Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka hapur procedurën e aplikimeve për mandatin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Vendi vakant është krijuar me përfundimin e mandatit të anëtarit që mban edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Tomi Frashëri. Frashëri u zgjodh në krye të këtij institucioni në vitin 2019, duke zëvendësuar ish-kryetarin, Ilir Zela.
Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.
Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është drejtuesi ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për kandidatë janë ato të parashikuara në ligjin “Për komunikimet elektronike”.
Aplikanti për pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues nuk duhet të jetë bashkëshorti ose i afërm, deri në shkallë të dytë, i anëtarëve të Këshillit të Ministrave; i dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë; debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare; i përjashtuar me ligj për të mbajtur poste publike shtetërore.
Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 22 nëntor 2024. Përfundimi i mandatit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP, përkon me procesin e dhënies së të drejtave të përdorimit për frekuencat e para të teknologjisë 5G. Afati për dorëzimin e ofertave ishte data 17 tetor. Ndryshe nga sa ka ndodhur me proceset e mëparshme, AKEP nuk ka lejuar praninë e medias në hapjen e ofertave. Madje, megjithëse kanë kaluar tre javë nga dorëzimi i tyre, ky institucion nuk ka bërë asnjë njoftim publik lidhur me procesin.
Ashtu siç pritej, në proces paraqitën oferta ky operatorët ekzistues të shërbimeve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania. Ofertat e tyre besohet se kanë qenë pranë vlerës minimale të kërkuar nga AKEP për brezat përkatës. Procedura e hapur nga AKEP parashikon dhënien e deri në pesë të drejtave të përdorimit në brezin 3400-3800 MHz, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tre me një sasi spektri prej 40 MHz.
Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë ishte 3 milionë e 624 mijë euro. Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës ishte 1 milion e 812 mijë euro. /Monitor
olaf scholz BERLIN- Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra të mërkurën pasi Kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të f...
jack smith SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith po peshon alternativat e mundshme për mbylljen e dy çështjeve federale kund&eu...
donald trump SHBA- Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në m&...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris u përpoq të ngushëllonte mbështetësit e saj, veçanëris...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkarkuar ministrin e tij të Financave Christian Lindner pas disa javësh grindje mbi drejtimin e ardhsh&e...
Republikani Donald Trump shënoi një fitore vendimtare mes ndasive të thella në vend. Fitorja e zotit Trump ekspozoi një dobësi t...
SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas...
SHBA- Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump. Harris gjatë fjal...
SHBA- Presidenti Joe Biden foli sot me Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar atë për fitoren e tij dhe e ftoi atë në ...
“Ti do të fitosh”, i thashë Donald Trumpit në telefon kur folëm për herë të fundit dhjetë ditë më...