BOTA

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash

E.D Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 21:49

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash

FRANCË- Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabineti të ri; për të çuar përpara projektligjin për buxhetin dhe për atë që duket se është më e pasigurtë, për të kërkuar mbështetje për projektligjin për buxhetin afatgjatë me synimin për të trajtuar problemet fiskale të vendit, një akt që çoi në rrëzimin e paraardhësit të tij.

Detyrat dhe pritshmëritë janë të mëdha për zotin Bayrou, 73-vjeç, një politikan veteran i qendrës dhe kryebashkiak për një kohë të gjatë i qytetit jugperëndimor Pau. I zgjedhur nga Presidenti francez Emmanuel Macron të premten, zoti Bayrou është kryeministri i katërt i vendit këtë vit dhe ai përballet një Dhomë të Ulët, thellësisht të ndarë, nga blloqe të fuqishme së së majtës dhe së djathtës së skajshme.

Fermerë, mësues, punonjës spitalorë dhe punëtorët e hekurudhave janë mes atyre mijërave që kanë dalë në rrugë gjatë muajt e fundit për protesta lidhur me importet bujqësore, çështje të punës dhe ankesa të tjera. Paqëndrueshmëria në Francë është gjithashtu një shqetësim për Bashkimin Evropian, përballë përparimeve në terren nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë dhe rrezikun se marrëdhënia transatlantike nuk do jetë më dhe aq të fortë, me ardhjen në pushtet të administrates së re amerikane.

"Asgjë nuk sugjeron se mandati i tij do jetë më i gjatë, apo se ai do të jetë më mirë se të tjerët", shkruante në një editorial për zotin Bayrou, gazeta kryesore franceze Le Monde .

Sfida më emergjente është në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, ku cikloni Chido ka shkaktuar shkatërrim masiv dhe ka lënë pas qindar në mos mijëra të vdekur, siç deklarojnë autoritetet franceze. Të hënën në arkipelagun Mayotte shkoi ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retailleau.

Kryetar i partisë së vogël MoDem ose Liria Demokratike, që është pjesë e aleancës së qendrës së Presidentit Macron, zoti Bayrou e pranon se ai përballet me një mal vështirësish përpara. Deficiti buxhetor i Francës vlerësohet në më shumë se gjashtë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, dyfishi i kufirit të BE-së. Vendi përballet edhe me një borxh të konsiderueshëm.

"Misioni im i parë është të ndërtoj, dhe në rast se dështoj ta bëj këtë, së paku të riparoj dëmet", tha zoti Bayrou për të përjavshmen La Tribune Dimanche, në një intervistë të botuar të dielën.

Rreziku është i lartë edhe për Presidentit Macron, i cili shfaqet shumë i dobësuar pas një viti politik katastrofik. Presidenti francez luajti kartën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fillim të këtij viti, pasi partia e ekstremit të djathtë "Bashkimi Kombëtar" fitoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor. Ai pa se si koalicioni i tij i qendrës u bë blloku më i dobët në Asamblenë Kombëtare të Francës, pas një aleance të majtë dhe pas Bashkimit Kombëtar..

Deri më tani, Presidenti Macron i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, duke këmbëngulur se ai do ta çojë deri në fund mandatin e tij që përfundon në 2027. Por analistët sugjerojnë se ai mund të bëhet një president i dobët, ndërsa drejton fuqinë e dytë më të madhe të Bashkimit Europian, në një kohë të vështirë për bllokun. Një mbështetës i fortë i Ukrainës, zoti Macron ka nxitur prej kohësh BE-në për të forcuar mbrojtjen e saj.

Ndërkohë, në Gjermani, Kancelari Olaf Scholz humbi votë-besimin në parlamentin gjerman të hënën, duke e çuar ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajin shkurt.

“Paqëndrueshmëria dhe trazirat në Francë mund të ndikojnë në "kapacitetin e Bashkimit Europian së për të shfaqur bashkim dhe udhëheqje", shkruajnë analistët Camille Grand, Camille Lons dhe Pawel Zerka nga Instituti i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Sidomos nën dritën e rreziqeve të shtuara lidhur me politikat e sigurisë, nga ana e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, shtojnë analistët.

Me Francën "të zhytur në problemet e brendshme", vlerësojnë analistët, "vendet e tjera evropiane do të duhet të tregojnë gatishmëri për të ndërmarrë veprime ambicioze", përfshirë zhvillimin e një plani për të mbështetur Ukrainën, në javët e mbetura përpara se sa zoti Trump të marrë detyrën.

Tre herë kandidat për President dhe ministër i Arsimit nga 1993-1997, zoti Bayrow pason ish-kryeministrin Michel Barnier, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë këtij muaji, pas një vote mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan