BOTA

Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur

n.f Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 11:57
Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur
Foto ilustruese

GJERMANI- Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte interesante për dy kryeqytetet e kulturës europiane 2025. Një nga bustet më të mëdha të botës dhe simboli më i njohur i qytetit gjerman Kemnic është monumenti i Karl Makrsit. Një portret gjigand i filozofit dhe teoriceienit të sociologjisë dekoron qendrën e qytetit që nga viti 1971. Asokohe fillimisht ishte propozuar një skulpturë njëmbëdhjetë metra e lartë, por ideja menjëherë u hodh poshtë. "Karl Marksit nuk i duhen këmbë e duar, por vetëm koka e tij tregon gjithçka", është shorehur skulptori sovjetik Lev Kerbelz, i cili derdhi në 40 tonë bronz kokën e filozofit. Kësisoj banorët e Kemnicit e quajtën vendin e monumentit me portretin gjigand të Marksit "vendi i kafkës".

Ç'lidhje ka Karl Marksi me Keminicin?


Në fakt personalisht ai nuk ka të bëjë shumë me këtë qytet. Marksi u lind në Trier dhe ndërroi jetë në Londër. Pra ai ka qenë mjaft në perëndim të Kemnicit, Për regjimin e partisë komuniste SED lidhja gjeografike e mendimtarit me qytetin nuk kishte rëndësi, kur ata vendosën që Kemnicin ta quajnë qyteti Karl-Marks. Këtë vendim asokohe Otto Grotewohl, kryeministër i RDGJ-së(Republika Demokratike e Gjermanisë) e argumentoi me traditën e fuqishme të lëvizjes punëtore. Qyteti ishte në sytë e regjimit të atëhershëm një model shembullor i socializmit.

Në fakt Kemnici ndodhet në lindje të Gjermanisë në kufi me Çekinë, një qytet kryesues në fushën e industrisë dhe qytet punëtorësh, që përpara krijimit të RDGJ-së. Degë të industrisë së tekstileve, prodhimit të makinerive, hekurudhave dhe industrisë së automobilëve ishin vendosur këtu që në shekujt e 18 dhe 19. Minierat në zonat e pasura xeherore e shndërruan këtë zonë në një epiqendër të ekonomisë. Madje në gjuhën popullore Kemnici quhej edhe si „Mançesteri sakson", sipas metropolit anglez të industrisë.


Me rënien e regjimeve komuniste në Lindje të Europës qyteti Karl Marks përjetoi jo vetëm një kthesë strukturore, por edhe ndryshimin e emrit. 76 për qind e banorëve pas kthesës votuan për vendosjen e emrit fillestar qytetit. Fjala Kemnic vjen nga gjuha e minoriteti të sorbëve që do të thotë „gurë" e kjo ka të bëjë me rajonin e guroreve përreth Kemnicit.

Ndryshe nga Lajpcig, Drezden dheBerlini Lindor, Kemnici pas kthesës ka mbetur disi në hije. Më 2018 megjithatë qyteti u bë kryefjalë në kryeartikujt e mediave, pas vrasjes së dhunshme të një gjermano-kubanezi, rast që shkaktoi valë protestash kundër racizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe marshimeve ksenofobe të lëvizjes Pegida dhe nismave të tjera qytetare të ekstremit të djathtë.

Historia e qytetit karakterizohet nga shumë ulje ngjitje shoqërore dhe politike – e pikërish kjo e bën këtë qytet tërheqës, që ia vlen ta vizitosh e përjetosh. Në vitin 2025 Kemnici në landin e Saksonisë dhe komunat rreth tij, zonat xeherore dhe Cvikau (Zwickau), është përzgjedhur si kryeqytet i kulturës europiane 2025. Programi përmban disa pika kulmore, ndër to me tema të tilla si "mentaliteti eruopiano-lindor", "fqinjësi, respekt, tolerancë" dhe "demokraci, pjesëmarrje, solidaritet shoqëror".

Një tjetër projekt interesant është ai i 3.000 garazheve. Në kohën e RDGJ-së kudo në qytet u ndërtuan garazhe, Ato shërbenin si vende për parkimin e makinave, por edhe si mjedise për kontakte sociale ose tërheqje në sferën private. Historitë e pronarëve të veçantë të garazheve, që ndër të tjera mund të shihen në ekspozitën me protrete „#3000Garagen", rrëfejnë për jetën në qytetin dikur Karl Marks dhe ndryshimet pas 1989.

Nova Gorica, Gorizia, Görz – tre emra për një vend


Është një risi në traditën e gjatë të kryeqyteteve të kulturës europiane: Dy qytete paraqiten bashkarisht si kryeqytete të kulturës europiane, por megjithatë secili qytet organizon programin e vet. Pas kësaj qendron historia e qytetit të fundit të ndarë në Europë, nga njëra anë Nova Gorica në Sllovenidhe Gorizia në Itali.

Por le ta nisim nga fillimi: Kjo zonë e themeluar 1.000 vjet më parë ka qenë atdheu i kontit von Görz, një dinasti, që ishte një ndër portat fisnike më të rëndësishme në hapësirën jugore të alpeve. Më vonë qyteti u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, që e quante atë ende Görz. Ishte një qytet ku pulsonte jeta dhe mjaft kozmopolit - në rrugët e tij flitej sllovenisht, italiasht dhe gjermanisht. Pas Luftës së Parë Botërore dhe me rëninen e monarkisë së Habsburgëve Görz u bë italian dhe mori emrin e ri Gorizia. Popullsia sllovene u asimilua, larmia kulturore i përkiste së kaluarës.

Pas Luftës së Dytë Botërore kartat u përzienë nga e para. Fuqitë fituese vendosën kufij të rinj mespërmes qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti italiane, por Josip Broz Tito, kreu i Jugosllavisë ku bënte pjesë edhe Sllovenia asokohe, e pretendoi një pjesë të territorit të qytetit dhe krijoi në hapësirën e gjelbër aty pranë qytetin e ri Nova Goricia. Ishte një qytet i planifikuar nga fillimi modern dhe funksional.


Kështu u vulos kufiri mes Nova Goricës sllovene dhe Gorizias, gjë që bëri të ndahen familjet, të ndahet toka dhe nga të dyja anët të krijohej mosbesimi. Lufta e Ftohtë Lindje-Perëndim në këtë qytet të vogël -mes atyre që konsideroheshin fashistë dhe atyre që pretenonin se ishin komunistë.

Pas pavarësisë së Sllovenisë nga Jugosllavia kufiri për 16 vjet ekzistonte. Më 2004 kur Sllovenia u antarësua në BE dhe më 2007 edhe në hapësirën Shengen, të dy qytetet mund të bashkëpunonin për të zbardhur historinë e përbashkët. E sivjet qyteti i fundit i ndarë i Europës krenohet me titullin e kryeqytetit të kulturës europiane duke ofruar një program të pasur eventesh./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan