuti të solidaritetit” – dhe duke lejuar qytetarët, që nuk janë anëtarë të partisë, që të shprehin mbështetjen e tyre për kryetarin e Stambollit.
Arrestimi i kryetarit shënon një përshkallëzim të shtypjes së Qeverisë ndaj figurave opozitare dhe zërave kritikë.
Para arrestimit të tij, Imamoglu veçse përballej me disa raste penale që mund të rezultonin me dënim me burgim dhe me një ndalesë politike. Ai ishte në proces të apelimit të një dënimi të shqiptuar më 2022 për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë.
Më herët gjatë javës, një universitet anuloi diplomën e tij, duke thënë se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të Imamoglut nga një universitet privat në Qipro rreth 30 vjet më parë. Ky vendim në mënyrë efektive ia ndalon atij që të garojë për president, pasi ky post kërkon që kandidatët të kenë diploma universitare. Imamoglu është zotuar se do ta sfidojë vendimin.
Imamoglu ishte zgjedhur kryetar i qytetit më të madh në Turqi në mars të vitit 2019, duke i dhënë një goditje të rëndë Erdoganit dhe partisë së tij e cila kishte udhëhequr me Stambollin për një çerek shekulli. Partia e Erdoganit kishte tentuar që të anulonte rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi.
Pas kësaj, zgjedhjet u përsëritën dhe Imamoglu fitoi sërish./REL
TURQI- Haris Doukas edhe njëherë me deklaratën e tij dhe me një postim në rrjetet sociale i ka dërguar një mesazh...
Dodik BOSNJE-HERCEGOVINA - Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veri...
PALESTINË- Më shumë se 50,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin,...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve që të ushtrojnë presion ndaj Moskës për p...
Donald Trump SHBA - Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: "Nëse një president nuk ...
TURQI- Ekrem Imamoglu po shkon drejt burgut pas vendimit të gjykatës të dielën, ndërsa partia e tij deklaron se lufta vazhdon. S...
SHBA- Policia e Orlandos në SHBA u përball me një rast të çuditshëm që përfshinte dy grupe vathësh me...
TURQI- Ekrem Imamoglu, një kundërshtar kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u mbajt në paraburgim pas një kërke...
SHBA- Plani i Sir Keir Starmer për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim në Ukrain&e...
TURQI- Ekrem İmamoğlu kishte përmendur në mënyrë profetike përndjekjen dhe paraburgimin e tij në një fjalim n&eum...